Forumi Horizont Gjithsej 103 faqe: « E parë ... « 76 77 78 79 80 81 82 83 84 [85] 86 87 88 89 90 91 92 93 94 » ... E fundit »
Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- " Mirë se vini në botën time të poezisë.." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16490)


Postuar nga shelgu datë 16 Dhjetor 2008 - 02:28:

Re: Qytetit tim....

Citim:
Po citoj ato që tha LoTi_DaShUrIsË
Qyteti im Ferizaji...

Sa herë që vi e vizitoj,
rreth e rrotull, e anë e mbanë,
sa më përmallon, kur e shikoj,
sa shumë, shetitje në të unë kam lanë...

Vërtet, më duket krejt ndryshe,
ka shumë, por dhe shumëçka i mungon,
dhe e di, nuk kam as mëdyshje,
kur e shoh ashtu, zemra për të loton...

Loton, zemra e për të, dhemb,
edhe pse shumëçka iu është kall,
por qyteti im gjithmonë ka vend,
dhe është sërish i gjallë.

Uji tij, i pijshëm,
ah, sa të freskon,
lumi tij, sa është i hijshëm
dhe bukuria, gjithmonë i çëndron..

Ferizaji, si dikur i veçant,
me djem dhe vajza të bukur,
rininë kishte gjithnjë, modern, ekstravagant,
ah, sa jem krenar, e të lumtur..

Sa herë që vije dhe përmallohem,
shoqërinë time që i pata dikur,
tani më s'i shoh, s'i kam,
nuk di, të gjithë kanë humbur,
më nuk i njoh, a thua tash ku janë?!

Shumë gjëra kanë ndryshu, në këtë qytet,
por megjithatë edhe më i ndritshëm duket,
edhe pse shumë banorë të tij e lanë vet,
dhe lutem,të na çëndroj, i gjall gjithmonë t'jetë..!!!

Qyteti im, Ferizaji,
sa më mungon,
më mungon fusha e mali,
kur e shoh, sa po gjallëron,
oh, sa më gëzon,
kur e lë, sa më merr sërish malli,
por megjithatë, unë ndjehem krenare,
që kam një vend të tillë,
jam Ferizajase,
askund s'ndjehem më mirë,
më e lirë...

Shkruar me 13. Dhjetor. 2oo8 Gjermani,
nga autorja Loti_Dashurise !!!



Tre strofat e para, megjithse pak diletandte jane te bukura. Te tjerat me vjen keq po me duken sikur shkaterrojne ato qe ke bere ne fillim


  Gjithsej 103 faqe: « E parë ... « 76 77 78 79 80 81 82 83 84 [85] 86 87 88 89 90 91 92 93 94 » ... E fundit »
Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.