Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 78 79 80 81 82 83 84 85 86 [87] 88 89 90 91 92 93 94 95 96 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Isra datë 12 Shtator 2005 - 12:29:

Sot eshte e hene, jave e re, dite e re..
Sot dielli shkelqen si diell pranvere, ca re te rralla sperkasin qiellin me gjurme te bardha, dredha dredha si gjurme rakete...Me pelqen mengjesi kur zgjohem lehte dhe qete nga rrezet e para, por sot kenga e pellumbave ne dritare me coroditi...eh, dhe ata te dritarja ime e gjejne...
Qe ne pike te megjesit me duket cmenduri nje zgjim i tille.. por nuk mjafton...
Qe ne mengjes rruget jane veshur nga nje vello pluhuri e cila te jep furcen e fundit tualetit te bere me nxitim..
Nxitoj per ne ne pune te kap autobusin, stacioni i te cilit eshte mbushur plot me njerez qe mezi presin te hipin duke shtyre njeri-tjetrin...Acarim nervash perseri...cmenduri...Por marrezia vazhdon kur te duhet te durosh djersen e njerezve te cileve perpiqem tu shmangem sa me shume duke evituar prekjen...Dreq o pune them me vete....Qe ne mengjes jane pis, pale ne dreke....
cmenduria vazhdon kur trafiku bllokon autobusin, duhet te presim, peshperin dikush, "o usta hape mo te dalim" bertet nje tjeter.

30 minuta zgjat udhetimi per ne qender te tiranes, kohe e mjaftueshme per te shkuar deri ne Durres...dhe cmenduria perseritet perdite....durimi stervitet gjithashtu, me sa duket pa limit...

Fatkeqesisht cmendurite e qytetit tim spaskan te sosur....valle deri kur???


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 78 79 80 81 82 83 84 85 86 [87] 88 89 90 91 92 93 94 95 96 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.