| Forumi Horizont | Gjithsej 135 faqe: « E parë ... « 78 79 80 81 82 83 84 85 86 [87] 88 89 90 91 92 93 94 95 96 » ... E fundit » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kape Castin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6892)
Deshmojne lotet qe te dua!
Pirgje resh te dendura, u mblodhen rredh meje
Kudo ish erresire dhe asnje rreze drite
Lote te gjate litar pikonin prej reje
Nje panorame e erret ne c'do hap me ndiqte.
Qulle ma beri trupin ky shi e ky bresher
Kokrriza te bardha prej se largu vinin
Nuk paten meshire me vrane ne zemer
Ndjenjat mi coptuan,me lagen dhe shpirtin.
Kujtova buzet e tua si trendafil te qeshura
Dy syte ngjyre-mjalti , c'te te them per to…
Mi shkrine sikur boren tere plaget e regjura
Drite ma mbushen zemren dhe rrugen ngado.
Kujtova zerin tend, si ngasherim biblilash
Kur me thosh te dua perplot embelsi
O Zot sa i embel, porsi ere dafinash
Si nje lule bliri, si nje poezi.
Kurre se ke kuptuar sa shume te kam dashur
As tani se ndjen qe tmerresisht te dua
Vec teje ne zemer askend nuk kam pasur
Loteve tu besosh. mos me beso mua.
Kam pasur si qellim dashurine tende
Madje do ta kem qellim pergjithmone
Mos lejo djallezi dyshime, hamendje
Te prishin e vrasin dashurine tone.
Deshmojne lotet qe te dua
Deshmojne strofa edhe shkronja
Deshmojne vargjet edhe fletet
Deshmon pena, deshmon boja.
Me thone: e teprove ne dashurine saj
E ka nje kufi edhe dashuria
Ju them pse e gjykoni nje zemer qe digjet
Nje lot qe pikon, nje bejte plot ndjenja…?
Si valle u qortoka nje i dashuruar!
Kur dihet se ndjenjat nuk njohin kufi?
Merrni shpirtin tim djegur ,perveluar
Shikoni nje here me dy syte e mi.
Mos pandeh qe jam aktor
E kaq bukur luaj, rolin e besuar
S'jam poet as prozator
Por nje zemerdjegur,nje i dashuruar.
Ty te adresohen ankesat e mija
Zemres se blinduar, rrethuar me mur
Ne detin e loteve po lundron anija
Brenda zemres sime te ndezur si furre.
Deshmojne lotet qe te dua
Deshmon deti mbushur plot…
Deshmon boja e mbaruar
Pena qe ngjyhet ne lot.
Kur lotet te jene mbaruar
Ne gjak penen do ta ngjyej
Kur gjaku te jete shteruar
Ne mes penen do ta thyej.
Pasi ta kem thyer penen
Kur ne det te mos kete lot
Kur nga gjoksi ta shkul zemren
Atehere s'te bind me dot.
| Gjithsej 135 faqe: « E parë ... « 78 79 80 81 82 83 84 85 86 [87] 88 89 90 91 92 93 94 95 96 » ... E fundit » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.