Forumi Horizont Gjithsej 135 faqe: « E parë ... « 73 74 75 76 77 78 79 80 81 [82] 83 84 85 86 87 88 89 90 91 » ... E fundit »
Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kape Castin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6892)


Postuar nga Indrit datë 04 Prill 2006 - 18:30:

I vetmi une…

E dashur zemra ngjallet ,me permendjen tende
O hene e shendritshme qan syri per te t'pare
S'di, ne e kuptove dashurine perplot dhimbje?
Apo e perbuze, si dhe lotet kur u ndame.?

Si valle me harrove, kur mes krahesh me perfshije?
Si i harrove tregimet, dashurine e zjarrte…
Kush do mi degjoje ankesat, tani qe ti ike?
Kush do mi lehtesoje ethet, e dimrit te gjate?

Grimcat e harese valle kush do mi sjelle?
Te me shporre tutje kete brenge qe rritet
Gezimin ne zemer valle kush do ma mbjelle?
Ne ka vend te lire qe gezim te mbjellet.

Permallem per ty , per dy syte e tu…
Buzet permallohen per puthjet e tua
Permallohet zemra, do te jesh ketu
Brenda zemres sime, perjete me mua.

Permallohet shpirti, zerin ta degjoje
Trishtueshem me fund, heshtjen nis te pije
Permallohet syri ne sy te t'shikoje
Permallohet dora mbi tenden te rrije...

A nuk me dhe besen qe s'do me harrosh?
A nuk me premtove, qe do rrish me mua?
Valle tani c'te nxiti qe te mekatosh?
Kur me shpirt te them, qe marrezisht te dua

Se di kush te shpifi, s'di kush te genjeu…
Nuk di ku me humbe, ne c'planet u ngjite!
Toka te perpiu, a pluhuri te fshehu?
Me thuaj ku vajte, bukuroshja ime?

O pulebardhe e bukur, o flutur kraheshkruar…
Pse mbi peme rrini, dilni dhe kerkoni…
Ma gjeni te bukuren me dy sy te shkruar
Kur ta keni gjetur, kerkomeni c'te doni.

Oh perse me iket, valle ku mu tretet?
Perse me braktiset, shihni po vajtoj
Ky shtegtim i gjate nuk kalohet vetem
Por prapa nuk kthehem, vetem do kerkoj.

I mbytur nga pluhuri, heshtur ne mendime
Bredh neper shtigje qe nuk kane as emer
Njerezit ger ger ger, sec flasin pas shpine
Ah si s'me kuptojne, me quajne te c'mendur!

Mua aq me ben, le te thone c'te duan
Ata jane te verber, nuk shohin nga syte
Nuk e dine se zemra,per zemren po vuan
Se dine qe shpirti im, eshte haraci yt.

Se dine kush je ti , madje as qe te njohin
Prandaj me gjykojne, i marre me thone
Ama po ta dinin,do dilnin te t'kerkonin
Nuk do linin vend, madje as ne hene.

Nese do te njihnin, per ty do te kerkonin
Ne barqe te peshqve, ne trup te c'do reje…
Ne bote jam une i vetmi, ai qe te njeh
Ndaj jam vetem une, i cmendur pas teje.


  Gjithsej 135 faqe: « E parë ... « 73 74 75 76 77 78 79 80 81 [82] 83 84 85 86 87 88 89 90 91 » ... E fundit »
Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.