Forumi Horizont | Gjithsej 366 faqe: « E parë ... « 71 72 73 74 75 76 77 78 79 [80] 81 82 83 84 85 86 87 88 89 » ... E fundit » Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Homoseksualiteti. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=730)
Per rrushi e mungesen e etikes...
E mirepres mendimin tend rrushi,por ajo qe dua te te theksoj eshte mungesa e etikes kur ti shprehesh dhe arsyet per kete nuk po mundohem t`i gjej.Ne kete rast lind pyetja e thjeshte a eshte e nevojshme qe te kthej pergjigje apo jo,kur ka njerez qe nuk respektojne disa norma themeltare,megjithate po perpiqem te te jap nje shpjegim sa me te shkurter e sa me pak te komplikuar te mundshem ne menyre qe ta kuptosh me drejt ate qe kam dashur te them.Ne se e gjitha ajo qe kam shkruajtur eshte e kopjuar nga ndonje liber them se nuk do ishte turp,sepse fundi i fundit edhe ndertimi i nje teze ne shkollen doktorale behet pikerisht nga mbledhja e materialeve te trajtuar ne formen tende dhe qe kapin pikerisht problematiken qe do te fusesh ti.Sidoqofte eshte e vertete qe ato qe them vine nga libra gje qe ka te beje me kulturen time te pergjithshme,por jo te kopjuara trashe ashtu sic mund te kesh menduar(ka harmoni problemesh ne shkrimin tim per te menduar se jane kopjuar trashe nga nje liber).Nuk e di se cfare quan ti personale kur me personale se trajtimi i nje problemi si ky nuk ka me.Nuk e kuptoj se cfare ka te beje ketu ajo qe thua ti se une nuk e kam ne tip,e cfare interesi ka kur tema eshte shume e ndryshme dhe as qe interesohet njeri per ***akterin e nje tjetri ketu.Nuk e kuptoj se si mund te ndertosh nje opinion personal pa u bazuar te librat dhe pa krijuar nje ide te pergjithshme per nje problem per te arritur me ne fund ne konkluzion,prandaj ajo qe ke thene me duket abstrakte.Nuk e kuptoj se fundi se ku e gjete ti faktin apo proven se gjerat qenkan te kopjuara dhe aty nuk ka opinion personal?E dashur rrushi ne se ti per opinionin personal nisesh nga nje enderr e keqe apo e mire nga ato qe fanepsen oreve te para te mengjesit ka te tjere qe nisen nga fakte,libra kulture etj etj.Po deri ketu nuk ka ndonje gje te madhe per tu diskutuar.Kulmi arrin kur ti thua se na i ngaterron gjerat me diagnozat,po pse faji im eshte qe ti nuk ke kuptuar asgje nga ajo qe kam thene une?Po pse e dashur rrushi ku qenka trajtuar homoseksualizmi si nje problem patollogjik kur une kam thene pikerisht te kunderten qe eshte psikologjik???Mos valle duhet te ta shpjegoj ndryshimin e madh qe ekziston midis patollogjik dhe psikologjik???Ku eshte thene e dashur rrushi se homoseksualizmi eshte devijim nga norma kur une e kam thene me se qarte qe vete norma ne vetvete eshte e veshtire te percaktohet,sepse ben pjese ne botekuptimin e secilit???Eshte e vertete qe per nje norme qe eshte familja dhe qe pranohet si e tille nga te gjithe homoseksualizmi eshte rrezik,por mos valle duhet te ta shpjegoj ndryshimin nga rrezik dhe devijim???Se fundi me e pakuptueshmja dhe ajo qe i ve kapakun te gjithave eshte mungesa jote e perqendrimit kur perdor si kundershtime pikerisht ato qe une as qe nuk i kam nxjerre si opsione.Ku e pe ti e dashur rrushi se homoseksualizmi ka nje shpjegim biologjik kur une them se eshte nje dukuri psikologjike e fituar dhe jo e lindur cfare nenkupton qe nuk ka se si te jete biologjike.Mos valle duhet te ta shpjegoj ndryshimin nga psikologjikja e fituar dhe nga biologjikja e lindur???Mendoj se keto ndryshime nuk do ishte e nevojshme te t`i shpjegoja,duhet te hulumtosh me teper neper libra,qe ti i quan te panevojshem per perfundime.Se fundi ajo ku une bazohem kur them se ka nje nr me te vogel lezbikesh se atyre qe jane gay jane pikerisht shtypi i perditshem parizien si Le Monde,Figaro,Liberation etj etj dhe ku per kulturen tende e ate te pergjithshme shifrat statistikore thone se lezbiket zene vetem 25 perqind te nr te pergjithshem te homoseksualeve.Si perfundim nuk e kuptoj a ishte i nevojshem ky sqarim,megjithate besoj se do te lere mundesine te reflektosh dhe te kuptosh.E se fundi po te perdor edhe nje shprehje te nje autori te madh francez.Madheshtia e te qenit fisnik nuk qendron tek fjalet madhore te te voglit,por te refleksioni i te heshturit te te madhit.Kete them se duhet ta perdoresh me shume si mesazh paqeje dhe qe mos leme qe diskutimi yne te shkoje ne nivelin e gojerave langaraqe.Eshte e vertete qe shprehja eshte teresisht e kopjuar,por te le mundesi te mendosh shume.Te pershendes e dashur rrushi dhe besoj te te kem iluminuar sado pak(kete fjalen iluminim e nxorra kunder vullnetit tim,sepse eshte nje fjale qe nuk ka te beje me shqipen).
Gjithsej 366 faqe: « E parë ... « 71 72 73 74 75 76 77 78 79 [80] 81 82 83 84 85 86 87 88 89 » ... E fundit » Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.