Forumi Horizont Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 72 73 74 75 76 77 78 79 80 [81] 82 83 84 85 86 87 88 89 90 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga TOEL datë 02 Dhjetor 2007 - 00:45:

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Nese ndonjehere do te ndiesh vetem
dhe apatine do ta kesh humbur pa e ditur
kerkom neper ajrin qe te jep fryme
atje do te jem duke te pritur.
Ta dish nuk do te jem per te te falur puthje
pasionin dhe deshirat pas kraheve i lash
do te jem atje per te te dhene supin
qe te mbeshtetesh dhe brengat te qash.
Ta dish -jo se nuk dua
jo se ne shpirt nuk kam deshire
Por qindra here i peshperis vetes
-Ndoshta keshtu eshte me mire.



Ps: Dedikuar ...nejse



ky cun ka lindur per ti marre gjitha vajzat per kot jemi ne te tjeret

diabolic je fantastik ta kam zili


Postuar nga daedal datë 02 Dhjetor 2007 - 01:29:

kam menduar gjithmone se poezia eshte si nje skulpture qe skalitet e latohet ne peshen e trishtimit dhe dhimbjes.

per here te pare kenaqem me nje poezi (jo se te tjerat nuk jane te mira)

kjo poezi eshte lirike dhe kam pershtypjen se fjala "apati" eshte parazitare...mendoj se duhet korrigjar...nese diabolicu nuk e ka problem,
urime


Postuar nga Pleshtja datë 03 Dhjetor 2007 - 19:19:

Toel, me fal qe po nderhyj ashtu pa vend ndoshta por jam kurjoze te di ne je mashkull apo femer?
Ka shume kontradiktime ne ato qe shkruan, nganjehere paraqitesh si mashkull e nganjehere si femer, apo ndoshta ke veshtiresi me gjuhen shqipe?
Ja nje shembull, ketu shkruan: "ne ditet e mia pa ty o lol bore po bie cte shkruaj e di vete si jam une ne ato dite e marrosur "
Ndersa ketu shkruan: " ky cun ka lindur per ti marre gjitha vajzat per kot jemi ne te tjeret
diabolic je fantastik ta kam zili"

Respekte nga Pleshtja.


Postuar nga kotka datë 03 Dhjetor 2007 - 19:21:

Citim:
Po citoj ato që tha Pleshtja
Toel, me fal qe po nderhyj ashtu pa vend ndoshta por jam kurjoze te di ne je mashkull apo femer?
Ka shume kontradiktime ne ato qe shkruan, nganjehere paraqitesh si mashkull e nganjehere si femer, apo ndoshta ke veshtiresi me gjuhen shqipe?
Ja nje shembull, ketu shkruan: "ne ditet e mia pa ty o lol bore po bie cte shkruaj e di vete si jam une ne ato dite e marrosur "
Ndersa ketu shkruan: " ky cun ka lindur per ti marre gjitha vajzat per kot jemi ne te tjeret
diabolic je fantastik ta kam zili"

Respekte nga Pleshtja.



pleshtja lere toel, une jam ne pritje te poezise tende se eshte edhe dite me bore sot, tamam per poezira.


Postuar nga Pleshtja datë 03 Dhjetor 2007 - 19:58:

Nga dritare e zyres time shoh deboren e bardhe qe bie lehte dhe e brishte, ashtu si mendimet e mia per ty... Un kam ftohte, shpirti im po dridhet nga te ftohtet - nuk eshte debora ajo qe po me ftoh, jane mendimet e akullta, po me ngrijne perbrenda...
Zemra me eshte bere iceberg dhe qendron ashtu mes trupit e shpirtit...
Mungesa e jote me ka mberthyer ne fyt, kacavirrem pa force pas shpreses e çuditerisht, sot, as ajo s'po ma jep doren!!!
E bora bie, nje peisazh i mahnitshem, i bukur por seq me duket ASGJE pa ty... Ah sikur te kisha prane, do largohesha menjehere nga puna, kembe zbathur do vrapoja drejt teje, temperatura e trupave tane do te shkrinte icebergun qe nga dita ne dite po behet muroje e jetes time...
Fatkeqesisht, kjo deshire po bie ne toke bashke me floket e debores, e ç'te bej? asgje! Debora bie pa me pyetur, mendimet vershojne si lumenj, enderrat kane nje zgjim, deshirat treten me heshtjen...ndersa Un perseri sot jam pa TY.

Pershendetje Kotka.


Postuar nga kotka datë 03 Dhjetor 2007 - 20:09:

Eeeh pleshtja ime flm per sa shkrojte dhe me bere te qaj.

Ngrohtesia e loteve te mij me ngrohu bashke me mendimet, qe une kisha per ty.  Une nuk kam ftohte, as fijet e bores nuk i shoh, nje mur parcial ndan zyren time nga dritarja e madhe, qe une te komunikoj me ty.

Sa shume doja edhe une te rendja ashtu zbathur si ty, te futesha nen xhupin tend dhe bashke me mendimet e mija per ty, te ngrohesha edhe me eren e trupit tend.

Nuk dua as te me flasesh, as te me prekesh, vetem supet te me mbulosh dhe une te filloj te marr fryme serisht me gojen time te mbyllur per shekuj.

pershendetje pleshtja


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 03 Dhjetor 2007 - 20:11:

Shume gjera ty dua te ti them

Shume ndjenja e endrra me ty dua ti ndaj

se te kam pritur e jam merzitur nete me radhe

lotet ska pas kush te mi thaj.

Shume gjera dua te them

shume ndjenja me ty dua ti ndaj

mos me qorto me o shpirt

se me sdua te qaj.

E ndjej se te dua

e ndjej se shpirt te kam

te lutem mos me thuaj

se besim te flas tek ty nuk kam

Me kupto te lutem kur merzitem

e xheloz i cmendur behem

mos me ve faj, mire nuk ndihem

se pa sinqeritet terbohem.


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 03 Dhjetor 2007 - 20:20:

Pa ty nata s'me pelqen.
Pa ty dielli nuk me ngroh.
Pa ty buka nuk me shkon.
Dita pa ty kurre s'mbaron.

Pa ty drita me eshte terr,
sa fort zemren ma ke therr.
Pa ty nata s'me eshte n'qejf,
sepse yjet s'duan me qesh.

Nata pa ty kurre s'kalon,
sepse gjumi nuk me merr.
Pa ty koha s'me kalon,
sepse shpirti po ankon.

Keshtu qendron e verteta,
zemra ime te dashuron.
Une pa ty venitem thahem,
se nga ti sdua te ndahem.

se bej shaka.. se pa ty jam me i qet :-p


Postuar nga Pleshtja datë 03 Dhjetor 2007 - 20:21:

Vrapo Kotka ime e dashur, kembe zbathur, shpirt lodhur, sy perlotur vrapo...
Eja ere lehte, enderr e bukur, sy i ndritur... vrapo, te ndezim nje zjarr te madh ti ngrohim shpirtrat e ftohur.... Te pres


Vlonjati komplimente vertete te bukura vargjet e tua...


Postuar nga kotka datë 03 Dhjetor 2007 - 20:28:

kota dhe pleshtja e ka fajin bora , qe fort u dashuruam

------------------------

Ah moj bore e bute, une ty te dashurova

dhe tjeter kujt i shkrova, perse ti ma kujtove??????

have a great week both of you


  Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 72 73 74 75 76 77 78 79 80 [81] 82 83 84 85 86 87 88 89 90 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.