Forumi Horizont Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 74 75 76 77 78 79 80 81 82 [83] 84 85 86 87 88 89 90 »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Endrra (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14046)


Postuar nga KRISTAL.DOC datë 07 Nëntor 2007 - 18:46:

Vesë dashurije

Sillet i heshtur an'e mb'anë
Hij' e gjumit të pandalë -
Ku jan' ëndërrat, ku janë
Gjumë ti, të qofsha falë?

Ku 'sh'to! mik'e gjithë ditës
Të m'a shohë shpirt' i sgjuar?
Zjarr' i syrit vetëtitës
Që më pati përvëluar?

Sonte mbeta mun në pisë
Nën' ushtimin e një buje:
Moj motriçk' e vogëlisë
Nuk të shoh, po ti këtu-je...

Ti mendon mi supë t'ime
E mbështetur me një faqe;
Regëtin me deshërime
Zemr' e mbushur me farmaqe

Me flet tinës buz' e shkruar
Fjal'e urt' e gojës s'ate
P'shon për kohën e kaluar
Që më s'vjen që kur na vate;

Që kur lamë shokërinë
Sa zu zemra të buçasi-
Oh! sa shpesh më ven e vinë
Përkëdheljet e çdo çasi!

Pa mendohem me llaftarë
Si te humba posi hije
Sa pikovi lot'i parë,
Posi vesë dashurije


  Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 74 75 76 77 78 79 80 81 82 [83] 84 85 86 87 88 89 90 »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.