| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 77 78 79 80 81 82 83 84 85 [86] 87 88 89 90 91 92 93 94 95 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Kur kerkon lirine gjen lloj-lloj gjerash te tjera te cilat nuk i ngjajne aspak, por perseri ne cuditerisht gabohemi dhe humbim diku larg enderres sone te mahnitshme. Kerkojme liri dhe gjejme damare te shpuar. Kerkojme liri dhe gjejme tyte pistolete drejtuar fytyres. Kerkojme liri dhe gjejme parvazin e dritares te katit te peste dhe syte e enjtur nga lotet. Kerkojme liri dhe gjejme shtatezani te padeshiruar. Kerkojme, kerkojme pa pare rreth e rrotull ku po kerkojme. Valle cfare mendoja se do te gjeja ne nje kazan plerash?
Kam frike te shoh mbrapa. Te shoh brenda vetes. Te shoh perqark dhe te pranoj ku jam. Shpirt i alienizuar nga nje fare ndoshta nga Marsi apo ndonje yll qe pritet te zbulohet. Fare e keqe apo toke e paujitur. Zemra po me cahet sot naten dhe zeri brenda meje shfryn dhe cirret me inat kundra cdo fekondimi te ardhshem te races njerzore.
Duke u perpjekur te dal nga tufa me duket se syte mu veshen nga veli i egoizmit dhe cuditerisht po kullos me nje tufe me te madhe ku bariu me le te lodroj pak me shume. Nje tufe qe nuk te con asgjekundi.
Kam lexuar kur kam qene i vogel nje liber qe fliste per nje qytet, "Sdikuish". Vone e kam kuptuar qe edhe ky ishte kundra socializmit por nejse. Ideja e sdikuish-tit me mahniste kaq shume sa me bente te qendroja me ore te tera duke imagjinuar se ku do te ishte. Pa pike kuptimi. Por keto ide te pakuptimta me benin me unik se cfare jam sot, qe ne oren 3:00 jam duke shkruar per te 200 here mbi nje ndjenje trishtimi te rrjedhur.
Kam nje mendim. Si thoni sikur te heqim te drejten, autoreve dhe poeteve qe jetuan gjate 2 luftrave boterore, te quhen "brezi i humbur". Cdo brez qe vjen ne jete keto kohe ka per te qene me i shk....yer se ai me pare. Ne jemi me keq se ata qe kane qene. Gezohuni! Ne jemi me mire se ata qe do te vijne. Cdo dite eshte me e keqe se ajo qe kalon. Eshte logjike. Ky univers eshte i paqendrueshem dhe po shkon drejt shkaterrimit ( dielli, atomet, forcat e bashkeveprimit?? ).
Rrofte gjumi.
ZERAA TE MALLKUAR HESHTNI TE PAKTEN SOOOOOT.
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 77 78 79 80 81 82 83 84 85 [86] 87 88 89 90 91 92 93 94 95 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.