Forumi Horizont Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 75 76 77 78 79 80 81 82 83 [84] 85 86 87 88 89 90 91 92 93 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Cila eshte mosha e pershtatshme per tu bere nene dhe pse? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16677)


Postuar nga shelgu datë 30 Dhjetor 2008 - 20:58:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka



Ja ta tregoj une ty nje origjinale ne public Vlora, se nuk me vjen turp e ti mbaj fsheur. Une nga natyra jam e hapur, kush do te kuptoje le te kuptoje, kush nuk kupton ne qafe paste veten.

Me vinte njera ne shtepi, qe une mendova se ishte e mire, e cilter dhe e sinqerte (e huaj kuptohet) dhe sa here i shihja te dy te shihnin film ne kanape ne family room, gezohesha dhe kenaqesha e i puthja te dy ne balle nga kenaqesia qe kishin dashurine si dy zogj.

Nje here, dy here, tre here, kater here, u bene muaj qe une e tim shoq nuk kishim me kanape te shihnim lajmet. U shkepa duke lexuar libra ne dhomen time (ajo dhoma ime nuk mu nda edhe kur jetova me vjerre edhe tani qe do me vine zockat) Gjenim madamen shtrire ne kanape, mbuluar edhe me roben e leshte dhe shihte filmat qe donte ajo. Im bir u lodh, se nuk ishte mesuar te shihte filma me ore te tera pa pushim dhe e zinte gjumi, qe ti bente hatrin madames. As i behej vone fare, rrinte deri vone, qe pastaj t'i thonim: "ku do ikesh tani kaq vone naten?" se une kisha pergjegjesi si nene per nje vajze te re. Keshtu qe i shtronim edhe krevatin. Iu lezetua edhe krevati, se si duket ne shtepi te saj nuk i dispononin as kanape personale dhe as i shtronin krevatin. Tha me vehte madama "u c'u beka ketu, parajse, ketu te trajtojne si princeshe, te flasin me dashamiresi, te buzeqeshin, te qerasin"

Durimi mbaroi, nje dite prej ditesh zura kanapene, vura kater jasteke te ve kembet te me c'lodheshin dhe po lexoja liber, nje Hi te thate dhe qe ate dite u bera prape me kanapene time dhe te merja fryme lirshem ne shtepine time.

Filloi te ndryshoje me vone, por aha nuk e ha kotka ate kokerr ulliri kollaj.

Moj vajze e dashur i thashe: "une c'bej me kaq dashuri dhe embelsi e bej per tim bir, qe e dua sa nje Zot e di, jo per ty e dashur, OKeeeejjj, mbush apo nuk mbush. Mos e kam te shkruar gje ne balle idiote dhe nuk e shoh une?"

Iku me bisht nder shale se njehere thank you nuk dinte te thoshte. Ishte nga ato qe nuk donte te martohej dhe te bente femije, qe thoni juve miqte e mij kjo vajza, por donte vetem relationship, d.m.th. nga ato qe duan ti mbash ne krahe, jo te te mbajne ne krahe.

Megjithate nuk jane te gjitha te huajat keshtu. Te tilla ka edhe shqiptare.

Eshte mire t'i afrosh dhe t'i njohesh njerezit dhe kurre nuk jam bere pishman per kete, vetem nga afer mund te gjykosh drejt nje njeri, jo nga larg duke u pare syte e bukur.

HAJDE GEZUAR VITIN E RI 2009

O Vlora e di pse nuk duan te martohen e bejne femije rinia sot, se sexi nuk u mungon sic na mungonte neve njehere e nje kohe prandaj. Parate i kane, shtepite i kane, shkollat i kane, perse u duhen femijet, femijet duan pune dhe duhet t'u japesh, femijet nuk te japin gje, vetem boyfriendet dhe girlfriendet te japin.

Jetojme ne nje bote mosmirenjohese dhe vetem me ankesa, por zoti i sheh te gjitha dhe perpara atij jemi te gjithe lakuriq, vetem ate nuk e genjejme dot.

Ciao tutti



E tha Kotka, po kujt i tha se?

Po pse moj Kotke? A nuk do jemi "mudherne"? Ajo eshte jete liberale. Ohu ju te vjetrit, doni qe te vije nusja ne shtepi dhe vrap te beje byreqin. Pa te laje edhe enet dhe te vere dhe vakumin. Jaaaa! Dhe ti te shtrihesh ne kanape te besh rehat me kater jastiqe se te dhembin kembet.

Jooo, as mos fli asaj ane.

Pa pyet amorin njehere si ja ben vjehrres " me maje"?


  Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 75 76 77 78 79 80 81 82 83 [84] 85 86 87 88 89 90 91 92 93 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.