Forumi Horizont Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 77 78 79 80 81 82 83 84 85 [86] 87 88 89 90 91 92 93 94 95 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Cka zemra qe qan!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7131)


Postuar nga Indrit datë 19 Qershor 2006 - 13:44:

Oh, sa keq me vjen per fajin!

1.
Vrare ne shpirt, i deshperuar
Hedh shikimin prapa xhamit
Shikoj fajin jashte, vetmuar
Oh, sa keq me vjen per fajin!

2.
Ne udhekryq ka mbetur faji
Zhytur thelle ne deshperim
Une e shoh dhe qaj pas xhami
Keq me vjen per k'te jetim.

3.
Porte me porte troket fatkeqi
Por askush nuk e fut brenda
Nuk e do as baba dreqi
Se pranon as dhe e jema…

4.
Faj te urrej, por faj nuk ke
Edhe ty dikush te polli
Midis nesh vete ti nuk erdhe
Sigurisht dikush te hodhi.

5.
Ndoshta dhe ti deshperohesh
Pse ke lindur ngaterrestar
Mijera here ne dite mallkohesh
Nga shpirterat qe ke ndare.

6.
S'te mallkoj dhe pse na ndave
S'jam i tille, nuk me ben zemra
Edhe pse ne lot me lave
S'te mallkoj… ti je vete nema.

7.
Po troket ne timen porte
Te shikoj nga ketu brenda
Them nje here te te ftoj kot
Por jo jo , nuk me ben zemra.

8.
Perseri nje lot rreshket
E pershkoi permes xhamin
E shikoj fajin qe cirret
Oh, sa keq me vjen per fajin.


  Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 77 78 79 80 81 82 83 84 85 [86] 87 88 89 90 91 92 93 94 95 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.