| Forumi Horizont | Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 76 77 78 79 80 81 82 83 84 [85] 86 87 88 89 90 » Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Endrra (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14046)
..........Atë natë
Atë natë yjet ishin kaqë afër!
Duart zgjata drejt qiellit,
dhe këputa ca prej tyre.
Mërmëritje dëgjova pas shpinës,
dhe kokën ktheva i tronditur.
Ishte Hëna që ruante kopshtin e saj!
I zënë në faj,
një këngë të vjetër nisa të fërshëllej.
E vrap ika tutje që ty të të arrija…
…Me një tufë… yjesh në dorë.
DXP
| Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 76 77 78 79 80 81 82 83 84 [85] 86 87 88 89 90 » Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.