Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 73 74 75 76 77 78 79 80 81 [82] 83 84 85 86 87 88 89 90 91 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 11 Maj 2005 - 13:49:

Ti,mik i dashur,do veshesh rroben e injorances derisa ajo te venitet,derisa ajo te te mos rrije me mire.Duke pare qe nuk shoh dicka te tille ne vizatimet prespektive te te qenit tend,atehere kujdesu per te,mbuloje me ndonje ngjyre rrobe tjeter keshtu nuk duket shume ngjyra e zeze.
Ne gardaroben e jetes pse nuk zgjodhe dicka qe i vlente shpirtit tend ?
Pse nuk zgjodhe dicka qe i vlente shpirterave te te tjereve?
Eshte aq rehat te marresh rrugen me te shkurter ne jete,tentacionet jane aq te medha,por pikerisht shkurtesia i jep nje jetegjatesi vuajtjeve e mekateve.

E kam quajtur kutia e mekateve,tek disa eshte me e madhe,tek te tjere me e vogel por serish pesha e cdo mekati nuk matet ne volum vendi qe ze por ne pasoja.Cdo kuti mekatesh eshte kutia e nje seri zgjedhjesh nga alternativat e jetes.Disa arriten ti shfrytezojne me mire,edhe pse vuajten,te tjere deshen te shfrytezojne rruget mekatit,e me pas kur kuptojne cdogje duan qe frustracionet e tyre te asfiksojne dhe ato qe i shfrytezuan.
-------------------------------------------------------------
Sa kohe u be qe s’je me?
Sa kohe u be qe hija jote ndjek aq shume njerez te trishtuar nga mosqenia jote?
Mbreme per here te pare mbas ca kohesh qe ti mungon vesha dicka me ngjyre te ndezur,do dilja me miq.Mu duk sikur nje pjese e imja u shkeput per ti bere vend trishtimit dhe loteve,mu duk sikur po tradhetoja kujtesen tende,si perfundim vajta e veshur totalisht ne te zeza me nje lule te bardhe ne floke ne shenje shprese.E di qe ti besoje ne dicka mbas kesaj jete,e ajo fe qe e predikon thote qe ngjyrat e tilla per njefare kohe s’duhet te vishen ne shenje zie.Dhe une,edhe pse s’besoj ne gjera te tilla kam respektuar dhe gjera te bazuara ne irracionalitet.
Po me perndjekin fjalet e tua te heres te fundit kur te pashe:”kur te kthehesh do e sherosh…?Do jesh …ime”.Do kthehesha per ty,per te te plotesuar deshirat ty,qofte per pak dite,do dilnim te shetisnim sikur atehere kur vinim per vizite,por ishe ti qe s’me prite,ai qe tradhetoi premtimin.
Me mungon ti,me mungon idea qe ti do ishe atje diten qe do zbrisja nga airporti si nje njeri qe ka arritur ate qe ka dashur.Ishte si nje forme finish-i simbolik…cdogje eshte ne vijat e duhura,por me mungon finish-i.Ku te ndalem tashme?!

P.s. ingmetalboy
Sykaltra,nese nuk merrem shume me ca njerez,nuk eshte sepse fjalet e tyre me vrasin,aspak,thjeshte ngaqe s'meritojne kohen time!Dhe nese ato njerez vazhdojne te bejne veten 0 pa e kuptuar,atehere...le ta bejne!


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 73 74 75 76 77 78 79 80 81 [82] 83 84 85 86 87 88 89 90 91 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.