Forumi Horizont Gjithsej 124 faqe: « E parë ... « 74 75 76 77 78 79 80 81 82 [83] 84 85 86 87 88 89 90 91 92 » ... E fundit »
Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shkelqimi dhe renia e shokut Eduin! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14192)


Postuar nga ishpeshtimi datë 05 Korrik 2009 - 17:33:

SHBA, BE dhe Eduinet.

Shpesh politikanet shqiptare,per te genjyer popullin perdorin karten e Nderkombetareve.(Keshtu beri edhe dje Meta). Politikanet shqiptare duan t'ja dine pak ose aspak per te huajt. Ne te kundert nuk do kishin mbushur xhepat ne kete menyre dhe do lejonin nje korrupsion te papare ne te gjitha hallkat e pushtetit dhe administrates shteterore.

Bashkeqeverisja Berisha-Meta eshte e deshtuar qe ne nisje.ASKUSH NUK MUND TE PUNOJE ME BERISHEN.(Vec atyre qe nuk kane asnje te kaluar politike dhe jane kukulla.)

E perseris qe Meta nuk hyri ne Qeveri per 2-3 ministri.Hyri per te rrezuar Ramen nga kreu i PS-se dhe per te garantuar mbijetesen e tij ne politike.
Lufta mes tyre eshte e ashper, tamam si lufta brenda llojit,po te bejme nje analogji me "Origjinen e specieve" te Darvinit.

Ai elektorat i garantuar shqiptar i PS-se(qe eshte 25-30% e populllsise)eshte objekti i luftes deri ne fund te shtatorit. Pas kesaj fillon lufta kunder Berishes.

Interesi i SHBA dhe BE eshte qe vendi te jete i stabilizur dhe te vazhdohen reformat,por politika e tyre nuk favorizon emra te caktuar.
Merkelit dhe Sarkozise nuk i behet vone ne se ne krye te Shqiperise eshte i Djathti Berisha. Aq me pak Berluskonit.
Po ashtu nuk duan t'ja dine te majtet e Anglise dhe Spanjes(ne Greqi eshte ne pushtet e djathta).
Obames as i bie ndermend se kush fiton ne Shqiperi. Per ta nje qeverisje e mire dhe qe mbeshtet interesat amerikane eshte e mjaftueshme.

Ne Shqiperi qeverisin shqiptaret. Kjo eshte nje e mire e madhe.
E keqja e madhe eshte qe keta qeveritare shqiptare jane HAJDUTE!


  Gjithsej 124 faqe: « E parë ... « 74 75 76 77 78 79 80 81 82 [83] 84 85 86 87 88 89 90 91 92 » ... E fundit »
Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.