Forumi Horizont Gjithsej 169 faqe: « E parë ... « 77 78 79 80 81 82 83 84 85 [86] 87 88 89 90 91 92 93 94 95 » ... E fundit »
Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne shkollen e Dashurise. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9563)


Postuar nga Indrit datë 25 Janar 2006 - 23:14:

Qershiza.

1.
Dy qershi rrinë lart në pemë
Një në majë e një në degë
Ah si janë të kuqe flakë
Janë të pjekura për merak.

2.
Dy qershi të ëmbëla mjaltë
Njëra buzëqesh lart në majë
Tjetra n'degë ma bën me sy
S'di c'të zgjedh se janë dhe dy!

3.
Ah ,i vij pemës përqark
Shpesh mundohem të ngjis lart
Por ajo në majë më thotë
Mëkot lodhesh, s'më kap dot.

4.
Zemra ndizet në maraz
E drejt degës dorën zgjas
Por çe do, dega është lart
Përpjetë hidhem, dot se kap.

5.
Qesh qershiza lart në degë
Faqekuqe porsi shegë
Me një zë të ëmbël thotë:
Je i vogël, s'më kap dot.

6.
Ah c'të bëj si qiri tretem
Me kurriz në trung mbështetem
Mendoj si të ngjitem lart
Një nga dy qershitë të marr.

7.
Si trumbetë zemra prushitur
Më jep forcë, lart për tu ngjitur
Pasi provoj disa herë
Shikoj veten përmbi degë.
8.
E ndjej veten fitimtar
Por s'di ende kë të mar
Janë të dyja si binjake
Flakë të kuqe, rrumbullake.

9.
Thellë nga shpirti një zë flet
Mos e nga atë në degë
Dikush tjetër le ta hajë
E ti ngjitu lart në majë.

10.
Oh sa shumë që lumturohem
Drejt qershizës shpejt drejtohem
Kërkoj majën por më kot
Më qershi aty nuk shoh!

11.
Ah s'të shoh, s'di ku mu fshehe
Nga qershi mu bëre gjethe
Pse u treme nuk të ngisja?
Mizorisht nuk të këpusja.

12.
Mund të fshihesh ku të duash
Por me zemrën s'mund të luash
E gjithë jeta është një rast
Që kalon e s'kthehet pas.

13.
Nuk lë pas, vetëm pendimin
Vetëm lotin e trishtimin
Nuk e kthen rastin sërish
E me gomë fajin ta fshish.

12.
Nëpër gjethe mund të futesh
Por ama nesër do vyshkesh
Do plakesh nga dielli , vapa..
E rininë dot se kthen mbrapa.


13.
Mos u ngut, mendo më shumë
Pse nuk do të vish tek unë?
Po u rrudhe k'tu në majë
Dije ,krimbi do të t'hajë.

14.
Oh c'po them…vallë të mërzita?
Oh të lodha, zbrita, zbrita…
Nëse nuk ndjen dashuri
Hiç mos zbrit në majë rri.

15.
Nuk mjafton pse unë të dua
Të zbresësh, të vish me mua
Ke dhe ti të drejtë të presësh
Të vendosësh e të zgjedhësh.

16.
Ç'më tha zemra ti tregova
Tashmë fjalët i mbarova
Asnjë shkak s'kam më pse pres.
Ndaj nga pema poshtë po zbres.

17.
Sapo me këmbë preka tokën
Një pikë loti më njom dorën
Nga maja ky lot pikon
E të falur më kërkon.

18.
Porsi zanë flet qershiza
Më prit djalë, tani zbrita
Kisha dëshirë të zbres vetë
S'më pëlqen të më rrëmbejnë.


  Gjithsej 169 faqe: « E parë ... « 77 78 79 80 81 82 83 84 85 [86] 87 88 89 90 91 92 93 94 95 » ... E fundit »
Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.