Forumi Horizont | Gjithsej 116 faqe: « E parë ... « 71 72 73 74 75 76 77 78 79 [80] 81 82 83 84 85 86 87 88 89 » ... E fundit » Trego 116 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Fshehja/apo mos fshehja e passwordeve ndaj partnerit/es. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17790)
Nuk jam njeri qe toleron kerkesen e llogarise, aq me pak ne nje lidhje. Jam rritur me nje sens lirie dhe vete-kontrolli, s'do me pelqente qe dikush te donte te vinte ne prove besnikerine time duke me imponuar passworde te perbashketa ose di une.
Nga natyra i bej gjerat hapurazi: le laptopin hapur me qindra raste, le e-mailin hapur ose e bej me hapje automatike nga laptopi, le celularin e pasiguruar ne qindra vende,...por ne momentin qe do merrja vesh qe dikush i ka hapur kjo do thyente shume gjera ne maredhenien time me ata njerez.
Pastaj, sinqerisht, kjo kerkesa e passwordeve eshte nje ofeze e rende ndaj inteligjences te partnerit/partneres: kur njeriu do te fshehe gje mendoni qe do e beje ne e-maile qe pala tjeter njeh?! Ohuha, rendesi ka nje baze solide besimi ne njeri-tjetrin se po t'i plase mendja per dike tjeter do e gjeje formen.
Debora, ti qofsh moj grua qe toleroni aq ne çift por te me kishte thene njeriu im"hape e-mailin ketu ne pranine time te shoh ke ke ne kontakte", s'do me kishte pare me me sy. Kjo jo nga fakti qe do kisha diçka per te fshehur por thjeshte nga idea e bashkejeteses me dike qe s'te le te marresh fryme ne nje kend tendin dhe te ve ne poziten e femijes kur prindi i thote ne darke "hape pak fletoren te shoh ne i ke bere detyrat".
Gjithsej 116 faqe: « E parë ... « 71 72 73 74 75 76 77 78 79 [80] 81 82 83 84 85 86 87 88 89 » ... E fundit » Trego 116 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.