Forumi Horizont Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga Fajtori datë 04 Qershor 2009 - 23:55:

Thumbs up

.


Postuar nga ingmetalboy datë 10 Qershor 2009 - 22:42:

Megjithese mengjes heret rete dhe shiu nxijne qiellin duke zhytur boten perreth ne nje zymtesi gati apokaliptike ku gjemimet e rrufeve gjithmone e me afer ndjehen si hapat e rende te engjellit te rrezuar i cili vjen per te kerkuar te tijet. Era dhe shiu rrahin xhamat e makines si mijra kamxhike te cilet nga momenti ne moment do te shqyejne gjithcka dhe do te me marrin me vete. perjashta rruget jane gati te shkreta pervec ndonje makine tjeter qe cuditerisht si aventurohet neper kete kohe te cmendur. Une cuditerisht ndjehem si jo me mire. Bile pa e vene re subkoshienca drejton timonin nga kafeneja afer me shkollen ne vend qe te shkoj ne shtepi. Me cudit fakti se sa shume njerez gjej brenda. te ulur neper tavolinat e vogla pijne gllenjka te vogla nga kafja e tyre duke soditur cfare ndodh perjashtja me hijen e nje buzeqeshjeje ne fytyre. Ne sfond degjohen tingujt relaksues te nje kenge hawaiane dhe zeri i embel i banakieres me ben te harroj cdo gje.
"Mirmengjes. Te zakonshmen?"
"Wow, kohe e cmendur sot apo jo?" them duke kerkuar kredit karten.
Ajo vetem me buzeqesh si per te me siguruar qe ketu brenda isha i mbrojtur nga cdo gje.

Capitem ngadale ne nje karrige dhe hedh veshtrimin rreth e rrotull. Disa duken si te humbur neper librat qe kane perpara, te tjere jane te angazhuar neper biseda te rendesishme qe ne pike te mengjesit, ka dhe nga ata qe si puna time heshtin me syte nga dritaret. Gjithcka normale. Atje brenda asgje nuk ka ndryshuar. Valle pse ndjehemi mire kur bota perjashta eshte ne prag per te shkaterruar veten? Valle pse sa here qe ne televizor shohim nje termet, uragan apo nje fatkeqesi tjeter natyrore dashur pa dashur ndjen nje fare ndjenje lehtesimi? Eshte vertet e cuditshme se si keto akte mizore te fatit sherbejne edhe per dicka te mire. Ato vijne papritur dhe gotasin boten njerzore me gjithe fuqine e tyre. Njerzimi i pranon ne mesin e tij si pjese e jetes dhe ne pamundesi per te drejtuar gishtin diku sic e ka zakon, thjesht meson te bashkejetoje me to ne menyren me te paster, ate te jetes dhe vdekjes. Kur jemi te sigurt brenda mureve te ndertuara prej nesh apo mbrapa finxhaneve prej porcelani te kafeve keto fatkeqesi nuk jane me problemi tone, bile kjo lloj sigurie na ngre lart moralin dhe forcen besimin ne vetvetja si nje krijese qe ka mposhtur natyren duke ngritur veten ne nje shkalle me lart, komplet ndryshe nga cdo gje tjeter. Tashme nuk varemi me nga kapricot e fatit, por arritem te pakapshmen duke marre ne duar freret e egzistences sone.

Pi fundin e kafese dhe bej te cohem. Pa dashur kap grimca te bisedes midis dy vajzave ngjitur me mua:
"Me vjen shume keq. Ju dukeshit sikur shkonit shume mire, por ndoshta keshtu e kishte vendosur fati..."


Postuar nga Tulipani datë 11 Qershor 2009 - 04:17:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Megjithese mengjes heret rete dhe shiu nxijne qiellin duke zhytur boten perreth ne nje zymtesi gati apokaliptike ku gjemimet e rrufeve gjithmone e me afer ndjehen si hapat e rende te engjellit te rrezuar i cili vjen per te kerkuar te tijet. Era dhe shiu rrahin xhamat e makines si mijra kamxhike te cilet nga momenti ne moment do te shqyejne gjithcka dhe do te me marrin me vete. perjashta rruget jane gati te shkreta pervec ndonje makine tjeter qe cuditerisht si aventurohet neper kete kohe te cmendur. Une cuditerisht ndjehem si jo me mire. Bile pa e vene re subkoshienca drejton timonin nga kafeneja afer me shkollen ne vend qe te shkoj ne shtepi. Me cudit fakti se sa shume njerez gjej brenda. te ulur neper tavolinat e vogla pijne gllenjka te vogla nga kafja e tyre duke soditur cfare ndodh perjashtja me hijen e nje buzeqeshjeje ne fytyre. Ne sfond degjohen tingujt relaksues te nje kenge hawaiane dhe zeri i embel i banakieres me ben te harroj cdo gje.
"Mirmengjes. Te zakonshmen?"
"Wow, kohe e cmendur sot apo jo?" them duke kerkuar kredit karten.
Ajo vetem me buzeqesh si per te me siguruar qe ketu brenda isha i mbrojtur nga cdo gje.




Ti kap ca detaje e me ngacmon imagjinaten, me detyron te mendoj dhe se si ishin karriket e tavolinat e ketij bari


Postuar nga Fajtori datë 11 Qershor 2009 - 04:19:

Eshte e kote te fshihemi. E kote te imagjinojme veten tone, njerezit tane, popullin tone ndryshe. Endrra e copave te emigranteve eshte te barazojne jeten e perditshme me popullin e vet. Por kjo eshte e pamundur. Kultura eshte nje lekure. Si mund te shqisesh lekuren e dikujt tjeter per t'ia vendosur njerezve te tjere? E pamundur!

Prandaj, neve, jevgjit e botes, endacaket qe mburren se kane histori, jemi vetem copeza ballkanike bimesh te ngulur mes kulturave te tjera. Rrekemi te hedhim rrenje gjekundi me shpresen se toka ka vlera ushqimore, por me se shumti sythat humbasin ne krahasimet e tokes tone, midis katunareve dhe Lenka Cukove te ketij forumi. Te paret zberthejne pantallonat pa ditur perse, te dytet mberthejne fundet pa ditur perse.

Eshte e kote, pra, te spostoj qeliza dhe receptore ne bote te tjera. Lekura eshte nje e vetme.

Ne sensibilitetin e deshirave te mia kuptoj se duhet ti dorezohem botes...
Te le veten e lire...
Te pakten per nje çast...
Por fatmiresisht moshataret me bejne te kuptoj se nuk jam nje qeske e prapambetur...
Ne te vertete... ajo qe kuptoj eshte se rini te mbaruara pergatiten per te pjelle... Qofshin shqiptare ose jo... Dhe per kete presin shkurt rruget e rinise... kthehen shpejt neper shtepia... mundohen te shfrytezojne eksitimet e momentit... te bashkojne perputhjet e jetes... sa me shpejt... sepse s'ka me kohe...

E teksa i hedh pas kraheve, lexoj perballe shpirtra rinore qe mbeten pa pergjigje ne veprimet e tyre. Ata rrotullohen ne tiganin e nates si peshq te papjekur, por boten e gezojne sepse e ardhmja nuk perben akoma nje ngjizje retorike seksesh. Rinia eshte ajo qe akoma nuk parashikohet. Dhe duke njohur kete fragment, me vjen per te vjelle teksa lexoj sigurirat e dhjamosura te barqeve qe pergatiten per te pjelle. E keshtu kthehem tek populli, tek injoranca, tek hormonet qe nuk dine te japin nje spjegim per ate qe ndjejne, tek meshkujt e trashe dhe femrat e hutuara. Ja qe me pelqekan me shume sesa klonimi i ideve fatkeqe ne femije te ngrysur. Femije qe do lindin fale dashurive te llogaritura femrash histerike.

Pornografia e mendjes time eshte pikerisht ai bashkim gjenesh X dhe Y, te cilet e kane hallall edhe ndonje abort apo pjellje te padeshiruar, per hir te rrymave sublime rinore. Rryma qe sidoqofte mendjengushtet i rrethojne me tela me gjemba, pa e kuptuar qe mbyllin veten ne kampe te vogla perqendrimi. Zot na ruaj...


Postuar nga Klodel datë 11 Qershor 2009 - 08:49:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Rinia eshte ajo qe akoma nuk parashikohet.


Fajtor a te lumte ajo mendje. sot shume gjera ndodhen si me porosi qe te me hapeshin syte per realitetin e njerezve dhe kjo shprehja ishte ajo qe i vuri catine analizes.

TE vjen keq ta ve ke profili? s'besoj.


Postuar nga Agent Provocateur datë 19 Qershor 2009 - 20:18:

Rinia nuk parashikohet...

Tek e fundit sic ka thene Robet Kenedi rinia nuk eshte nje kohe e jetes, por nje gjendje e mendjes, nje temperament qe percaktohet nga deshira, nje imagjinate cilesore, nje epersi e kurajes mbi ndrojtjen, e oreks për aventuren ne vend te jetes se lehtesuar. Kjo bote ka nevoje per keto cilesi.


Jo me larg se dje ne nje bisede me nje shoqen time, bisede ne chat sepse tashme me oret e gjata te punes e te angazhimeve neper kurse e pishina te takohesh perballe behet gati e pamundur dhe ashtu duke biseduar renduam njera tjetren me pyetjet rutine dhe me ta ngrohur biseden me momentet e pazgjidhura ose te patreguara perfundon ne fraza te gatshme tip... epo une nuk shikoj endrra me sy hapur si ti, nuk kam doza romanticizmi une, jemi ndryshe dhe e pranoj po jam me mire keshtu e ftohte se dhe pasojat jane me te pakta, me vjen natyrshem pa sforco keshtu jam gatuar.

ftohtesia i vjen natyrshem...

Me falni por une ne emer te jetes vete e mendoj ndyshe.

Qe ta ndiesh jeten deri ne palce duhet te marresh maksimumin prej saj, mire apo keq eshte vetem nje JETE ( JUST ONE) dhe edhe pse mund te mendoni se nuk eshte gje e mire te vuash ajo sherben per vazhdimesine, te meson, te ben krijues. Krijimet me te bukura jane kenge bere nga dhimbje dashurie, ose libra me histori te rralla qe nxjerrin ne pah bukurine dhe larmishmerine e shpirtit njerezor, sidomos kur kane humbur dicka qe nuk kane ditur ta vleresojne e ndersa eshte e dhimbshme e bukur mesojne per heren tjeter, nese kane aq fat sa te kene nje here tjeter, sepse cdo gje qe vlen le shenja, pasoja si lufterat :( ose mrekullite dhe atehere ajo qe ngelet mbas eshte nje shprese ose jete qe vazhdon edhe pa qene ne. MOTHERHOOD... ta kemi nga kjo valle qe duam te leme shenje e te mos harrohemi asnjehere...

Ne Shqiperi shkon Giussy Ferreri "non ti scordar mai di me". Edhe ajo...


Postuar nga Fajtori datë 24 Qershor 2009 - 15:57:

Historia e njerezve krijohet tulle me tulle, si nje keshtjelle qe nuk dihet ç'forme do marre. Kenget qe degjohen, fjalet qe thuhen, poezite qe lexohen, filmat qe shikohen, çdo tulle ka vendin e saj, momentin e saj per tu vene, nevojen e caktuar per te shtuar ate kallup ne nje boshllek qe i shkon per shtat. Por ka njerez qe tullat duan ti vene me domosdo qe ne fillim, ti interpretojne, ti japin spjegim, pa kuptuar formen finale qe do marre keshtjella. Per kete mbeten njerez tullash, dhe jo njerez keshtjellash. Ne emer te perqafimit te menjehershem te botes, mendjet e vogla qe duan te perqafojne gjithshka, pranojne vogelsine e çastit si ekuacion hyjnor ne vend qe te ndjekin me endje hapat e jetes.


Postuar nga Agent Provocateur datë 24 Qershor 2009 - 16:16:

Nice...
Puna eshte qe nuk duhet gjykuar ai qe e percepton ndryshe tullen sepse ne mendjen e vet e ka njesoj si ai njeriu keshtjellave mendimin edhe sepse nuk e bej dot dallimin midis njerit dhe tjetrit perderisa keshtjelle krijojne te dy, ...i tullave eshte me i perqendruar ne details ndersa ai i keshtjelles ne the whole picture... dhe kemi keshtjella te ndryshme
Nje prej rere

Nje prej tulle

Nje prej guri

Varietet interesant jetesh

Details apo final results?

Faktikisht they all matter. Tek e fundit sa me me kujdes te studiosh apo punosh detajet aq me e bukur del teresia, si fustan me perla. ( Attention to details bring perfection)
...perfection then is boring e ska shume excitement...sounds like math

Ufff si jam...


Postuar nga Fajtori datë 24 Qershor 2009 - 16:21:

Zakonisht tek ditari nuk flitet per te diskutuar Hidhen zerat qe degjon brenda vetes.

Eshte pak a shume si nje film. Ti e shikon por nuk e diskuton me regjizorin. Merr vetem ate qe te duhet, po tu desh, po te la diçka Diçka qe mund te mbartesh me vete nje pasdite, nje tulle, apo nje gur ku hedh kemben.


Postuar nga Agent Provocateur datë 24 Qershor 2009 - 16:23:

ok... hemmm atehere mos e merr si diskutim, shikoje nga kendveshtrimi qe lexova dicka diku dhe dhe po e analizoj dhe nese te pelqen merri edhe ti nje gje asaj qe i kam shkruar une...fshije po deshe kete koment.


Postuar nga ingmetalboy datë 08 Korrik 2009 - 11:20:

Cfare kerkon zeri brenda?

Floket e saj te kuqe binin mbi shpatullat lakuriq. Ndeza nje cigare dhe filmi i nates me pare filloi te luaje serisht ne mendje...
Me keqardhje pashe bilen e fundit tek rrokullisej ne xhep dhe bashke me te cuditerisht te gjitha te qeshurat e mija.
"Loje e bukur. E pranoj humbjen... te pakten per sot." thashe dhe u drejtova nga banaku per te blere pijet e premtuara. I ngritem te dy gotat e vogla te whiskey me fund dhe i perplasem ne toke. Me bishtin e syrit ndjek kur shkon dhe ze per beli H. qe po flet me nje vajze qe nuk e njoh. Refleksi i cuditshem me ben te nxjerr celularin dhe te kontrolloj mesazhet. "Tani po parkoj." lexoj ne ekaran mesazhin nga H. te derguar gati nje ore me pare. Mendoja qe sfida e mashkullit dominues kishte kohe qe ishte zhdukur nga fjalori im, por kete nate me kishte shkaterruar humorin. Pashe nga H. perseri e cila tashme ishte mbeshtetur e gjitha mbi kundershtarin tim. Valle ishte vec kryenecersia time apo dicka tjeter? Atehere pse ishte hera e trete qe po e ftoja te pinim bashke? Ke po genjej? Te gjithe e dine qe me H. me pelqen, bile dhe vete ajo...
"Do ti japesh humbsit nje mundesi per te fjetur sot?"
"Une do te pij te gjitha gotat qe ti do te humbesh sot ne bilardo."
"Apo do ta besh me interesante dhe te shohim se cfare vajzat do te na sjellin ne tavoline?" thashe duke pare nga H. dhe shoqja e saj.
"Sigurisht" tha H. duke qeshur. U prezantuam. Shoqja e saj quhej K. Ishte vertet terheqese. Te pakten nga rrobat qe po vishte dukej qe kishte shije. Pashe nga H. dhe i kerkova shoqes te jete partnerja ime. Ajo me mori steken dhe ju afrua tavolines. Ne djall te veje mendova dhe fillova te ngacmoj kundershtaret me batuta prej filmash. Qeshem te gjithe dhe filluam te luajme. K. nuk dinte te luante por fati i fillestarit po i buzeqeshte. Une vazhdoja te acaroja kundershtaret me batutat e mija prej karagjozi. Humbasim dhe K. si e zene ne faj kerkon te blere pijet e humbura ne bast. Sigurisht qe une refuzoj dhe i drejtohem barit. Fillon lufta se kush do te paguaje. Pa e kuptuar as vete e gjej veten duke flirtuar me te dhe mbas pese minutash ajo gjysem e dorezuar eshte ulur ne preherin tim duke kerkuar me ngulm te paguaje. Pime nga nje bashke dhe harrojme se po na presin per nje loje tjeter. Per here te pare kete nate po ndjehem vertet mire. Vazhdojme te flasim derisa ndjej nje dore ne sup. Eshte H. e cila me kujton qe po luaja bilardo. Blej kater shots te tjera dhe te tre ecim drejt bilardos me H. qe na pyet nqs njihemi me pare. Ne shikojme njeri tjetrin ne sy dhe fillojme te qeshim si te cakerdisur. Fillojme te luajme prare. Nuk mund te ndalem me. Cdo goditje shkon pikerisht atje ku e drejtoj une. Fitojme lojen e pare dhe K. me hidhet ne qafe. E dyta po ashtu dhe tani une me K. po flirtojme hapur fare. Ajo ferkon gjokset e saj pas krahut tim sa here qe behet gati per te gjuajtur per te me pyetur se cfare te beje kurse une perkulem i gjithi mbi te per ta ndihmuar me gjuajtjen e rradhes. Fitojme perseri. Mbasi ngre me fund goten qe me kane zgjatur ndjej qe alkooli po merr freret e personalitetit tim. Filloj dhe i flas gjithkujt qe me kalon afer duke bere shaka ne kurriz te kundershtareve te mij te cilet duken te lodhur dhe te acaruar nga humbja dhe shakate e mija. Me ne fund H. pranon humbjen dhe te kater shkojme te ulemi ne nje tavoline. K. me fut krahun dhe te dy vazhdojme te flasim te kenaqur per rrezultatin e fituar. Kur ulemi ne tavolinen e rrumbullaket te katert biem ne nje moment qetesie te sikletshem ndaj filloj dhe kerkoj neper xhepa cakmakun per te ndezur nje cigare. K. po shkruan nje mesazh ne cel dhe nje buzeqeshje e fshehur i duket ne fytyre. Ai duket i lodhur dhe i acaruar. Alkooli i konsumuar nuk besoj qe po e ndihmon. Nervoz vertit paketen e cigareve me gishtin tregues duke e shtyre me gishtin e madh. H. gjithashtu duket e lodhur me veshtrimin e humbur diku mes turmes. Do te jepja gjithcka per te ditur se cfare po mendon ne keto momente. Papritur i ngre syte sikur ndjen veshtrimin tim dhe syte kryqezohen per disa sekonda. Nuk mund te kuptoj asgje nga ai shikim. E urrej kete gje tek ajo. Ndoshta nje nate tjeter kjo do te ishte mjaft por tani me duhej me shume. Pikerisht ne ate moment ndjeva doren e saj tek me kapte prej gishtit te vogel te dores se majte dhe tek e shtrengonte lehte. Veshtrimi i ndryshoi dhe tani nuk duhet te ishe gjeni per te kuptuar se cfare deshte te thoshte...
K. leviz pergjumesh dhe hedh nje krah ne gjoksin tim. Fik cigaren dhe duke mbyllur syte i uroj amerikes gezuar 4 korrikun.


Postuar nga kurt datë 08 Korrik 2009 - 12:09:

its important that you scored on the real game!  harroje bilardon


Postuar nga ingmetalboy datë 17 Korrik 2009 - 01:19:

U zgjova me dhimbje koke nga nje nate tjeter e stergjatur alkooli dhe me canten ne sup fillova te ec per ne shkolle. Cudija me e madhe kur ne bllokun e shenimeve gjeta 12 faqe te shkruara si duket prej meje ne ndonje tredhje mendimesh te cilen nuk e mbaj mend nje nate me pare. Kenaqesia me shpuri buzet vesh me vesh kur fillova te lexoja. Te vetmen ndjenje qe mund ta krahasoj kete te sotmen eshte ndjesia kur vesh ndonje pale pantallona te vjetra dhe gjen neper xhepa nje Grant apo Franklin.


Postuar nga kurt datë 21 Korrik 2009 - 07:28:

maybe, its a curtain high i guess, to get stimulated intellectually by flirting or talking with some charming girls in here, or anywhere, that after sometime one get to know them somewhat, somehow!
but ultimately!! at the end of the day, its important to feel that fine piece of ass with your hands, wherever part of the world they might be...
cause when one starts thinking that someone else is hitting that ass everynight, and not me! a sense of genuine harmless hate takes over for a second, wich kills the motivation to even say somethings,,,, sometimes,,,,

oh!! what a miserable existence i must be, (may i add romantic olso ) for genuinly hating every beautiful hot girl out there right now, that's fucking anybody else and not me!! 

i guess i need to get laid! usualy im in alot better mood after...

 

:p 


Postuar nga agata datë 01 Gusht 2009 - 01:45:

Nje ndjenje lirie.

Jane 7 nota x 1 bejne po 7, me thoni o miq pse e ndjej veten te lehte dhe te lire si nje skifter?
Me koken e trullosur nga whiskey, mes deficentesh dhe hipokritesh, mes trafikut te pabarazise shpirterore qe nuk njeh semafor dhe shkon kuturu, i pagjume dhe i thekur per krevatmt thoni pse e ndjej veten te forte si asket dhe te delire si foshnje?
Aty ku nderpritet kreativiteti dhe fillon mediokriteti, ku kasapet fshatare bejne kerdine me palcen dhe trute e mia, ku ka nje tradite dhe shkaterrohet nje monument, ku ka nje rruge dhe hapet nje kanal, ku ka art por fandromat e injorances e denigrojne ne cdo cast, ku celulari eshte i vetmi mjet qe te nxjerr nga rutina...eh, me thoni pse e ndjej veten te lire??
Tymnaje ne koken time...si nje laker e kalbur rrotullohet majtas-djathtas per te bukuren qe nuk e gjen dot...Konstandini perpelit Doruntinen ne trotuar, Akili qan hektorin....te vrava mor zotni???...nje djale mban driten ne duar, ngjitet, zbret, nuk qullos asgje, mbete anonim..vdes si i thjeshte "behet Hero" nga erresira qe mbjell vec vdekje...pse e ndjej veten te lire???
Aty ku lind dikush dhe shuhet nje enderr...rotacioni ben punen e vet, bananet jane zhdukur, ne vend te tyre fara kungulli dhe levozhga te peshtyra shpirterash qe notojne ne unjin e ndyre te nje lumi ne zemer te zemres sime.... a jam i lire?
Ku me peshtiroset vetja dhe numeroj akrepat e jetes se sime te perbere nga reptile me gjak te ftohte, qe me trazojne kembet dhe sme lene te eci rehat ne rrugen time...pse e ndjej veten te lire??
Ku fukaralleku dhe kokaina bredhin rrugeve si miq te ngushte...ku i ftohti te merr jeten dhe dikush digjet ne zjarr...ku per nje portofol behen theror dhjetra fustane...ku per pak para vihesh ne rradhe dhe kundrohesh si vic per tu shitur...pse e ndjej veten te lire???

T'jau them une o shoke?...Mos me merrni inat!

Ku deti i thote "te dua" bregut, ku qielli mban me hater varkat, ku perendimi lepin seksualisht portet, ku bimesia harliset pas nje shiu si nje vogelushe pas orgazmes se pare...si fashat e drites se diellit, kur me dhune depertojne mes nje reje te zeze qe sjell shi dhe ne kantierin beton te tokes meme formojne
7 X 1....

Eh or miq, ato nota nuk mi marrin dot!!!

Elton Deda
Tirane 2003'

ps: Kisha dit qe e lexojan dhe me pelqente cdo dite e me shume, ndaj e solla ta ndaj ketu me ju...


Postuar nga ingmetalboy datë 04 Gusht 2009 - 12:07:

What does it take to be a man?

Perpiqem te gjej drejtimin e duhur permes erresires se mendimeve te mija dhe ngadale shtrihem ne krevatin e ftesave qe kete nate eshte bosh. Ndoshta eshte pluhuri i trashe i rruges se shkrete qe kam kohe qe po ndjek fajtor per pafuqine time per te vene re gjithcka qe ndodh rreth meje. Ose eshte egoizmi im i cili me ka veshur syte me shume se kurre. Ndoshta kjo ka rendesi per te nesermen qe e lekundur fsheh dhe konturet e saj imagjinates sime, por tani qe me ne fund nje shpulle ne surrat prej humanizmit te pafaj me ka hapur syte, e sotmja me ben te ngulis syte tavanit dhe te kerkoj ate pergjigje te veshtire te cilen shpesh padashur e kam mohuar.
Valle cfare do te thote te jesh nje burre i vertete? Numri i femrave qe shtrihesh ne krevat neteve kur alkooli dhe vetmija te shkundin deri ne palce? Jemi njerez. Te gjithe, duam apo nuk duam ta pranojme ndjejme dhimbje kur te tjere na lendojne. Ndodh qe dhimbja eshte aq e padurueshme sa duhen masa renjesore per ta kaperxyer. Dhe pa e kuptuar se si shnderrohemi ne dikush tjeter, i fokusuar i gjithi ne vetvete pa pyetur per askend apo asgje qe na rrethon. Kuptohet qe kjo nuk ndodh menjehere, por procesi i egoizmit fillon dhe theksohet pak e nga pak duke na shtyre larg rrenjeve te karakterit per te mekuar plaget qe akoma rrjedhin gjak e vrer. Dhe harrojme qe jemi per cdo person qe na lendon egzistojne shume te tjere te cilet ne i lendojme me kete metamorfozen tone moskokecarese. Atehere cfare duhet te beje nje burre i vertete kur perballet me plaget e tij? Valle si mund te clirohesh prej demoneve te vjeter pa zgjuar te rinj ne ata qe na rrethojne?
Sot kuptova qe gjate gjithe kesaj kohe kur kam qene i fokusuar vetem ne vetvete, shume gjera kane ndodhur rreth e rrotull meje. Kuptova qe nuk mund ta shkeput veten nga bota mbasi dua apo nuk dua une egzisojne njerez qe preken prej veprimeve te mija. Pergjegjesia eshte e gjitha e imja edhe atehere kur une jam i lenduar per veten.
O Zot!!! Now what?


Postuar nga ingmetalboy datë 28 Shtator 2009 - 11:14:

http://www.youtube.com/watch?v=MXRRTiG1G-g

Mbasi degjova kete, mendja filloi te punoje vete si nje kasete e vjeter qe fillon papritur te luhet pa prekur njeri butonin "play".


Pikat e para te shiut ndjehen tek perkedhelin lekuren time. Ngre koken lart. Qielli eshte shnderruar ne nje lemsh gri dhe duket sikur ngadale hedh mbi trupin tim meshiren e tij duke pastruar pluhurin qe rruga me ka falur. Ngadale shiu fillon dhe shtohet, por nuk dua te leviz per te kerkuar strehe. Ndoshta shiu eshte streha ime. Mbyll syte dhe melodia e krijuar nga nena natyre me drejton diku tjeter, ndoshta perjashta sistemit human. Ndoshta diku pertej lojrave stigmatike te fatit apo rebuseve te frikshme te jetes. Ndoshta... Une vetem mund te shpresoj duke degjuar shiun dhe duke mbushur mushkerite me aromen e tokes se lagur dhe te le veten te udhehiqet nga magjia e momentit. Dhe filloj te capit kembet e renduara nga uji. Ngadale ne fillim, pastaj hapat shpejtohen dhe cuditerisht trupi fillon dhe ndjehet me lehte. Me shpejt... me shpejt. Tani jam duke vrapuar me gjithe forcen dhe shiu me perplaset ne fytyre, ne gjoks, e ndjej ne duart e mbledhura grusht, e ndjej tek shkon poshte linjave te kurrizit dhe tek cliron cdo muskul te kembeve te mija... Kur bota eshte e gjitha ne vaj, askush nuk dallon nje te marre tek vrapon ne shi.


Postuar nga Tulipani datë 28 Shtator 2009 - 18:41:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
http://www.youtube.com/watch?v=MXRRTiG1G-g

Kur bota eshte e gjitha ne vaj, askush nuk dallon nje te marre tek vrapon ne shi.



Pershendetje poet, doja te te merrja borxh dicka por e di qe s'eshte e mundur. Kur u ndane keto na rane


ps. Metallica-t s'duhet te behen merak perderisa vazhdojne e i bejne cover te tilla kaq te bukura.


Postuar nga agata datë 29 Shtator 2009 - 00:34:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy


Pikat e para te shiut ndjehen tek perkedhelin lekuren time. Ngre koken lart. Qielli eshte shnderruar ne nje lemsh gri dhe duket sikur ngadale hedh mbi trupin tim meshiren e tij duke pastruar pluhurin qe rruga me ka falur. Ngadale shiu fillon dhe shtohet, por nuk dua te leviz per te kerkuar strehe. Ndoshta shiu eshte streha ime. Mbyll syte dhe melodia e krijuar nga nena natyre me drejton diku tjeter, ndoshta perjashta sistemit human. Ndoshta diku pertej lojrave stigmatike te fatit apo rebuseve te frikshme te jetes. Ndoshta... Une vetem mund te shpresoj duke degjuar shiun dhe duke mbushur mushkerite me aromen e tokes se lagur dhe te le veten te udhehiqet nga magjia e momentit. Dhe filloj te capit kembet e renduara nga uji. Ngadale ne fillim, pastaj hapat shpejtohen dhe cuditerisht trupi fillon dhe ndjehet me lehte. Me shpejt... me shpejt. Tani jam duke vrapuar me gjithe forcen dhe shiu me perplaset ne fytyre, ne gjoks, e ndjej ne duart e mbledhura grusht, e ndjej tek shkon poshte linjave te kurrizit dhe tek cliron cdo muskul te kembeve te mija... Kur bota eshte e gjitha ne vaj, askush nuk dallon nje te marre tek vrapon ne shi.



Shprehesh aq bukur, sa e perjetoj gjithmone cdo refim tendin...
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani


Pershendetje poet, doja te te merrja borxh dicka por e di qe s'eshte e mundur. Kur u ndane keto na rane


ps. Metallica-t s'duhet te behen merak perderisa vazhdojne e i bejne cover te tilla kaq te bukura.



Cdo mengjes qe ngrihem prane te dashurit tim ngrihem me kenget e ketij grupi. Jane grupi i preferuar i tij bashke me "the Doors" e Pink Floyd.. jane vertet shume te veçante, per te mos thene hynor.


Postuar nga ingmetalboy datë 01 Tetor 2009 - 12:57:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani


Pershendetje poet, doja te te merrja borxh dicka por e di qe s'eshte e mundur. Kur u ndane keto na rane




me fal por nuk jap gjera borxh. zakonisht jam une ai qe marr dhe nuk i kthej me mbrapsh. peace


Postuar nga Agent Provocateur datë 01 Tetor 2009 - 13:17:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy


me fal por nuk jap gjera borxh. zakonisht jam une ai qe marr dhe nuk i kthej me mbrapsh. peace




Sec me kujtove nje ndodhi me kete Ingmetalboy. Kur merr borxh nje liber per ta lexuar. Ai qe e jep eshte njehere idiot e ai qe e kthen eshte dy here...smth like that.


Postuar nga ingmetalboy datë 20 Nëntor 2009 - 11:49:

Duket sikur ekrani i kompiuterit paska dhe nje fuqi tjeter te fshehte mbasi sa here qe ulem para tij per te shkruar dy fjale me fshihen te gjitha mendimet dhe brenda kokes bosh degjohet vetem nje pike uji monotone tek rrezohet poshte. Si duket koka ime paska ndonje te care te pa zbuluar akoma, e cila lejon ajer dhe avuj uji te hyjne brenda dhe mbasi kondesohen per shkak te sasise se limituar, pikojne nje nga nje ne menyre monotone dhe konsistente. Si duket mamaja kishte te drejte kur shpesh verente "ty te ka marre koka ere more djale". Psh cfare lidhje kane keto qe po shkruaj me ate qe po bluaja ne mend me pare nje zot e di, por te pakten keshtu asgje nuk do te duket e cuditshme se sa fakti qe tani po konsideroj kete faqe vertet nje ditar. E pra vertet qe paskam humbur durimin dhe fokusi ka kohe qe nuk me ka vizituar. Me duket sikur tani kam vemendjen e nje kalamani qe ka mbaruar nje kavanoz me karamele krishtlindjesh dhe as ironizimi i te metave te njerzve qe kam rreth e rrotull ka humbur interesin... hahahhaa


Postuar nga Niqua datë 20 Nëntor 2009 - 15:16:

ohh my god


Postuar nga Mon Cherry datë 20 Nëntor 2009 - 23:02:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Me duket sikur tani kam vemendjen e nje kalamani qe ka mbaruar nje kavanoz me karamele krishtlindjesh dhe as ironizimi i te metave te njerzve qe kam rreth e rrotull ka humbur interesin... hahahhaa


Me kishte marr malli te lexoj dicka te shkruar nga ti ingmetalboy. Always simply suprising.


Postuar nga ingmetalboy datë 15 Dhjetor 2009 - 11:09:

"Edhe nje tjeter" ka qene motoja time sot. Ndoshta jo gjithe diten por te pakten kater oret e fundit jam treguar shume i dedikuar, por edhe kjo gje e bukur e paska nje fund. Bukuria e nje mini frigoriferi te mbushur plot me birre eshte dicka elektrizuese ne momente te caktuara. Me beso. Kanacet zbrazen nje nga nje ne menyren me ngazelluese dhe cuditerisht nje deshtim shnderrohet ne nje feste. Ndoshta jam thjesht nje pijanec qe germoj fjale elegante per te pershkruar zakonin tim te padeshiruar ose kam mundur te kap dicka qe vetem mund te shpresoj se mund ta kuptoj neser. Kjo nuk ka te beje fare me pasigurite e mija, as me deshtimet e mija me te cilat shpresoj qe kam arritur nje armepushim. Ndoshta nje dite mund ngelltit krenarine time dhe te kerkoj ndihme diku tjeter larg canaceve prej alumini. Nga ana tjeter besoj se duhet te di perse te kerkoj ndihme dhe tani i kam harruar te gjitha. Pa frike them te gjitha edhe megjithese dje nata me shkundi plotesisht, por tani mund te mendoj vetem per nje tjeter 12 pack of Coorslight (eshte lloj birre e lire ketu ku jam une by the way) dhe per nje tjeter cd te Motorhead ne sfond.
E di e di qe e nesermja do te vije dhe do te pendohem por kush po e can k... sot per te nesermen? Brave new world its my new world.
Yeah Im drunk fuckers stop staring at me like that!


Postuar nga agata datë 15 Dhjetor 2009 - 20:19:

Te pershendes Ingmetalboy

Eshte nje nga te preferuarat e mia...

Motorhead "Ace Of Spades"


Postuar nga ingmetalboy datë 22 Dhjetor 2009 - 14:03:

Sapo zbulova qe birra qenka depressant. Dmth e dija qe te gjitha format e pijeve alkoolike shtojne tendecat depresante, por si duket birra paska gjithashtu nje lloj tjeter alkoholi i cili veproka ndryshe me sistemin tone nervor. Etj etj. Jo se eksperienca ime me ka treguar ndryshe, por te them te drejten nuk e kisha vene re deri me sot. Nuk para qendroj pa i ngaterruar te dyja. Dhe kete me tregoi nje e njohura ime aziatike, me te cilen me perputhen gotat ndonjehere. Gjithashtu nje tjeter miku im amerikan mesoi dicka te re sot pikerisht nga i njejti person.
Ai - Pse vazhdon te flasesh ne shumes?
Ajo - Sepse keshtu jane rregullat e gjuhes me te perhapur ne rruzullin tokesor.
Ai - Me e perhapur ndoshta, por jo me e folura. Megjithese nuk eshte ndonje gje e madhe eshte "bomba atomike" dhe jo "bombat atomike".
Ajo - ... zoti na ruajte nqs e ke me te vertete. Pse valle mendon se gjithmone lexon "Hiroshima DHE Nagasaki".
Ai - ...
Ndonjehere pyes veten cfare e ben kete vend kaq special dhe druhem nga mendimi qe nje dite do te mund te pergjigjem. Ndoshta atehere do te jete koha e duhur per tu kthyer ne atdhe.


Postuar nga Tulipani datë 23 Dhjetor 2009 - 00:33:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Sapo zbulova qe birra qenka depressant. Dmth e dija qe te gjitha format e pijeve alkoolike shtojne tendecat depresante, por si duket birra paska gjithashtu nje lloj tjeter alkoholi i cili veproka ndryshe me sistemin tone nervor. Etj etj. Jo se eksperienca ime me ka treguar ndryshe, por te them te drejten nuk e kisha vene re deri me sot.


Ke pare ti as une se dija por s'jam shume e sigurte per efektin qe thojne mbase se mendoj qe depresioni nuk mund te kuantifikohet prandaj si rrjedhim dhe shkaktaret e tij.

Koincidence dje me qelloi te beja muhabet rreth pijeve dhe pse ska lidhje me kuriozitetin e birres. Eshte vertet cuditese kur llafos me ca njerez qe s'pijne alkol e arsyeja banale eshte qe alkoli ben keq. E ti duke shtrenguar goten tende te dashur i shikon si aliene te rene nga nje planet abstrakt i cfaredoshem e i perplas : Ka ndonje gje ne kete bote qe s'te ben keq po e teprove? Megjithate s'ia del dot te largohesh pa degjuar dhe : sidoqofte nuk kam per te pire kurre ... e kaq me mjafton per ti vene vizen nje njohjeje te rastit qe me stilmulon dhe nje irritim te kushtezuar nga siguria e tepert qe une se duroj dot si fenomen


Postuar nga lezhjani-82 datë 23 Dhjetor 2009 - 00:39:

Edhe un tashi vone e mesova se alkoli eshte depresant dhe me duket e cuditshme.
Ndoshte eshte depresant diten tjeter, mbasi ke pir shum, por ne momentin qe e pin eshte shume i sjellshem.

Gjithashtu, sic thot tulipani ata qe bejne/thone se nuk e pelqejn alkolin, sa per ta shijuar nuk them per tu dehur, me duken ironik ndaj vetvetes se tyre.
Nuk do veproja ne menyra aq drastike sa te mos mbaja me miqesi me ta, por vetem do i lejoja te vazhdonin te jetonin ne boten e tyre te thate...


Postuar nga Tulipani datë 23 Dhjetor 2009 - 00:53:

Mos ki hall se ty s'ta ve vizen jo, pastaj je dhe pijanec ne rregull jemi


S'jemi miq e s'jam aq drastike por tani s'do te tregoj gjithe muhabetin ketu :p


Postuar nga lezhjani-82 datë 23 Dhjetor 2009 - 00:58:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Mos ki hall se ty s'ta ve vizen jo, pastaj je dhe pijanec ne rregull jemi


S'jemi miq e s'jam aq drastike por tani s'do te tregoj gjithe muhabetin ketu :p



Mir pijanec maj(do pagush per kyt)...po un nuk pi vetem vere si ti un e kam me variacion :p

Sa per muhabetin as nuk du me edit se vetem ca do me besh xheloz


Postuar nga Enya datë 23 Dhjetor 2009 - 01:17:

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82


me duken ironik ndaj vetvetes se tyre.


Nuk do veproja ne menyra aq drastike sa te mos mbaja me miqesi me ta, por vetem do i lejoja te vazhdonin te jetonin ne boten e tyre te thate...


Une qe skam shiju kurre alkohol ne jeten teme, jetoj nje bote aq te Njome, aq te Paster, sa s`ta pret mendja o Flori. Mos jep paragjykime kotit, plz. Nuk asht ironi, por asht Dashuri dhe respekt per personalitetin tend nese nuk pi alkohol, eshte dashuri per njeriun brenda vetes tende, brenda lekures tende.

Leqe me ke flas une?


Postuar nga kurt datë 23 Dhjetor 2009 - 01:21:

kjo nu keshte rrocket science, jo vetem alkoli por cdo pije drog ilace qe efekton menyren se is ndjehemi dhe mendojm shkakton depresione.

prandaj pas nje nate kur pin shume te nesermen ndjehmi keq.
kur ben extesi diten tjeter ndjehesh keq, kur ben kokaine diten tjeter ndjehesh keq. 
 
eshte sikur hyjm borxh tek truni jone dhe marrim hua qeliza melatonen ne tru qe na bejn te njehemi mire kur pijme, te nesermen duhet paguar ai borxh duke u ndjere depressed. balancim
kshtu thjesht e shpjegova ashtu sic e kuptoj une se nuk jam doktorr, (just in case you didn't notice :p)



eshte mire te mos bash asnjeren por nese duhet ta bejsh them se marijuana eshte me e mira per shendetin nga te gjitha kto se nuk ka efekte te tilla:p 


Postuar nga ~Enigme~ datë 23 Dhjetor 2009 - 01:26:

Po pyet nje here turllin kurt- nje gove vere a ben mire e te shohim si do thote?


Postuar nga kurt datë 23 Dhjetor 2009 - 01:59:

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Po pyet nje here turllin kurt- nje gove vere a ben mire e te shohim si do thote?
them se nje gote vere ne dite eshte e mire, noshta edhe dy! 3 apo 4 nuk jam i sigurt:p


Postuar nga ingmetalboy datë 04 Janar 2010 - 12:34:

Diku mbaj mend te kem lexuar nje histori per nje grup grash te mbyllura ne nje tynel te cilat lindin jo foshnja por pleq. Pleq me floke te thinjur dhe kellqe qe u dridhen si fletet nen eren e vjeshtes. Pleq qe i tremben drites dhe zhurmes. Roland Gjoza me duket se e ka shkruar, por emri nuk me kujtohet. E cfare rendesi kane emrat? Valle cfare rendesie ka fakti qe pikerisht tani mu kujtua kjo histori?

Fryma ime vesh xhamin e dritares dhe nje kenaqesi gati e frikshme vjen prej faktit qe jam vetem. Poshte degjohen zerat e bashkudhetareve te mi tek pijne skoc dhe luajne letra. Dje isha atje poshte duke humbur lek dhe duke u ndjere mire. Sot jam ketu duke pare nga dritarja dhe duke menduar per gra qe lindin pleq dhe duke u kenaqur me vetmine. Here pas here me vjen dhe ti ne mendje dhe vetem mbas nje frymemarjeje behet i pamundur cdo lloj shpjegimi i arsyeshem i ndjesise qe me pushton. Eshte nje lloj perzjerjeje, nje lloj kokteli qe me habit prej pamundesise per tu shpjeguar. Gjenden atje copeza kenaqesie, trishtimi, turpi, dorezimi, epshi dhe zemerimi te perzjera ne masa te ndryshme ne momente te ndryshme. Gati gati nje lloj labirinthi i cuditshem i ndertuar kimikisht diku brenda meje. Pune e perkryer maestro!

Duket qe jam i turbullt edhe ne mendime. Ne ndjenja... oh nje zot e di. Ndoshta me vone do te mund te kuptoj me qarte se perse thjesht kerkoj te kuptoj dhe jo te ndryshoj kete lloj ndjesie pushtuese. E cuditshme qe deri tani nuk me kishte ardhur ne mendje ideja per te bere dicka per te ndryshuar kete fakt. Pse duket sikur gjej prehje ne kete lloj arsyetimi gjysem te cmendur? Valle nuk eshte mjaft qe mendoj per gra qe lindin pleq, por duhet te zhytem ne komplekse te tilla irituese?


Postuar nga Tulipani datë 08 Janar 2010 - 21:11:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Here pas here me vjen dhe ti ne mendje dhe vetem mbas nje frymemarjeje behet i pamundur cdo lloj shpjegimi i arsyeshem i ndjesise qe me pushton. Eshte nje lloj perzjerjeje, nje lloj kokteli qe me habit prej pamundesise per tu shpjeguar. Gjenden atje copeza kenaqesie, trishtimi, turpi, dorezimi, epshi dhe zemerimi te perzjera ne masa te ndryshme ne momente te ndryshme. Gati gati nje lloj labirinthi i cuditshem i ndertuar kimikisht diku brenda meje.

Duket qe jam i turbullt edhe ne mendime. Ne ndjenja... oh nje zot e di. Ndoshta me vone do te mund te kuptoj me qarte se perse thjesht kerkoj te kuptoj dhe jo te ndryshoj kete lloj ndjesie pushtuese. E cuditshme qe deri tani nuk me kishte ardhur ne mendje ideja per te bere dicka per te ndryshuar kete fakt. Pse duket sikur gjej prehje ne kete lloj arsyetimi gjysem te cmendur?


Postuar nga jay datë 09 Janar 2010 - 19:18:

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Po pyet nje here turllin kurt- nje gove vere a ben mire e te shohim si do thote?
po sikur te pije nje shishe me vere edhe me vone ta nxirrje ate qe pive te ben mire


Postuar nga ingmetalboy datë 11 Janar 2010 - 13:09:

Eshte ftohte ne dhomen time ku vetem dua te qendroj dhe pse peshperimat e mendimeve nuk duan tja dine per deshirat e mija. Nje i ftohte qe me ben te dridhem heshturazi here pas here. Ftohte ka qene melodia ne background qe nuk ndalon se perserituri diteve qe ngadale numerohen kur grisen nga kalendari per tu hedhur ne kosh. Gjithashtu i ftohte eshte dhe veshtrimi yt cuditberes. Ndoshta eshte thjesht koha, por ky i ftohte duket sikur po me zhvesh ngadale edhe nga brenda per te me lene nje dite nen turpin e lakuriqesise.


Postuar nga ingmetalboy datë 13 Janar 2010 - 23:38:

Dielli shkelqen si per inat perjashta pa pike ngrohtesie. Ndeza makinen dhe vura syzet e diellit. Dite e bukur per te livadhisur perjashta, por mendime te tilla nuk behen realitet kur koka te rendon nga nje nate me pare prej se ciles vetem copa momentesh kujtohen. Filloj te numeroj faturat qe kam ne xhep prej bareve te nje nate me pare, por shpejt trembem dhe i ngjesh neper xhepa ashtu shuk me keq sec ishin. Qesh me veten dhe ndez makinen. Cuditerisht ndjehem mire dhe ideja qe po eci gati gjysmen me pak sec eshte limiti i shpejtesise nuk me gulugic fare. Bile hap dhe xhamin e makines per te ndjere ajrin e ftohte te vershoje brenda kabines se makines si per te me rizgjuar shqisat. Degjoj buri makinash dhe shoh gishtat e mezit te disa shofereve por une vetem buzeqesh sikur nuk jam ne kete bote dhe filloj te thurr plane per rikthimin tim. E di qe kam qene poshte per ca kohe dhe kam humbur goxha. Disa gjera nuk mund te ndreqen dhe disa gjera nuk ja vlejne me te, por sot une serisht ndjehem mire dhe jam gati te filloj serisht te kacafytem me boten, jo me inat por me buzeqeshje ne fytyre. Gati per te provuar serisht qe te gjithe e kane gabim dhe te mos heq dore se perpjekuri te tregoj kush jam cdo pengese qe do te me dale perpara me kokefortesine me te padegjuar.
In your face suckers. Im back.


Postuar nga cecilia datë 14 Janar 2010 - 03:07:

Sa here te lexoj ingmetalboy them po se c'me kujton kjo histori...Dua te them qe ti i shkruan njerzeve jo vetem vetes tende ...Je i veçante vertet.


Postuar nga ingmetalboy datë 14 Janar 2010 - 22:23:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Sa here te lexoj ingmetalboy them po se c'me kujton kjo histori...Dua te them qe ti i shkruan njerzeve jo vetem vetes tende ...Je i veçante vertet.

Thanks cecilia. Po cfare te kujtoi nuk the?


Postuar nga cecilia datë 15 Janar 2010 - 01:18:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy

Thanks cecilia. Po cfare te kujtoi nuk the?






Menyra jote se si i tregon ngjarjet...une i perjetoj...shpesh me ka ndodhur te lexoj dhe te kem perjetuar te njejtat emocione apo te njejtat ngjarje...,ndryshimi im nga i joti eshte sepse ti shkruan per njerzit (sic e kam shprehur me lart) pra,njerzit gjejne veten aty, dhe jo vetem ndodhi te pakuptimta qe vetem ti do t'i merrje vesh...

P.s: Se shef dua 1 sahat te shpreh dicka te thjeshte qe te me kuptosh...imagjino te pershkruaj nje ngjarje apo te krijoj nje poezi...si ty.


Postuar nga ingmetalboy datë 26 Janar 2010 - 00:44:

Sa mbyll syte mendimet fillojne e mblidhen si hijenat ne erresire dhe une preja e tyre e palevizur ne krevat. Cudi sa hap syte dhe ndez driten per te perpjekur te kap prej veshi ndonje syresh qe me ngacmon dhe ta gozhdoj ne ndonje faqe akoma te bardhe, gjithcka ndryshon dhe ai mendim turbullues shnderrohet ne ndonje batute banale prej filmash te dores se trete. Por kur drita mbyllet serisht dhe erresira mbeshtjell dhomen bashke me cdo gje qe eshte ne te, shqisat behen me te mprehta dhe zemra ndizet me shume se kurre. Gjithcka ka kuptim dhe lidhja midis cdo imtesie te jetes shpaloset para meje si harte. Pasjoni eshte vertet pasjon dhe epshi eshte thjesht ... epsh.

Hahaha... vetem ne errerise aman.


Postuar nga Katilesha datë 26 Janar 2010 - 02:51:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Sa mbyll syte mendimet fillojne e mblidhen si hijenat ne erresire dhe une preja e tyre e palevizur ne krevat. Cudi sa hap syte dhe ndez driten per te perpjekur te kap prej veshi ndonje syresh qe me ngacmon dhe ta gozhdoj ne ndonje faqe akoma te bardhe, gjithcka ndryshon dhe ai mendim turbullues shnderrohet ne ndonje batute banale prej filmash te dores se trete. Por kur drita mbyllet serisht dhe erresira mbeshtjell dhomen bashke me cdo gje qe eshte ne te, shqisat behen me te mprehta dhe zemra ndizet me shume se kurre. Gjithcka ka kuptim dhe lidhja midis cdo imtesie te jetes shpaloset para meje si harte. Pasjoni eshte vertet pasjon dhe epshi eshte thjesht ... epsh.

Hahaha... vetem ne errerise aman.




Postuar nga Balerina datë 27 Janar 2010 - 07:43:

Me cokollatezat e dhuruara nder duart qe u konstatuan disa jave me pare te vogla per t'i rene kitares gjithashtu te dhuruar, personin e mbeshtjell reflektimi i koncepteve baze te kesaj jete-kaos. Cokollatezat jane te embla, te kripura, pastaj edhe me te embla per shkak te shijes se kripes ne to. Dikur kishte lexuar, iu kujtua, qe per te nxjerre shijen e vertete te cokollates, kripa ishte nje pjese e rendesishme e ritualit te se embles. Dhe dikur, si padashje, informacioni i kishte rreshqitur nga interesi dhe rrokullisur midis qelizash truri apatike ndaj fakteve te cokollates dhe kripes. Pastaj, perseri dikur, nuk e kishte kuptuar teresine e rendesise filozofike te zene midis kristalit te NaCl-se. Por vetem nje cokollateze e dhuruar kishte qene mjaft per te zgjuar nga gjumi ato qelizat apatike qe rroknin fakte te rendomta, te pallustruara e pa-filtruara. Dhe ndersa pertypte filozofine e kripur dhe te embel, mendonte se si, edhe njeriu, si cokollateza, kerkon kripe qe t'i dale ne pah karakteri i vertete, pyeste veten se sa cokollateza te tjera do te duhen per te zgjuar nga gjumi qelizat e tjera te trurit te mbushura me informacion. Dhe, a do te vonojne?

Deri kur?


Postuar nga ingmetalboy datë 27 Janar 2010 - 12:04:

Variante te ndryshme per te njejten histori. Te pakten shpresoj qe ishte e njejta histori mbasi ku i dihet. Ka patur plot raste qe me eshte dukur sikur ligjet e fizikes jane shtremberuar s'di se si dhe ne te dy megjithese prane, po perjetonim eksperienca te ndryshme te cilat po ti shohesh holle holle duket si histori me vete. Shetitje buze detit me veshtrimet qe treten diku ne horizont dhe largim nga shtepija jote dhe kerkim me sy per te gjetur nje vend per te bere seks. Gjeje kush ishte dimensioni im? Veshtrime te gjata ne shpirt dhe kohe per te dremitur mes gjokseve tende. Kjo eshte e lehte besoj. Hey kishte raste qe me hapeshin syte dhe mua.
Dhe ti flisje dhe flisje kur une pija cigare ne tarracen e apartamentit tim. Pastaj putheshim dhe nata behej serisht e qete. Mbasi mbaronim se puthuri filloje dhe flisje serisht mundesisht per tu ankuar ndaj shijes se duhanit qe nuk te pelqente hic. Cuditerisht aman nuk me acaroje nervat, por perkundrazi. Kishte raste qe edhe te degjoja se cfare thoshe, por kjo kuptohet qe ndodhte rralle dhe per pak kohe.
Tani eshte goxha qetesi ne apartamentin tim apo thjesht kete nate nuk kam ke te puth. Te puth dhe te degjoj te ankohet per shijen e duhanit dhe te thyeje qetesine e dhomes sime pa me acaruar nervat... mundesisht.


Postuar nga Fajtori datë 01 Shkurt 2010 - 01:46:

Ku kemi arritur. Amici, X Factor, Uomini e Donne, Grande Fratello, Isola dei Famosi, La Fattoria.

Tashme spektakel me i rendesishem eshte nxjerrja ne TV e njerezve anonime qe s'kane bere asgje, te cilet mundohen te behen dikushi, te mesojne nje profesion, te kercejne, te kendojne, te gatuajne, te gjejne veten. Ku kane shkuar njerezit e vertete? Sa larg TV duhet te shkojme qe ti gjejme? Ku jane ata qe para kamerave prodhojne e nuk mesojne. Mahh... mjafton simulacioni qe ne te identifikohemi me tentativen e tjeterkujt per te dale nga mediokriteti.

Ndoshta kjo eshte menyra per te sjelle me prane artit njerezit e thjeshte. Por mbetet fakti se kenaqemi me iluzionin me shume sesa me realitetin.


Programe qe kane krijuar imazhe te ca shqiptareve famoze, pseudo-vipa. Pikerisht keto programe qe jane funderrina e kultures italiane. Ne menyre qe funderrimi te behet edhe pjese e kultures shqitpare, qe tashme kujton se bota niset ne menyre funderrore dhe mbaron po aty. Kusuri eshte sfond. Sfondi i nje Italie te paperfunduar, e bojatisur me pahir per te prere shiritin e deshires inaguruese per te qene "qualcuno che conta". Nje shtet i tere i bazuar ne borxhe publike astronomike, vetem e vetem qe te konsiderohet "qualcuno che conta" neper bote. Nje shtet i bazuar ne te njejten psikologji te Amici dhe Grande Fratello-s.

Hehhh


Postuar nga Niqua datë 11 Shkurt 2010 - 00:04:

o fajtor te kam kerku dicka dhe akoma s'ma ke kryer.... hurry se do ma shifesh sherrin. hahahahah


Postuar nga Fajtori datë 11 Shkurt 2010 - 02:47:

C'jane keto zera te papritur ketu. Thame qe do e zgjidhje ndryshe kerkesen, mos ke qene dejshem :p


  Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.