Forumi Horizont Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 799 800 801 802 803 804 805 806 807 [808] 809 810 811 812 813 814 815 816 817 » ... E fundit »
Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- flash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4777)


Postuar nga Syrius datë 15 Gusht 2010 - 09:32:

Justifikime:

Mengjes, jam zgjuar qe ne pese...

Ka kohe qe, per shak te merzise e stresit me del gjumi kur te tjeret akoma flene. E si pasoje , si te gjithe ata qe zgjohen me heret sec duhet, rri ne nje cep e bej analiza te kota : te veprimeve e mendimeve.

....

Nuk jam tip agresiv, 90% te jetes jo. Jam tip shume i qete, i vecuar e anti social.

Kjo si pasoje e jetes qe kam bere. Shume shpesh, gjate aventures time 10 vjecare ne perendim ndodhi qe, duke qene tip naiv , u dhashe besim njerezve te gabuar.

E pesova per shume vite, deri sa mesova.

Ajo pjese e agresivitetit tim vjen nga hidherimi. Zhgenjimi.

Ketu, ne kete vend, une futem vetem kur kam dicka per te shfryre: Qofte melankoli , zhgenjim apo agresivitet i akumuluar.

E keshtu, ajo pjese e vogel e personalitetit tim , behet e perditshmja ime per ata qe vetem me lexojne e nuk me njohin ne jete.

Eshte thjesht nje "Maske"

Ndryshimi midis njerezve si une dhe hipokriteve eshte qe impulsivet e te pastrit vendosin maska per vetembrojte, pa dashur e jo te perllogaritur.

Te tjeret , bejne gjithcka me paramendim. Per te arritur dicka.Nuk e kuptoj se cfare duan te arrijne neper FORUME me hipokrizine e tyre, por gjithcka varet nga qellimet...
-------------------------------------------


Nejse, ka ardhur koha qe une te zhdukem serisht nga forumet, per ca kohe.

Me duhet kohe per te menduar e per te ndenjur me veten time.

Miqte e mi te vertete, dine se ku te me gjejne e di se ku ti gjej.

Kalofshi mire

"Syrius"


  Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 799 800 801 802 803 804 805 806 807 [808] 809 810 811 812 813 814 815 816 817 » ... E fundit »
Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.