Forumi Horizont Gjithsej 977 faqe: « E parë ... « 841 842 843 844 845 846 847 848 849 [850] 851 852 853 854 855 856 857 858 859 » ... E fundit »
Trego 977 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- Per cfare gatimi Shqiptar ju ka mar malli me shume ??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8743)


Postuar nga RAIMONDI datë 28 Gusht 2009 - 09:40:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
mu me ka marre malli per lakror me qepe e domate e 1 gote llalle nga ajo qe ka bere cedrus


Edhe mua me pelqente shume lakrori me qepe dhe domate, dhe tani me kujtohet dukej si Picat, se gjyshet e mija kete lloj byreku apo lakrori e benin me peta te holla  

-Jma i detyruar ti them edhe byrek edhe lakror--sepse gjyshja nga Vlora i thosh byrek, ----Por gjyshja nga Kolonja qe me ka ritur mua  i thoshte Lakror--dhe ti ma kujtove tani te foluren e saj, ---Sic duket ti duhet te jesh andej nga Kolonja  a Korca besoj ??

---Sa per dhalle , plaku im bente dhalle ne nje kafene qe kishim  ne Vlore , dhe vinte gjithe Vlora te pinte dhalle se e pelqenin, po une me shoket e mij nuk e pelqenim dhe une tallja trapin me plakun. Por  mbaj mend qe pija dhalle ne fshat kur isha i vogel --

 ---Ne Vlore thuhej qe po hyri dhalla ne shpi, hyri sheri ---lol , por tani na ka marre malli edhe per dhallen, per te gjitha gjellet shqiptare---

-------Megjithate mua me shume me ka marre malli per Byrekun me mish te grire dhe oriz qe ma bente Nena ime---

Por me ka marre malli edhe per  Patellixhane te mbushura, aroma e tyre me cmend, per Dollmen me mish kaposhi, per Tave me patate, edhe byrek me kungull e mbaj mendkur me bente nena , me pelqente shume--- eh , cdo gjelle shqiptare me shijon, se c'kane nje shije te vecante ato dreq--bye


  Gjithsej 977 faqe: « E parë ... « 841 842 843 844 845 846 847 848 849 [850] 851 852 853 854 855 856 857 858 859 » ... E fundit »
Trego 977 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.