Forumi Horizont | Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 74 75 76 77 78 79 80 81 82 [83] 84 85 86 87 88 89 90 91 92 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
Edhe pse diet nuk mbaja kurre ...Erdhe Ti dhe keto dite te mia pa Ty ...je bere dieta ime !nuk me dhimset aspak vetja qe humba nga pesha keto dite ...e dij per ke!Kam harruar si te qeshem me shpirt ...vetem buzet me levizin para te tjereve ...!Pranvera do shkojne e do vijne ...por pranvera e njohjes sone do jete stina me e bukur ...edhe pse tani kam harru si vjen pranvera ....! cdo ardhje te pranveres do te jesh kujtimi im i pa harruar ,kujtimi me i bukur qe ndonje here perjetova ....ditet e mia pa Ty,jane ditet e vuajtjes ...por edhe edhe vuajtja per Ty une them se ka peshen dhe vleren e saj.Edhe vuajtja eshte pjese e jona dhe per njerz eshte se fundmi ...eshte ndjenje e thell ne shpirtin e njeriut qe ka per ate qe e ndjen...une ndjeva per Ty shpirt!
T'perqafoj mallshem!
E mbylla dritaren e kujtimeve sot,
nuk dua qe mendimet te me sjellin tek ti..
vetem dua te mbushem me fryme e te heq kete peshe gurore...
qe mbart mbi shpatulla...
E mbylla dritaren e kujtimeve sot,
Nuk e duroj me hijen tende, me ka mbeshtjellur si nje mjergull e pafundme.
Ngadale e shkunda pluhurin e kepuceve,
e lashe pas qe ne te, më mos te shkelja...
Sot lotet mbi trendafila nuk i derdha,
qe te tjere me aromen tende mos te çelnin...
I lava duart nga njollat e bojes, qe me per ty mos te shkruaja...
Vrapova, prapova ne pambarim, e lutja e buzes time nga askush s'u degjua
e boje e penes me renkim, me tha mjaft me perdore,
lerm te pushoj dhe mua...
E mbylla dritaren e kujtimeve sot
e dites i thashe te vazhdoje pa TY,
ndoshta gabim apo mekat nuk e di por,
dritaren e kujtimeve, SOT e mbylla, gjithsesi!...
Citim:
Po citoj ato që tha Zani
Edhe pse diet nuk mbaja kurre ...Erdhe Ti dhe keto dite te mia pa Ty ...je bere dieta ime !nuk me dhimset aspak vetja qe humba nga pesha keto dite ...e dij per ke!Kam harruar si te qeshem me shpirt ...vetem buzet me levizin para te tjereve ...!Pranvera do shkojne e do vijne ...por pranvera e njohjes sone do jete stina me e bukur ...edhe pse tani kam harru si vjen pranvera ....! cdo ardhje te pranveres do te jesh kujtimi im i pa harruar ,kujtimi me i bukur qe ndonje here perjetova ....ditet e mia pa Ty,jane ditet e vuajtjes ...por edhe edhe vuajtja per Ty une them se ka peshen dhe vleren e saj.Edhe vuajtja eshte pjese e jona dhe per njerz eshte se fundmi ...eshte ndjenje e thell ne shpirtin e njeriut qe ka per ate qe e ndjen...une ndjeva per Ty shpirt!
T'perqafoj mallshem!
hi
Nuk ka rendesi nese nuk na duan,por te perpiqemi qe cdo dashuri tonen mos e kthjeme ne vuajtje...Pasi ka njerez te cilet sfiliten per te perjetuar ate ndjesi hyjnore qe ne e quajme DASHURI,e nuk munden,por jane vetem viktima te nje iluzioni ndjesor.....E do jepnin gjithcka per ta pasur qofte edhe per 1 sec sado joreciproke te ishte....
FLM QE ME BEN TE BESOJ QE ME DO ME VERTETE...
dy fjale....asgje me teper
ditet e mia pa ty ....
tashme kane vdekur
ate cast qe u ndam, vdiqe edhe ti
tani jam i lumtur dhe jetoj perseri
Kam shume pak kohe per te te thene ate qe duhet te te kisha thene prej kohesh.
Nuk me dalin as faqe romanesh pa fillim e pa fund, as lumenj fjalesh ne detin vetedijes time ku ndjenjen kam kohe qe e kam burgosur ne bodrumet e ndergjegjes.
Por eshte me mire mos te te them asgje sepse tingulli i fjales time ndoshta thyen sferen e kristalte qe ka mbeshtjell qenien tende .
Ashtu si gjethja e shtatorit rash pa bere zhurme ne gjumin tim letargjik i zverdhur nga koha ,i thare nga etja ,i vrare nga stina e ndjenjes.
Ndonjehere nuk e di se kush jeton brenda meje qe me peshperit fjale te embla tundimi duke ushqyer ndjenjen me copeza shprese.
Ndonjehere nuk e di se kush me sjell me kembe ne toke dhe une rifilloj te jem ciniku qe gjithmon dua te jem por qe smundem.
Ndonjehere ne cdo hap qe bej gjej pergjigjet e humbura neper pyetje konfuze qe jeta mi ben pa u lodhur.
Ndonjehere harroj qe jam vetevetja dhe kerkoj dashurine edhe neper tabu idesh.
Por zgjohem nga endra sepse fjalet e tua here here me vrasin dhe here me sherojne plaget.
Me kembe ne toke eci edhe atehere kur jam me krah engjelli .
Ndoshta se tashme apatia kronike me kujton se ndjenjat jane mostra qe te mbajne gjalle deri sa kane mundesi te ushqehen me ty pastaj kur te kane thithur palcen atehere te vrasin dhe te hedhin tutje neper burgjet e indiferences.
Tashme do te gjej nje cigare qe me tymin e saj ti te identifikohesh dhe te humbesh brenda tij .
Kam frike se te kam dhene me rendesi ty sesa nikotines.
Te pakten nikotina te vrat pak nga pak ndersa ti...
Psas pak oresh nisem per ne shqiperi keshtu qe ndoshta sdo te jem tek Ditet e mia pa ty...
Pershendes te gjithe miqte e mi qe shkruajne tek Ditet...
HMMMM,,,MEZI PRES TE SHIJOJ THITHJEN E BUZEVE TE MIA NGA TY...
NUK E DI KE DUHET TE FALENDEROJ QE JAM UNE AJO QE TE PUTH,TE PREK E QE EKSTAZOHEM NE PRANINE TENDE...
TE DUAAAA MREKULLIA IME
Pershendetje!
Qofsh mire,Lutem
E panjohura dashuri e imja...me ke bere te perlotem me kete mungesen tende keto dite te mia pa Ty!a thua isha i denuar kaq shume sa te jetoj pa dashurine tende...?,pa pamjen tende!?...pa ngrohtesine tende ??...tani edhe pa shkrimet tuja ne drejtim timin !!??Nuk mund te quhet reciprocitet ndaj njeri tjetrit kjo!
Cfaredo qe te jesh duke menduar,dije se te dua shume, shume,dhe te perqafoj fort e fort me mall dhe dashuri.Cfare rendesie ka se jemi kaq larg fizikisht, mund te jetonim dere me dere e mund te mos I thoshim as nje miremengjes njeri tjetrit, jemi kaq larg dhe Ti e di se jam diku,ku askush smund te merr dot nga brendesia ime.Te lutem, te lutem, mos u merzit, kurre nuk dihet se cfare ka e nesermja.Ty te deshiroj miresi e shendet!
Naten e Mire dashuria e jetes time!
Ah sa mall qe mbaj
shpirti me zien per Ty!
Fort te Perqafoj!
Sot mes heshtjes dhe mallit, dy lot un derdha per ty, ne deboren e bardhe loti im u shkri, ulerija si e marre mes heshtjes dhe meje, deshiroja patjeter t'me degjoje brenda teje.......... Ja ku jam, si nje shishe vere e lene pergjysem, nuk di si ndiehem, gjysem bosh apo gjysem plot? Eh nejse s'ka rendesi... Si bora e ftohte ashtu dhe shpirti, dimer me eshte bere, e duart me kane ngrire, nuk shkruajne me. Te kam thene shume fjale e pak me ke kuptuar prandaj me kaq po e le... Gezuar festat...
P.
Sa here afrojne festat e Krishtlindjeve, melankolia si gjithmone me peshtjell dhe me con atje larg ne hapesiren e hirshme te padukshme midis bores dhe qiellit, tek njerezit, qe dikur i desha dhe prane nuk i kisha kurre, tek njerezit qe aq shume i kuptova dhe i fala, te cilet edhe pse kurre nuk me kuptuan dhe me falen, mua prape me mungojne aq shume.... Ah sikur ta dinin...
Melankolia ime e dashur largohu prej meje, me ler te qete qe une me mendje te kthjellet te uroj gjithe te dashurit e mij..."Gezuar Krishtlindjet" pa lote ne sy.
Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 74 75 76 77 78 79 80 81 82 [83] 84 85 86 87 88 89 90 91 92 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.