Forumi Horizont | Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 73 74 75 76 77 78 79 80 81 [82] 83 84 85 86 87 88 89 90 91 » ... E fundit » Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Nga se vjen "depresioni" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=935)
Hi Isra!
Faleminderit per vemendjen!
Disa nga ne jane shume te vetmuar dhe te komplikuar dhe te kuptoj nese nuk ndihesh rehat te shkruash. Megjithate e shikoj qe kemi shume gjera te perbashketa, edhe mua me pelqen te meditoj etj. Te gjithe kemi frike se te tjeret s'do te na kuptojne apo do te na gjykojne. Po e di cfare une kam me frike, e njoh veten time dhe jam krenare per te. Beji nje nder vetes dhe mos mendo shume per te shkuaren sepse eshte e vdekur. Nese e ke lexuar biblen thuhet se djalli na mundon duke na treguar te shkuaren qe te na beje te ndihemi pa vlere. Pervec kesaj nje shprehje amerikane thote:" Po e mbajte nje kembe ne te shkuaren dhe tjetren ne te ardhmen atehere do te urinosh ne te sotmen." Une te thashe qe jam plotesisht e kuruar mund te them dhe e kam arritur vetem me ane te nje vullneti dhe pune te jashtezakonshme me veten time. Nje nder gjerat qe me ka ndihmuar shume eshte fakti se arrita ta pranoj se jeta eshte xhungel dhe ashtu si kafshet ne te edhe njeriu duhet te pershtatet dhe te mbijetoj, plus gjerat nuk shkojne gjithmone ashtu sic i duam ne, nganjehere mund te vene shume keq por pas nje te keqe vjen nje e mire dhe se fundi jeta eshte shume e shkurter per tu harxhuar qofte per dike qofte per dicka. Une mundohem te shijoj dhe te marr kenaqesi (aq sa kam mundesi )nga cdo moment sepse iken dhe s'vjen me.
Te pershendes
Freespirit
Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 73 74 75 76 77 78 79 80 81 [82] 83 84 85 86 87 88 89 90 91 » ... E fundit » Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.