Forumi Horizont Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 72 73 74 75 76 77 78 79 80 [81] 82 83 84 85 86 87 88 89 90 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Diagnoze (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10468)


Postuar nga NS-6 datë 12 Tetor 2007 - 19:38:

rikthehem edhe per pak tek rasti i femijes...me pak fjale po xhirojne rreth hipotezave te diabetit insipid,diabetit melit dhe malformimeve. pik se pari nga anamnesi i nenes mund te arrihen te merren edhe informacione te tjera, qe mund te te drejtojne edhe me teper drejt njeres apo tjetres mundesi.
gjithsesi,mendoj qe nese do i jepja nje prioritet diabetit insipid sepse me duket ai me i mundshmi. pastaj ne nje mundesi te dyte,nese kjo e para perjashtohet do shihja per diabetin melit dhe pastaj per nje malformim. malformimet gjithsesi nuk mund ti perjashtoj per faktin se tek po kerkoja mbi to, tek libri i pediatrise i Nelsonit (qe e gjeni edhe tek tema e shkarkimit te librave) pashe qe nje hipoplazi renale mund te shfaqet ne shumicen e rasteve me poliuria dhe me polidipsi dhe nese eshte njeanesore mund edhe te mos diagnostikohet menjehere ose te diagnostikohet rastesisht nderkohe qe behen analiza per ndonje gje tjeter (1). gjithsesi,duke qene se ne diabetin insipid pritet qe te kete nje osmolalitet te ulet te urinave si dhe nje proporcion te osmolalitetit te urines /plazmes < 0,7. nese kemi diabet melit do kemi glukoze ne urina,kurse nese do ishte nje malformim si ai qe permendi MEDMARSI atehere pritet qe kreatina te jete te pakten 0,5 mg/deciliter pertej vleres normale te saj (kjo gje ben pjese ne definicionin e nje paaftesie renale akute)...me pak fjale nese kerkojme analizat e urines dhe analizat e gjakut pak a shume do jemi ne gjendje te ikuadrojme situaten ne te gjithe hipotezat e dhena deri tani. pas ketyre mund te drejtohemi ne analiza qe do futeshin edhe me thelle ne kerkim. jeni dakort ne kete pike?

por ajo qe doja te pyesja eshte kjo:
deri tani jemi drejtuar drejt nje mundesie qe shkaku te jete organik.po sikur te mos jete i tille? dmth te kete te beje me anen psikologjike te femijes? me kujtohet qe ne nje leksion te mjeksise ligjore,na kane treguar per nje rast ku nje femije,prinderit e te cilit grindeshin shpesh,kishte formuar nje lloj mekanizmi te vetin qe me ane te nje urinimi te tille,te terhiqte vemendjen e prinderve.dmth shfaqte nje simptome me ane te se ciles merrte vemendjne e te dy prinderve dhe mbi te cilen ato binin dakort,dmth ishte femija prioriteti kryesor. ne fund, ne nje seance me psikologun,ai i kishte keshilluar qe te mos ziheshin me dhe cuditerisht femija pas nje fare kohe,nuk urinonte me!a mund te konsiderohet edhe mundesi ne rastin e mesiperm? nje rast qe perfshin femijen nga ana emocionale ne menyre te thelle,a mund te jape nje poliuria te ketyre dimensioneve?

(1) Nelson Textbook of Pediatrics 17th edition p. 1785


  Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 72 73 74 75 76 77 78 79 80 [81] 82 83 84 85 86 87 88 89 90 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.