Forumi Horizont Gjithsej 167 faqe: « E parë ... « 71 72 73 74 75 76 77 78 79 [80] 81 82 83 84 85 86 87 88 89 » ... E fundit »
Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Gerdec (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15561)


Postuar nga erzeni_be datë 24 Mars 2008 - 16:27:

"Ujku ujku por gerdine e beri çakalli" thote populli por ç'ti besh te gjorit popull qe s'i ka mbetur te zgjedhe vetem se ndermjet ujqerve dhe çakenjve!

 

Ngjarja e Gerdecit ishte nje aksident i rende qe mund t'i ndodhte kujtedo dhe kudo, te tilla aksidente kane ndodhur dhe gjetiu ne boten e qyteteruar e po e permend vetem ate te uzines kimike ne Toulouse te Frances ne shator 2001 me permasa gjigande  dhe si i tille shperthimi i Gerdecit s'me shokon aq shume dhe lus Zotin t'u lehtesoje dhimbjet dhe çeshtjet , nenave pa femije, burrave pa gra e anasjelltas.

Ajo qe me shokon jashte mase eshte qendrimi i qeverise dhe klases politike shqiptare , e çakenjve te pangopur dhe ujqeve te uritur...

Me paturpesine me te madhe , shefi i ekzekutivit deklaron se s'ka informata te kete patur te mitur te punesuar ne ate fabrike  per te kunderthene me te njejten paturpesi se kishte kabuar kurr kishte mohuar prezencen e te miturve dhe se kjo kishte ardhur nga "pasaktesia" e informacioneve te firmes private. 

Po ku jane instancat e shtetit o hajvane te politikes shqiptare?!

Me te njejten paturpesi edhe karagjosi i mbrojtjes  fajeson ndertimet pa leje perreth fabrikes dhe "shfajesohet" se shtabi i pergjithshem i ushtrise s'e kishte informuar per prezencen e te miturve ne ate fabrike.

Po ku eshte koordinimi i instancave te shtetit o tradhetare e kriminele te ketij kombi?!

Per mendimin tim  kjo ngjarje ka dy shjegime:

I pari  qe eshte pak si fantstiko-shkencor, se kryemistri dhe qeverija jone jane vertete te sinqerte  dhe s'kane ditur asgje nga ajo fabrike , dhe se edhe kete here ua hodhen te tjeret, opozita sikur ne 97, qe e kishin planifikuar e programuar qe ne mandatin e tyre per t'u rikthyer ne pushtet.

I dyti  qe eshte me se realist, se kjo qeverri s'eshte gje tjeter vetem se nje klan hajdutesh kriminelesh  e tradhtaresh qe jane gati per çdo gje per te ruajtur kolltuqet dhe aktivitetet e tyre te poshtra.

Kur them se ky i dyti eshte me se realist e them se ato qe degjojme neper medja korrespondojne fort bukur me realitetin qe njoh une psh si emigrant e qytetar i thjeshte. Kur mendoj per aktiviste partie me nacionalitet te dyfishte qe lane perendimin dhe jeten e tyre te rehatshme per te zene nje post atje  te cileve iu deshen vetem disa muaj per te mbushur xhepat e tyre dhe te klaneve te tyre... per te njohur nje ekplosion te vertete ekonomik.

 

Nejse, ne te dy rastet keta hajvane apo hajdute te politikes shqiptare duhet te largohen nga pushteti sa me shpejt e me çdo kusht. 

Ajo qe bene romunet  duhet ta kishim  bere dhe ne  dhe nuk eshte kurre vone!


  Gjithsej 167 faqe: « E parë ... « 71 72 73 74 75 76 77 78 79 [80] 81 82 83 84 85 86 87 88 89 » ... E fundit »
Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.