Forumi Horizont | Gjithsej 1007 faqe: « E parë ... « 851 852 853 854 855 856 857 858 859 [860] 861 862 863 864 865 866 867 868 869 » ... E fundit » Trego 1007 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- cili eshte libri i fundit qe keni lexuar.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4171)
F. Kongoli - "Jete ne nje kuti shkrepesesh"
Mire, çka. Ka te miren qe te fut ne jetesen moderne duke u nisur nga koha e Enverit. Po se di pse, a ngaqe i lexoj librat si skenare tani, a ngaqe Kongoli ka ndryshuar, mu duk bosh vende vende. Ose ndoshta mund te jete tentativa per te krijuar nje personazh te çuditshem.
-----------------------------------------
DISA FRAGMENTE:
Sot, duke gjykuar ftohte dhe me realizem, mendoj se lenia e cifteve te ndare ne te njejten strehe per afate kohore pa cak, ishte nje metode e efektshme per te frenuar prishjen e qelizes baze te shoqerise: familjes. Nuk e di numrin e divorceve te asaj kohe. Por, them, numri do te ishte shume me i larte nese shteti do te sillej zemergjere dhe sapo çiftet te ndaheshin, me sherr ose paqesisht, te ngutej t'u gjendej prane, t'i rregullonte palet me strehim, t'u jepte keshtu nje mesazh te gabuar te gjithe atyre, meshkuj e femra qe, per te plotesuar tekat meskine, nuk do te ngurronin ti vinin kazmen shoqerise, duke prishur qelizen e saj: familjen. Pastaj ku ta dije! Nen te njejten strehe, te ndare ne leter, por jo fizikisht, dora-dores, deshirat e vjetra te mishit rizgjoheshin. Dhe ndoshta u mbushej mendja te ktheheshin te njeri-tjetri.
---
Monologu i nje romi ndaj nje te bardhi:
Nuk jam debil, te siguroj. Me mua mund te flasesh si me çdo qenie te aresyeshme. Por ti bere nje gabim: me zhgenjeve me nje pyetje te kote, te ciles i jam pergjigjur gjere e gjate ne hetuesi. Pra, u solle ndaj meje si hetues dhe, ta dish, ne anet tona, kudo qe gjendemi, hetuesit, policet, gjyqtaret, ne pergjithesi te gjithe ata qe perfaqesojne institucionet, ne te gjitha format, ne te gjitha nivelet, te shtetit e te pushtetit, shihen, po te perdor nje shprehj te zbutur, me sy te keq. Nuk dua ta gerric kete plage, po ta gerric, do te vije ere e qelbur. Shume me e qelbur se era qe po te ndjek nga prapa dhe perpiqesh t'i shpetosh. Shqisa juaj nuk e dallon dot eren tuaj te qelbur, eshte mesuar me te. E dallon shqisa jone. Puna eshte se eres sone te qelbur i behet dermani, mjafton nje banje, nje here ne jave, siç lahen, kujtoj, pjesa me e madhe e gaxhojve. Ndersa eres suaj te qelbur veshtire se mund t'i gjendet ndonje derman, lahu edhe dhjete here ne dite. Ajo nuk del. Dhe ka nje emer te palavdishem: racizem. Ju gaxhojte e atdheut tone te dashur me emrin krenar Shqiperi, jeni raciste. Kete, me mire se kushdo tjeter e di une, fakti yt i manipuluar, perfaqesues virtual i nje gabeli mjeran.
---
I rashe bulevardit poshte e perpjete, nga fakulteti i inxhinierise, te stacioni i trenit, por Suelen nuk e pashe. Me pushtoi nje trishtim i paaresyeshem. Dhe nje meri e zeze. Fajtor qe nuk po e ndeshja Suelen ate mbremje ishte turma. Ajo turme e llahtarshme qe mbushte bulevardin cep me cep dhe levizte nen neonet e zbehta e ndare ne dy rryma te kunderta. Meshkujt dhe femrat e njerez rryme, kryqezoheshin me meshkujt dhe femrat e rrymes tjeter. Shiheshin. Benin seks ne largesi me veshtrim. Tek endesha ne kerkim te Sueles, i perfytyroja ata njerez lakuriq. Nje lukuni e pafund meshkujsht lakuriq, me organet seksuale qe u vareshin mes shaleve. Dhe nje lukuni e pafund femrash lakuriq, me organet seksuale te fshehura nen vete, te mbuluara nga shkurrnaja te zeza. Duart e te dyja paleve shkonin tek sekset, i ferkonin, i shtrengonin, i kruanin.
---
Ceshtja shtrohet ndryshe. C'vlere mund te kete per individin te pasurit besim te diçka apo dikush? Asnje vlere. Mjafton te hedhesh nje hap te gabuar dhe gjithshka kthehet kunder teje. Do te etiketohesh, do te quhesh palaço, kriminel. Kur palaçove e krimineleve te vertete nuk u hyn gjemb ne kembe. Kjo me ben te çmendem. Kesaj kategorie njerezish u eshte mbushur mendja se kane ardhur ne kete bote per te sunduar, arroganca e tyre nuk njeh kufi. S'kane njerezillek, keqardhje per dhimbjen e tjetrit. Mjere ai qe le vete zbuluar, qe beson ne ngadhenjimin e te drejtes. Do te gjendet kunder rrymes e kjo rryme, ne rastin me te mire, do ta marre me vete, do t'ia bjerre cilesite, e kam fjalen per ato cilesi qe vetem teorikisht shihen si vlera morale. Ne te kundert, nese kembengul t'u permbahet vlerave morale teorike, rryma e flak, e asgjeson, siç shtyp nen vete verberisht turma e perfshire nga paniku i ekzistences çdo individ fatkeq qe rrezohet nen kembet e saj. Duhet te jete e tmerrshme te gjendesh nen kembet e nje turme te verbuar, te ngjethet mishi vetem ta parafytyrosh.
---
Ne 1997:
Suela me mori ne telefon disa nete me rradhe. Cdo nate midis nesh perseritej e njejta bisede. Ajo me pyeste ç'behej ketej, une i pergjigjesha asgje, perveç faktit qe njerezit vriteshin. Ajo me pyeste perse vriteshin, une i pergjigjesha kot. Nje nate me doli vetvetiu shprehja "se keshtu me pelqen", e reklames se birres "Amstel", qe televizioni shteteror e transmetonte rregullisht.
Gjithsej 1007 faqe: « E parë ... « 851 852 853 854 855 856 857 858 859 [860] 861 862 863 864 865 866 867 868 869 » ... E fundit » Trego 1007 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.