Forumi Horizont Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 73 74 75 76 77 78 79 80 81 [82] 83 84 85 86 87 88 89 90 91 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 03 Dhjetor 2007 - 20:28:

Citim:
Po citoj ato që tha Pleshtja
Vrapo Kotka ime e dashur, kembe zbathur, shpirt lodhur, sy perlotur vrapo...
Eja ere lehte, enderr e bukur, sy i ndritur... vrapo, te ndezim nje zjarr te madh ti ngrohim shpirtrat e ftohur.... Te pres


Vlonjati komplimente vertete te bukura vargjet e tua...



PO COKU NA KAP DHE NE FRYMZIMI NDONJE HER..

ANYWAY TI ROFSH

P.S TE TUAT JAN TE MERKULLUESHME.. GJITHASHTU DHE TE DIABOLIC-UT


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 03 Dhjetor 2007 - 20:38:

Do ta mbulojne gjethet parkun tone te vjeter ,ne tavolinen tone do pij dikush tjeter. Per ty do me marr malli,po larg do te kem shume, S’do vish me qe fort te t’perqafoj un.
Une te desha po kurre se kuptove ,Me mendjemadhesine tende me larg me dergove. Tani s’me ngelet gje tjeter, vecse te shoh Celularin me mesazhin e vjeter,aty ku me thoje se bashke do ishim pergjithmone, e as bota nuk mund ta shkaterronte dashurine tone.
Nuk mund te ulem me ne krevat, aty ku qendronim bashke ,Se kujtimet me vrasin dale-ngadale.Po tani ke do puthesh ti,ke do therrasesh “llokum” perseri??? Kush do te puth fort ashtu sic beja un ,Kush do te ve koken te gusha jote e te perqafoj shume??!!
Dhimbjen qe kam ne shpirt askujt s’do t’ia tregoj ,Dashurine tone vetem do ta vajtoj ,Do ta ruaj kujtimin tend ne zemer pa permend
Asgje me emer. Se ajo qe ndjej per ty nuk shprehet me fjale,
Po vetem me lot qe me shkojne varg…..


ika tashi se na lat pa pun, lol


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 03 Dhjetor 2007 - 20:39:

i fshni cik keto dy te parafundit


Postuar nga Pleshtja datë 03 Dhjetor 2007 - 21:15:

Jo Vlonjati perse do qe ti fshijne? - jane fjale qe shprehin nje ndjenje shume prekese.

Te pershendes.


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 03 Dhjetor 2007 - 21:19:

JO JO HON.. E KISHA LLAFIN PER ATO QE KAM SHKRUAJT UPS.. DHE ATE I FSHNI.. SE U POSTUA NJA 3 HER..


Postuar nga Zani datë 04 Dhjetor 2007 - 03:50:

....Ora e kujtimeve te diteve te mia, eshte ndale ne Ty!...cdo dite T'i je bashke me mua dhe ne mua!...sa keq me vjen,per njerzit qe kam per rreth zemre  qe ma rrethojne zemren fort,dhe qe me duan,e i dua jo pak...e mendja ime ndalon ne Ty!...e di valle se c'mekat qe bej!?...jo qe nuk jam i perkushtuar ndaj atyre qe me duan dhe i dua por Ti ua more dashurine e paster dhe te kthjellet si loti,me fjalen tende te embel... shume fort ma more zemren! ...kam frigen se do mbetesh e perjtshme dashuri per mua,e qe dua te frymoj nen tingujt e kenges tone qe e kendonim se bashku,per mua eshte hymn i dashurise,kenga jone!!... vjen Ti, ne mendje ne keto dite te mia ! dhe shiqimi im ndalon ne nje vend ...mediton mediton nje shikim zhbirues do ta quja ,Ty te kerkon shiqimi im!! e nuk te gjen dot !Je strukur thell ne zemren time ...e shpirti im e gjen qetsin kur Ti  vjen...por ja qe Ti sdo qe te vijsh!!...do qe te mbetesh hija percjellse e jetes sime,seq mu kujtua kenga e Pirro Cakos ..."sa shume te marroska nje femer",nuk me vjen lehte te shkruaj per Ty!...,jemi ne kohe moderne dhe dashurite e kohes se "Romeo e Xhulietes" me duket se nuk kthehen me!...por dashuri te tilla jetojne me shpresen se nje dite do te bashkohen ...nese jo ne kete bote ...ne boten e amshueshme Po!Jeton dashuria jone edhe ne keto dite te mia  pa Ty !Mallshem si sot,do te kujtoi per cdo dite te jetes sime,edhe loti nese me mashtron nuk me vie turp! sepse shume te desha!

Me mall te puthe fort!


Postuar nga Pleshtja datë 05 Dhjetor 2007 - 00:34:

Erë
Nganjehere behem erë
i dashur, kujtimet e grisura,
te hedhura, kthehen mbrapa
me inat...
Jane rrenqethje e jotja, e mungeses tende,
dhe gjaku i ngrohte,
vershon venave te kokes time,
e kthehet ne lot...
Fytyren
nganjehere, fytyren time e ledhaton kujtimi yt
Ashtu sikurse floket e tua ate nate pranvere,
qe un kurr s'mund ta harroj...
Sigurisht qe ndihem keq,
ndihem me te vertete keq,
e vazhdoj, vazhdoj e vazhdoj te ndihem keq...
Po ti si je, i dashur?
Ti qe me doje
Ti qe me perqafoje
Ti qe me ke pare duke qare......


Postuar nga kotka datë 05 Dhjetor 2007 - 00:57:

Zani dhe Pleshtja keto lloj dashurish vijne vetem nje here...........


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 05 Dhjetor 2007 - 00:57:

te me harroje kaq shpejt nuk e prisja
dhe te mendosh qe per ty edhe do vdisja
nga ty nuk e prisja kete veprim
e pa bes paske qene o shpirti im

nejse dicka me mundon ne keto caste
nuk e di si duhet te sillesh ne keto raste
nuk di me ju si te veproj
mos ndoshta jete te lumtur duhet t'ju uroj??


Postuar nga diabolic datë 05 Dhjetor 2007 - 03:04:

Asgje per te thene.
I the ti te gjitha.
Edhe me shume se cduhej.
Edhe me shume se c'prisja.
Tashme sme mbetet asgje tjeter vecse te jem vetevetja ashtu sic doja te isha me ty.
Ashtu si gjithmon kam qene me ty.
Por e kuptoj qe nuk eshte aspak e lehte per ty te jetosh me konfliktin qe e kaluara te ofron.
Ashtu si trishtimin ke bere mik te ngushte dhe nuk ndahesh prej tij as ne momentet e gezimit.

Mu kujtua ai citat te cilin e kam ndjekur nga pas por tashme me duket sikur me rri mbi lekure duke me peshperitur emrin tend.
-Piva per te te harruar.
-Problemi eshte se tashme te shoh dopjo.


Naten yllo ,shihemi ... (pas dy ditesh te pakten )


  Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 73 74 75 76 77 78 79 80 81 [82] 83 84 85 86 87 88 89 90 91 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.