| Forumi Horizont | Gjithsej 135 faqe: « E parë ... « 76 77 78 79 80 81 82 83 84 [85] 86 87 88 89 90 91 92 93 94 » ... E fundit » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kape Castin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6892)
Lumturise!
Lumturi sa te kerkova
Ne kerkim me shkoi jeta
Male e kufinj kalova
Por askund, askund s'te gjeta.
S'pati vend qe nuk e brodha
Mendova do jesh diku
Te kerkova sa u lodha
Ku qenke fshehur keshtu?
Te kerkova ne toke thelle
Shtate pash nen dhe germova
Asgje brenda saj nuk gjeta
Vetem gure, krimba e kocka.
Neper dete te kerkova
Thelle ne fund te tij jam zhytur
Nuk pashe ,vetem peshq, balena...
Skafe, emigrante te mbytur.
Lart ne qiej te kerkova
Yll me yll e re mbi re
As aty dot s'te takova
He pra dil e ku me je?
Dhe ne google te kerkova
Oh, sa shpejt u hap katrori
Lumturi brenda tij shkrova
Asnje rezultat nuk doli.
| Gjithsej 135 faqe: « E parë ... « 76 77 78 79 80 81 82 83 84 [85] 86 87 88 89 90 91 92 93 94 » ... E fundit » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.