Forumi Horizont | Gjithsej 176 faqe: « E parë ... « 75 76 77 78 79 80 81 82 83 [84] 85 86 87 88 89 90 91 92 93 » ... E fundit » Trego 176 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Si e mendoni kete gje ...nuk eshte shaka !!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17204)
Jo Petter, nuk jam gay. Jo deri tani te pakten.
Por mund te them se kam neveri.
Ne rangun e neverive me peshtirosen me shume evangjelistet e amerikes qe shtiren sikur kane lidhje me zotin, sesa dy gay qe duan njeri tjetrin.
Disa nga fetaret ne fjale i gjen tek filmi "Bruno", teksa ndihmojne nje gay te konvertohet.
Lexoj me siper fjale me kuptim social (degjenerim, race, etj). Pa hyre ne rrezikun e perdorimit te fjales "race" per te diskriminiuar "bythzinjte", po perqendrohem diku tjeter.
Jetojme ne epoken e pergjegjesive dhe lirive INDIVIDUALE. Ruajtja e races nga degjenerimi kalon vetem nga detyrimi i njerezve qe jane ndryshe nga ne. Ky eshte shembulli me i mire i diktatures qe mund te imagjinohet sot. Aplikohet ne Iran, ku ekziston nje polici fetare dhe u aplikua ne Afganistan ne regjimin taleban. Detyrimi nuk ka brire per tu quajtur diktature, mund te jete per zgjedhje personale, sepse dashuron nje partner jashte martese, apo sepse vesh xhinse (sic benin komunistet ne Shqiperi). Problemi eshte gjithmone tek fjala DETYRIM dhe ideja se mund te kontrollohen aspektet personale te individit.
Amerika???
Amerika eshte gje tjeter. Fillimisht hapja mendore nuk ka ndodhur ne Amerike, por ne Evropen e veriuit. Edukata seksuale eshte futur ne programin e shkolles fillore per here te pare ne Suedi, atehere kur gjithe bota i binte maces me luge. Qendra e pare e planifikimit familjar eshte hapur ne Hollande. Pikerisht ne keto vende sot lejohen martesat mes homoseksualeve. Racat integrohen me njera tjetren dhe bashkejetojne pa probleme. Kjo ndodh sepse nejrezit konsiderohen njerez dhe pjelljet midis racave nuk prodhojne friken e zhdukjes.
Amerika prape???
Amerika ka bere disa zgjedhje nga halli. I dha te drejta zezakeve pasi vrau, masakroi dhe skllaveroi shume prej tyre. Po i jep te drejta indios pasi i fshiu nga kontinenti. Por nuk ka si te beje ndryshe, sepse nje shtet miks si SHBA pushon se ekzistuari nese ndan popullin me dysh. Te drejtat dhe financimet qe u jep indianeve eshte forma me e larte e moralit te nje shteti, sepse te ishin shqiptaret do i kishin shkelur me kembe sic bejne me paikcat jevge apo greke. E permendi mire agata qe Amerika ka nje president me ngjyre sot, dhe kjo i tregoi botes sa bukur di ti marre kthesat ne aspekte institucionale.
Megjithate, mos harroni zhvillimet kerkojne sakrifica. Zezaket amerikane dhe elektorati iranian di ta beje kete. Ne shqiperi e vetmja sakrifice qe eshte bere eshte POLITIKE (per shembjen e komunizmit apo Berishizmit ne 1997-en). Duket sikur aspektet sociale jane te dores se trete ne Shqiperi, dhe konseguencat duken çdo dite ne vrasje dhe rrahje brenda familjes, ne sherre sepse "me gervishe makinen", etj.
Mendoj se keto jane aspektet qe populli shqiptar duhet te sakrifoje. Perligjia e homoseksualeve eshte nje prej ketyre aneve. Sic e tha dikush homoseksualet kane ekzistuar dhe do ekzistojne gjithmone, por jo vetem ne Shqiperi... Disa ketu diskutojne sikur kane ne dore ekzistencen e tyre. Ekzistenca e homoseksualeve nuk eshte argument bisedimi. Argumenti i vetem eshte respektimi qe mund ti behet nga ana institucionale. Atyre qe bazohen tek fete dhe zoterit per te llogjikuar, i kujtoj se duhet te pyesin veten pse zoti ka krijuar homoseksuale (1) dhe se zoti thote qe tjetri duhet te respektohet gjithmone (2).
P.s. Epiteti fshatar/emigrant u perdor si fakt. Emigrant eshte ai qe shkon ne nje vend tjeter. Nuk ka kuptim kur nje emigrant gjykon kulturen e vendit ku shkon. Fshataret e Smokthines u moren si shembull qe nuk njohin homoseksualitetin. Atehere u futem ne psikologjine e fshatareve qe nuk pranokan homoseksualitetin, sic nuk e pranojne shume qytetare te ketij forumi. Motori ama qenkan fshataret...
Gjithsej 176 faqe: « E parë ... « 75 76 77 78 79 80 81 82 83 [84] 85 86 87 88 89 90 91 92 93 » ... E fundit » Trego 176 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.