Forumi Horizont Gjithsej 125 faqe: « E parë ... « 77 78 79 80 81 82 83 84 85 [86] 87 88 89 90 91 92 93 94 95 » ... E fundit »
Trego 125 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Universi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3404)


Postuar nga Luarasi datë 17 Janar 2006 - 13:38:

Me qe ra fjala per antimaterien, dua te jap nje analogji per te.
Me teknologjine qe e posedojme sote, nuk eshte e mudur te qe anija kozmike ta mbrije shpejtesine e drites (300.000 km/sek), por eshte e mundur qe me pershpejtuesit e CERN-it qe nje grimce e veteme (si nukleusi i atomit te hidrogjenit)te pershpejtohet ne shpejtesi te perafert me ate te drites. Qoftese grimca me shpejtesi te drites e godit nje bllok te materies, do te lirohet temperature mbi 10,000,000,000,000 C. Ne keto rethana ekstreme , energjia e liruar ne perplasje do te transformohet ne materie. Vlen te pyetet se cfare materie prodhohet ne përplasje te tilla. Te paramendojme qe ne nje fabrike te monedhave, metali i nxehte shtypet ne monedha ne forme specifike te, 1 leke, 5 leke, 10 leke dhe ashtu me rradhe. Ne menyre te ngjashme natyra nuk prodhon cfare do materie, por ajo i ka kallepet e veta si ta prodhoje materien duke korensponduar me definimin preciz te sasise te energjise duke pasur dhe disa rekuizite te veçanta. Kallepet jane analogjike ndaj grimcave. Nga me te rendesishmet eshte protoni, neutroni dhe elektroni. Ato kane rekuizite te definuara saktësisht., sic jane masa, ngarkesa elektrike dhe menyra e bashkëveprimit te tyre me grimcat e tjera.
A mund te transformohet energjia ne proton apo elektron te vetem?
Te imagjinojme nje flete metali te nxehte ne fabriken e monedhave (“energji”) Kur monedha shtypet nga fleta e metalit, do kemi nje monedhe dhe nje vrime ne faqen e metalit. Mund ta quajme kete vrime si “antimonedhe”.
Kjo eshte e njgjajshme se cfare ndodh kur energjia transformohet ne materije. Shume eksperimente kane dëshmuar se materia mund te prodhohet ne pale te grimcave dhe pasqyrimet e tyre qe quhen antigrimca. Askush nuk ka pare qe te prodhohen vetem grimca apo vetem anti grimca. Ky shembull tregon dhe nje tipar te vëzhguar me grimcat dhe antigrimcat. Qe ti krijojme, na duhet energji dhe kur i bashkojme (zhdukje, sepse ato zhduken ne shkelqim te energjise), kjo energji lirohet. Eshte sikur ta vesh moedhen prapa ne vrimen e mbetur te faqes te metalit, duke e lene faqen e metalit ne formen e vete origjinale.


  Gjithsej 125 faqe: « E parë ... « 77 78 79 80 81 82 83 84 85 [86] 87 88 89 90 91 92 93 94 95 » ... E fundit »
Trego 125 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.