Forumi Horizont Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 838 839 840 841 842 843 844 845 846 [847] 848 849 850 851 852 853 854 855 856 » ... E fundit »
Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- flash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4777)


Postuar nga lorie datë 13 Dhjetor 2010 - 08:03:

Lightbulb ata me zbusin zemren pa e ditur

E-Dada Loli,can we play hide and seek?
Me-Do luash hapa dollapa?
E-What is hapa dlapa dada Loli?
Me-Hapa dollapa eshte hide and seek ne shqip. Thuaj Hapa dollapa.
E-Hapa drapa.
Me-Jo. Hapa Dollapa.
E-Hapa dlapa.
Me-Hapa Dollapa.
E- Hapa Dollapa. Can we play dada Loli?
Me- Ok,une do mbyll syte. Do numeroj deri ne 5. Ti shko fshiu.- nipi im 3-vjecar iku.
Me-1,2,3,4,5. I hapa syte. Ku te jete futur ky E? E ka pare njeri?- une duke ecur neper dhomat.-Ku te jete futur E? - u futa tek dhoma ime dhe pashe dollapin e rrobave te hapur. Ai ishte fshehur tek pjesa e poshtme ku une mbaj mjete arti dhe kanvase pikturash.- Ku te jete futur E? S'po ma zene syte fare. E ke pare ti A? -pyeta nipin tim 1 vjecar qe as qe e kishte mendjen,me ne fund ia pashe gjithe trupin por ngaqe kish mbyllur syte ai mendonte se nuk po e shihja. Ndenja per disa sekonda te shihja sa per te qeshur ishte skena pastaj i fola: Ja ku jee!! C'ben ketu ti?
Ai qeshi me te madhe dhe une e ngrita ne ajer horizontalisht.
Kapa nje peshk te madh ,sa i madh-ia bera dhe ai u shkri se qeshuri- do ta ha per darke, c'do kenaqem, yumm, yumm- i thashe dhe i putha gushen e bardhe- ai vazhdonte gajasjen-sa mire,s'me iken dot nga dora-pastaj ne ajer nxitova nga nje cep ne cepin tjeter te korridorit duke imituar zhurmen e aeroplanit. PAs njefare kohe me foli: Dada Loli, put me down.- dhe iu desh disa here te me thoshte kete perpara se ta ulja.
--------------------------------------------

Dy binjaket i kisha ne sediljet e dyta te makines.Ishin vajzat 3 vjecare te nje mikeshes sime qe mi kishte lene 'ne dorezim' ate fundjave. Ne radio jepej kenga 'I want a hippopotamus for Christmas'. Ato te dyja nuk reshtnin se beri pyetje nga me random, dhe te me terhiqnin vemendjen duke me thene : Wow, look at the bright lights, Lori. Look snow! Look at the moon! -sikur te ishte hera e pare qe kishin pare bore apo drita apo hene. Ne fillim u fola ne menyre monotone qe ti shmangja komentet e tyre te zgjuara per cdo detaj sikur te vinin jeten time nen mikroskop , por entuziazmi i tyre per gjerat me te thjeshta me beri nje ndryshim brenda meje. Ah po, kishin te drejte, dritat ishin te bukura, bora, dhe hena gjithashtu; nje ndjenje magjie me lindi perbrenda- ajo magjia qe une luftoj te mos e humbas por sa here qe shpenzoj kohe me femijet me duket se deri diku e kam humbur dhe e dua mbrapsht. Tani po qe po filloja te shijoja atmosferen e Krishtlindjeve, jo kur qe ne muajin Nentor, kishin filluar kenget e festave. Kur degjova per here te pare sivjet aq heret, as pa kaluar dita e Falenderimeve ato kenge ,kam mbetur me goje hapur nga habija: Are you serious? NO magic!
Megjithate, te treja filluam te ndiqnim melodine e 'I want a hippo for Christmas' pa ia ditur fjalet. Me vone, luajtem nje loje qe ato kishin shpikur vete me titull 'The flying game' duke kendar kenge te krijuara ne moment mbi fluturime, qiell, diell, lule, flutura.DUkej si nje Disney musical production gone off key. bahah. Dhe ato s'rreshtnin se theni ,prej kenaqesise: I love you Lori. S'isha e sigurte kush ishte me shume e kenaqur, ato apo une. Ciltersia, sinqeriteti, fantazia, embelsia dhe zemra e tyre qe perpunohet kaq lehte eshte per tu admiruar. Dua te jem si ata ne zemer.

I want to be as shrewd as a snake and as innocent as a dove.

Kenga e Natashes qe po e degjoj tani me kujton shpirtin spontan, aventurier, dhe te lire.

Natasha Bedingfield- Pocket full of Sunshine

http://www.youtube.com/watch?v=gte3BoXKwP0


  Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 838 839 840 841 842 843 844 845 846 [847] 848 849 850 851 852 853 854 855 856 » ... E fundit »
Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.