Forumi Horizont | Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 71 72 73 74 75 76 77 78 79 [80] 81 82 83 84 85 86 87 88 89 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)
Shpresa Latifi
DITLINDJA NË MËRGIM
Isha në gjumë duke ëndrru,
kur kishte ardh koha për në shkoll mu zgju.
I qela sytë dhe shikova nga dritarja,
një engjull më tha mbrëmë ishte ditlindja!
Po, ishte data, kur kisha lindë,
por për mua nuk kishte rëndësi.
Ai engjull mundohej me më bindë,
se nuk është aq i keq gurbeti.
Kot ai engjull u mundohte,
mua zemra më vajtonte.
Askujt në mend nuk i kish ra,
ditlindjën dikush që e ka!
Dhe kush ishte shkaktarë për të?
Kush, natyrisht se gurbeti.
Dëgjo se qka të bën gurbeti,
të ndanë nga familja, dhe të le në vetmi!
Prandaj shkakton edhe një mërzi të madhe,
që nuk të le mu knaq as në ditlindjën tënde.
Dhurata dhe urime,
nuk më dha askush.
As fjal të ëmbla as përqafime,
zemra mu digjej prush!
Nuk ka rëndësi ajo ditë kur jam dalur në këtë botë,
sepse atë nuk e kam vendosur unë.
Por janë me rëndësi ata lot që i derdhi sot,
që në syt e mi formojn një lumë.
Nuk dua dhurata e urime,
e dua atdheun tim.
Nuk i dua më ato përkujtime,
që i mbaj gjith në shpirtin tim.
Prandaj dua të ma uroj dikush ditlindjën në gjuhën amtare,
e jo në një gjuhë, që nuk është e imja.
Dua të jetoj me familjën time shqiptare,
në atdheun tim, që quhet Presheva!!!Më doli gjumi dhe kuptova se kisha ëndrru,
sot ishte ditëlindja.
Mbeta habitur duke u mendu,
ai engjull nuk mu largonte nga mendja.
Fjalët e tij ende në zemer i mbaj,
dhe jetën në gurbet e vazhdoj.
E vazhdoj jetën plot vaj,
por atë engjull kurr nuk do ta harroj!!!!!!
Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 71 72 73 74 75 76 77 78 79 [80] 81 82 83 84 85 86 87 88 89 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.