Forumi Horizont Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 73 74 75 76 77 78 79 80 81 [82] 83 84 85 86 87 88 89 90 91 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)


Postuar nga arturm datë 08 Mars 2008 - 23:01:

Citim:
Po citoj ato që tha Ami-
Pershendetje Arturm!



Pershendetje edhe ty Ami!

Citim:

Nuk e kuptoj se perse disa prej jush nuk vleresojne arritjet e pakta te politikes shqiptare nese ato vijne nga figura qe ndoshta per arsye te ndryshme keni antipati.



Ndoshta per kete i drejtohesh personit te gabuar (mua). C'do levizje e mire e politikes shqiptare eshte (dhe duhet te jete) e mirepritur nga c'do shqiptar qe e do ate vend. Une, si nje nga keta shqiptare, i kam pergezuar keto levizje edhe kur kane ardhur nga personazhe qe personalisht nuk me pelqejne (lexo Sali Berisha). Pikerisht per kete mendoj kur them qe IQVLORA kish te drejte per citimin e njohjes se Kosoves me '91 nga Sala, ose per viziten e Bushit ne Shqiperi (nga Sala), si vepra te mira/rendesishme te ketij politikani.

Po nga kjo, te kalosh e te thuash qe hyrja ne Konferencen Islamike eshte nje sukses i Sales (per Shqiperine), te thashe edhe ne shkrimin tjeter, me duket shume bizare.

NJOHJA E KOSOVES NGA KONFERENCA ISLAMIKE ISHTE E NEVOJSHME, POR JO E DOMOSDOSHME.

Prandaj, duke qene se nje veprimi politik i duhet pare si e mira, ashtu dhe e keqja, do te te pyesja, ty dhe ata qe e mbeshtesin kete veprim, A ISHTE E DOMOSDOSHME JHYRJA E SHQIPERISE NE ATE GRUPIM?

Perseris, DUKE QENE SE ISHTE I NEVOJSHEM POR JO I DOMOSDOSHEM a i ka sjelle (do ti sjelle) me shume te mira apo te keqija Shqiperise ai anetaresim?

Fati i buzeqeshi Kosoves i dashur, POR PO TE KISH NDODHUR ME 1998 DHE JO ME 2001-shin 11 SHTATORI, A DO TA NDIHMONTE NE TE NJEJTEN MENYRE AMERIKA DHE BE KOSOVEN? A ja keni bere ndonjehere vehtes kete pyetje?

Harroni qe eshte pranuar boterisht nga komuniteti perendimor qe u nderhy aq vone ne Bosnje vetem sepse ata ishin myslumane?

Citim:

Mua nuk me duket i parendesishem fakti qe 57 vende e njohen ne bllok Kosoven dhe kjo nuk ishte aq e palidhur me politiken shqiptare sepse lindja e mesme u vizitua nga kryetarja e parlamentit dhe nga ministra shqiptare, aq sa ky fakt u sulmua nga opozita e ngjirur e Braces si pushime. Topalli ne ato vende shkoi per te kerkuar mbeshtetje dhe mbeshtetjen e mori ne suksesin maksimal te saj.



Shif me lart, i duhet rene kandarit ne politike dhe duhen peshuar te mirat dhe te keqijat. Mendoj se fakti qe Konferenca Islamike e njohu kosoven nuk ja vlen as deklaraten qe beri ministri i jashtem i Spanjes duke na quajtur, pikerisht ne nje vizite ne Shqiperi, Shtet Islamik (NE MES TE EUROPES).

Ju e dini shume mire se ceshtja Cecene eshte lene ne harrese nga komuniteti boteror vetem sepse ajo u njesua (me kopilllik) nga Putini si lufte terroriste, dhe jo si nje lufte per vetevendim sic eshte e drejta te quhet?

Citim:

Pak rendesi ka nese eshte ratifikuar apo jo apo nese Berisha turperohet per ate gje. Ne monetin me te rendesishem per kombin shqiptar ajo levizje qe shume prej jush e shajne, dhe une nuk e kuptoj perse, u be force mbeshtetese dhe percaktuese ne perpjekjet qe Kosova dhe aleatet e saj bene per kete Pavaresi. Me duket se ia ulni rendesine kesaj njohjeje duke e kufizuar vetem ne disa shtete kete merite. Amerika, Gjermania etj. ishin vertet shtetet qe drejtuan Kosoven drejt pavaresise por derisa edhe vete Amerika te drejten e njohjes e ka te njejte me Luksemburgun apo Somaline (pra nje vote), atehere mua nuk me duket aq pa rendesi kjo njohje ne bllok.



Keto gjepura mund te jene te vlefshme per varkaret e forumit o Ami, jo per nje njeri qe ka dy mend ne koke.

FATET E EUROPES (por te botes mbare) I KANE VENDOSUR GJITHMONE FUQITE E MEDHA, ATO E NDANE SHQIPERINE NE 1913 DHE ATO E KORRIGJUAN KETE GABIM ME 2008. Ne duhet ti perputhim interesat tona me ATO dhe gjithe te tjeret duhet te jene ne plan te dyte (e perseris DUHET TE NDJEKIM TE DOMOSDOSHMIT DHE JO TE NEVOJSHMIT). Kete nuk kemi kuptuar kaq vjet si popull dhe kemi paguar pasojat.

Citim:

Gjithsesi, eshte nenshkruar marreveshja per antaresim ne Evrope, po marrim ftesen per ne Nato, po liberalizohen vizat me BE, Kosova mori pavaresine, ne Shqiperi erdhi presidenti amerikan, po behet rruga e Durres-Kukes e cila nuk ka vetem funksion infrastrukturor por edhe nje funksion shume te forte politik ne bashkimin e popullit shqiptar, e plot e plot arritje te tjera aq sa nuk kontestohen me seriozisht as nga kundertaret me te eger te qeverisjes demokratike.



MIre se te vine te gjitha keto dhe ne do ti mbeshtesim/pershendesim.

Me sa duket edhe politika ka fituar tashme ate pergjegjesi qe, te pakten per keto ceshtje kombetare, te shikoje interesat e vendit dhe jo ato vetjake (sic ndodhte kur perfaqesuesit e qeverise sone rriheshin nga rrugacet neper hotelet e Brukselit) (kjo e fundit ishte vetem nje batute )


 


  Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 73 74 75 76 77 78 79 80 81 [82] 83 84 85 86 87 88 89 90 91 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.