Forumi Horizont Gjithsej 182 faqe: « E parë ... « 76 77 78 79 80 81 82 83 84 [85] 86 87 88 89 90 91 92 93 94 » ... E fundit »
Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Shqiptari me i madh i te gjitha koherave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3213)


Postuar nga IQVLORA datë 09 Prill 2007 - 20:57:

Heroi

I dashur patriot,deri diku jam dakord me ju por a mund te me thuash ndonje emer nga qyteti jone i cili na qenka bere milioner duke qene ne radhet e PD-s.Mos gje S Shehu e ndonje tjeter,i cili ka qene punetor ne Fabriken e Cimentos,qe pervec punes se shtettit qepte pantallona e kostume gjer naten vone?Se ku te rreh cekani ty une e kuptoj shume mire.Karshi atij personi edhe une kam rezervat e mia dhe mospajtime te shumta.Vetem per nje gje me vjen keq per ju,sepse nuk e mendoja qe te dalesh ne mbrojtje atyre njerezve me ide ekstremiste,komuniste dua te them.Megjithate eshte puna jote lidhja me te kaluaren.Qe gjyshi jot ka qene partizan a deshmor i Luftes nuk do te thote qe ju indirekt te mbroni E Hoxhen.Ata djem qe luftuan e u vrane maleve per liri,per te cilet une kam respekt te vecante,u zhgenjyen nga mashtrimet se mbas lufte do te hanin me luge floriri.Per 50 vjet une edhe ti nuk hengrem njehere mire,nuk u veshem bukur,nuk e thame dot hapur ate qe mendonim.Shqiptaret per 50 vjet luftonin se a do te prodhonin sasine e mjaftueshme te drithit per buken e gojes.Besoj syte e tu dhe te mijte kane pare ne dyqanet e bukes se si i pergjigjej shitsja ndonje fshatari qe kerkonte te blinte nj 1/2 buke.Ik se je nga fshati.
Per nje dicka ke shume te drejte, partija juaj beri milioner gjakpirese te tipit surratbajgash te kallepi Luiza Hoxha e plot kriminel te tjere.Keta u shperblyen per krimet dhe djegjen e vendit.
Bashke kuptohemi besoj pavaresisht mendimeve te kunderta.Po me kundershtove per zhvillimet e sotme je miku im me i mire ,ndersa po qe se merr ne mbrojtje nje diktator stalinist si e hoxha bashke nuk pajtohemi.
Ndersa persa i perket asj shoqes komuniste nuk ja vlen te humbesh kohe per pergjigje.
Respekte


  Gjithsej 182 faqe: « E parë ... « 76 77 78 79 80 81 82 83 84 [85] 86 87 88 89 90 91 92 93 94 » ... E fundit »
Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.