Forumi Horizont | Gjithsej 98 faqe: « E parë ... « 76 77 78 79 80 81 82 83 84 [85] 86 87 88 89 90 91 92 93 94 » ... E fundit » Trego 98 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17956)
As Egjiptit nuk i afrohemi, pa le Europës!
Sot çdo media në mbarë botën zien nga lajmi se ‘faraoni i vjetër’, Hosni Mubarak është dënuar me burgim të përjetshëm.
Vjet në janar, njësoj si miku i tij, Sali Berisha (kujtoni Besnik Mustafajn që thoshte se e këshillova Berishën të mos shkonte ta takonte Mubarakun në vitin 2007, por ai shkoi), ai dha urdhër për të qëlluar mbi protestuesit në sheshin Tahrir. Edhe Sali Berisha bëri të njëjtën gjë. Tani Mubarak është pas hekurave, Berishën e kemi kryeministër, duke na kërcënuar madje se do jetë edhe pas vitit 2017. Sa turp, as te Egjipti nuk shkojmë, le më për të folur për Europën. Nuk është çudi që kemi tre vjet që nuk na qas askush në BE.
Mubarak u rrëzua në shkurt, doli përpara gjykatës në gusht dhe tani është i dënuar. Ne sot e kësaj dite nuk kemi asnjë të dënuar. Kemi vetëm dy ushtarakë në gjyq, madje njëri rri në shtëpi për shtatë palë qejfe. Asnjë të akuzuar për urdhrat. Dy fajtorët kryesorë nga politika na qeshin njëri nga Bashkia dhe tjetri nga Kryeministria. I meritojmë!
Gjithsej 98 faqe: « E parë ... « 76 77 78 79 80 81 82 83 84 [85] 86 87 88 89 90 91 92 93 94 » ... E fundit » Trego 98 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.