| Forumi Horizont | Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 77 78 79 80 81 82 83 84 85 [86] 87 88 89 90 » Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Endrra (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14046)
Pershendes miqte qe duan poezine
Për zërin tënd
U ngrita e…në mes natës ika
Midis livadhesh jeshil-gri.
Nën qiejtë ku harrohet frika
Do t'shkoj tani, atje të rri.
Do zgjedh një vend ku nuk ka hije,
Ku ka veç miq...e ka veç shokë,
Ku hën' e grirë fije fije,
Varet prej qiellit flokë flokë.
Qëmton si pluhur i florinjtë,
Të ndez kadifezën e buzës…
E të ndez sytë, e të ndez gjinjtë…
E me vëngon vargjet e Muzës.
Për zërin tend-kumbim mizor,
Më zjen nje zë në kraharor.
Kush do më bëjë zërin e dytë;
Të heq’ kët’ brengë
………………..që do më mbytë?
| Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 77 78 79 80 81 82 83 84 85 [86] 87 88 89 90 » Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.