Forumi Horizont Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 796 797 798 799 800 801 802 803 804 [805] 806 807 808 809 810 811 812 813 814 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga Pleshtja datë 03 Dhjetor 2007 - 19:58:

Nga dritare e zyres time shoh deboren e bardhe qe bie lehte dhe e brishte, ashtu si mendimet e mia per ty... Un kam ftohte, shpirti im po dridhet nga te ftohtet - nuk eshte debora ajo qe po me ftoh, jane mendimet e akullta, po me ngrijne perbrenda...
Zemra me eshte bere iceberg dhe qendron ashtu mes trupit e shpirtit...
Mungesa e jote me ka mberthyer ne fyt, kacavirrem pa force pas shpreses e çuditerisht, sot, as ajo s'po ma jep doren!!!
E bora bie, nje peisazh i mahnitshem, i bukur por seq me duket ASGJE pa ty... Ah sikur te kisha prane, do largohesha menjehere nga puna, kembe zbathur do vrapoja drejt teje, temperatura e trupave tane do te shkrinte icebergun qe nga dita ne dite po behet muroje e jetes time...
Fatkeqesisht, kjo deshire po bie ne toke bashke me floket e debores, e ç'te bej? asgje! Debora bie pa me pyetur, mendimet vershojne si lumenj, enderrat kane nje zgjim, deshirat treten me heshtjen...ndersa Un perseri sot jam pa TY.

Pershendetje Kotka.


  Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 796 797 798 799 800 801 802 803 804 [805] 806 807 808 809 810 811 812 813 814 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.