Forumi Horizont Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 78 79 80 81 82 83 84 85 86 [87] 88 89 90 91 92 93 94 95 96 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)

Postuar nga Pleshtja datë 31 Janar 2008 - 21:23:

U mundova te te mbyll ne sirtarin e kujtimeve 
e zhurmen shurdhuese ne heshtje e ktheva,
Per nje kohe mendova se pa ty mund te jetoj, te dhashe krahe te fluturoje e lire...
Lumturise i thirra ne mungesen tende,
e di ti, qe me perkushtoj nje pjese te sajen,
nje gjysem buzeqeshje, pakez gezim???
E un, si besimtare fanatike i besova kesaj lumturie gjymtyre thyer...
Eh dashuri te rafte PIKA!
Me kot po mundohem te lexoj thenje te poeteve te medhenj...
ndoshta po kerkoj pak ngushellim, apo pak kurajo???
Quditerisht nuk po e gjej, e pse te quditem valle? sikur nuk e di!
Asgje nuk e qeteson dot kete mendje te semure, te infektuar nga helm i dashurise...
Po kush e quajti dashurine, DASHURI? Kush ta vuri kete emer?
Ty o thike dy tehesh, ti qe me shume dhemb se sa lumturon!?
Ti qe mizore je me zemrat, kur ti rremben - shpetim nuk ka!
Kur ne mengjes i hapa syte, mendova se me priste nje dite e qete...
e pse jo, te kisha mbyllur ne sirtarin e kujtimeve, te kisha lene ne te kaluaren... Isha e sigurt nga aty me s'do dilje... Sa shume u zhgenjeva
!

Postuar nga Pleshtja datë 31 Janar 2008 - 21:37:

Ju lutem moderatoreve te kesaj teme te fshihen 2 nga 3 poezite e lart shkruara, nuk e kuptoj perse u botua 3 here!

Ju faleminderit,

Pleshtja!

Postuar nga diabolic datë 01 Shkurt 2008 - 03:00:

Naten puthjen tende e pres endrave te me bej vizite.
Eshte imazhi yt qe mbeshtet koken mbi gjoksin tim duke me peshperitur-Betome qe do me kesh gjithmon xhan.
Pastaj me puth dhe me peshperit serish -Betome qe sdo me zhgenjesh kurre.
Dhe une humb neper perqafimin tend duke perkedhelur betime qe nuk mi thote arsyeja por ndjenja.
Vazhdoj te kthehem femij ne krahet e tu dhe ushqehem me buzeqeshjen tende ,jetoj me prekjen tende ,sheroj plaget nga puthja jote.
Kerkoj te vras pasigurite e tua duke i kther shpinen te mijave pasiguri duke u munduar te jetoj cdo cast me ty deri ne pafundesi.
Une luaj neper gishtat e mi me mallin per ty te cilin nuk e kaperdij dot aspak
per eshte imazhi yt ai qe me ngroh ,eshte ndjenja ajo qe digjet nen flak.
Mbi lekuren time bredh akoma aroma jote ,keshtu qe naten ajo bashke me endren bejn dashuri permbi gjoksin tim duke ndjekur ritmin e zemres qe rreh vec per ty.
Ti se di sa ndjenja e ushqen mallin ,i cili me gerryen shpirtin me deshiren per te te pasur prane meje ne perjetesi,dy trupa nje shpirt.
Nese nuk eshte e mundur ne do ta vrasim te pamunduren dhe si dy zogj migrator do te kthehemi me ne fund ne shtepine tone ,ne zemrat tona.
Dhe atje ti do te mbeshtetesh koken mbi gjoksin tim duke me falur puthje dhe duke me degjuar qe une te peshperis-Te betohem shpirti im ,te betohem...

Postuar nga kurt datë 01 Shkurt 2008 - 15:36:

Citim:
Po citoj ato që tha Pleshtja
U mundova te te mbyll ne sirtarin e kujtimeve 
e zhurmen shurdhuese ne heshtje e ktheva,
Per nje kohe mendova se pa ty mund te jetoj, te dhashe krahe te fluturoje e lire...
Lumturise i thirra ne mungesen tende,
e di ti, qe me perkushtoj nje pjese te sajen,
nje gjysem buzeqeshje, pakez gezim???
E un, si besimtare fanatike i besova kesaj lumturie gjymtyre thyer...
Eh dashuri te rafte PIKA!
Me kot po mundohem te lexoj thenje te poeteve te medhenj...
ndoshta po kerkoj pak ngushellim, apo pak kurajo???
Quditerisht nuk po e gjej, e pse te quditem valle? sikur nuk e di!
Asgje nuk e qeteson dot kete mendje te semure, te infektuar nga helm i dashurise...
Po kush e quajti dashurine, DASHURI? Kush ta vuri kete emer?
Ty o thike dy tehesh, ti qe me shume dhemb se sa lumturon!?
Ti qe mizore je me zemrat, kur ti rremben - shpetim nuk ka!
Kur ne mengjes i hapa syte, mendova se me priste nje dite e qete...
e pse jo, te kisha mbyllur ne sirtarin e kujtimeve, te kisha lene ne te kaluaren... Isha e sigurt nga aty me s'do dilje... Sa shume u zhgenjeva
!

o sa bukur, shume bukur!! kur lexoj kyt me shtyn kurjoziteti dhe rreflektoj ne jeten time!!!me ne nje jelozi te sinqerte mendoj!!?? a thua e kam patur fatin qe nje goce te ndjente kaq shume per mua!!?? edhe sikur ta genjej veten do them, patjeter!!!! i dyshimt e uli koken me nje buzqeshje ironike, se ky eshte karakteri im pesimist!

Postuar nga Pleshtja datë 01 Shkurt 2008 - 19:24:

Kurti, si fillim te falenderoj! Tani te them nje diçka qe un jam e sigurt ose te pakten vete besoj ne te: te gjithe dashurojme, ndoshta dikush nje here, dikush dhe dy e me shume... por dashurine e vertete nje here e takojme ne jete. Por si ta kuptojme qe ajo eshte e verteta, un mendoj keshtu, koha - nese koha nuk e shkaterron dhe ti e gjen dhe e ndjen hap pas hapi, kudo te shkosh, sado kohe te kete kaluar, kur mjafton nje kenge e vjeter, nje fllad i lehte pranvere, ca pika shiu, nje buzeqeshje e nje te panjohuri etj etj...pra kur kjo ndjenje vazhdon te jete e pranishme. Nuk dua te predikoj me gjate jam e bindur qe te gjithe e kemi kete fat....

Mos je pesimist, nuk ja vlen jetoje jeten tende sot!

Me respekt P.

Sot ne kete diten time pa ty po bie bore me tonelata

Postuar nga kotka datë 01 Shkurt 2008 - 19:29:

Sa bukur i shkrojte fjalet e mija Pleshtja ime :p

Postuar nga Pleshtja datë 01 Shkurt 2008 - 19:52:

Sa bukur i shkrojte fjalet e mija Pleshtja ime 

Te ndjej e dashur!

Postuar nga Eria datë 01 Shkurt 2008 - 22:51:

Plasen cokollatat dhe ketej...

Mendo sikur njeriu te mos dinte cjane ndjenjat....ndoshta nuk do shkruante aq bukur sa parafolesit e mije
Ne ditet e mia pa ate...eh ...

Postuar nga kotka datë 01 Shkurt 2008 - 22:54:

Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Plasen cokollatat dhe ketej...

Mendo sikur njeriu te mos dinte cjane ndjenjat....ndoshta nuk do shkruante aq bukur sa parafolesit e mije
Ne ditet e mia pa ate...eh ...

naaa, sa nje tulle cokollatat kendej.......

Postuar nga Pleshtja datë 01 Shkurt 2008 - 23:40:

Nga ata me lajthia brenda biles...mmmmmmmm!

  Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 78 79 80 81 82 83 84 85 86 [87] 88 89 90 91 92 93 94 95 96 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.