| Forumi Horizont | Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 78 79 80 81 82 83 84 85 86 [87] 88 89 90 91 92 93 94 95 96 » ... E fundit » Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)
mendime pa kuptim???
fundja...gabimet i bejme vete por fajin kurre nuk e pranojme vete...natyre e njeriut qe tia hedhe dikujt tjeter...sa do te mundohemi...prap vetem do ngelemi ne fund...eshte vetem ceshtje kohe!por gjeja me e cuditshme eshte qe e dime...
Re: mendime pa kuptim???
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
fundja...gabimet i bejme vete por fajin kurre nuk e pranojme vete...natyre e njeriut qe tia hedhe dikujt tjeter...sa do te mundohemi...prap vetem do ngelemi ne fund...eshte vetem ceshtje kohe!por gjeja me e cuditshme eshte qe e dime...
Edhe une dikur.... Apo nuk duket ? 
Ndonjehere arrij ne perfundimin se krijuesi i vetes time nuk jam vetem une. Po te mungonin disa persona ne rrethin tim nuk do arrija te isha i njejti njeri, nuk do arrija te replikohesha.
E keshtu kuptoj se padroni i qenies time nuk qenkam vetem une. Dhe kjo eshte e hidhur per tu pranuar.
Me shume se mendim i castit eshte shperthim i disa javeve me pare...
Dua tia mbath nga keto momente qe me shtrengojne shpirtin, qe me asfiksojne… Shoh perreth meje .. nuk kam askend. Dua te iki, kam nevoje te iki.. E imagjinoj veten: hap deren, dal duke lene pas gjithcka, e nis te vrapoj, vrapoj pa e kthyer koken pas per te pare sakrificen time te kote, kohen time te humbur.... ata qe e shkelen pa meshire mundin tim... qe shkelen drejt e ne shpirtin tim.... vrapoj, tashme e lire, vrapoj... po per ku? Zgjas deshperimisht krahet por vetem era me pergjigjet, era e ftohte qe me mbeshtjell... Vetem ajo, gjithmone ajo mbeshtjell trupin tim... vrapoj deri ne kufij te forcave te mia...e me pas ndalem, ndalem te marr fryme... kraharori me ngrihet e ulet me shpejtesi.. mendoj nje cast... a ishte kjo gjithcka? A u mundova kot? Nisi te capitem ngadale, te eci drejt strofkulles sime te zakonshme, lirise se mendjes sime, aty do te jem e mbrojtur per pak kohe, e mbrojtur nga gjithkush e gjithcka.. Ndoshta do qaj, do psheretij...Po per sa kohe do zgjase kjo agoni? Sa momente, dite e net do te me rrembeje? Nuk ka asgje atje tej, asnje… sa keq kur ndjen boten te te duartrokase e me pas… heshtje e akullt dhe ujq qe skermiten ne erresiren aleate… e di, po pergatiten te me hidhen ne fyt, te me coptojne… ndoshta keshtu i japin fund dhe vuajtjeve te mia.. Ndoshta jo… Eshte e kote tia mbathesh!!! Gjithmone do te jene ne ndjekje, ne pritje te me gjejne te papergatitur.. e une me koken lart, ngadhenjyese (?) - kete nuk e di- apo ndoshta thjesht e qete vazhdoj te eci buze gremines sime.. ndoshta do te bie si me pare.. a do te jete dikush aty te me kape ne fluturim e siper e te me ngreje lart? Nuk e di... kjo tashme mbetet vetem nje kujtim i larget.. nje kujtim i atyre qe u shnderruan ne ujqer… O kohe e humbur, o zemer e thyer, o shpirt i vrare…do mbijetosh e do vazhdosh udhen tende te qete si ai udhetari qe bredh rruge me rruge i perhumbur ne mendimet e tij.. O Zot, jam si uji i rrembyer i nje perroi qe perplaset brigjeve pa u ndalur nje cast…
ndonjehere jam i mendimit qe mund te bej me shume...por me pas e ndiej veten te pafuqishem...nuk arrij dot ti bind njerezit per ate qe jam...nuk le menyre pa provuar por prape nuk arrij...e kuptoj qe eshte e veshtire,por...thjesht nuk di me cte bej... 
today i want
some rest for my feet and my soul.it's so beautiful out.
i'm lovin' it
Te enderroja, po vec dicka tjeter
Qe as toka, as bari s'e njeh,
Qe nuk di si ta quash me emer
se me fjale dot zemra s'e shpreh.
___Sergej Esenin___
Ku kane humbur valle endrrat e dlira? Magjia qe mbartnim ne sy kur ishim femije. E perse ndjen nostalgji kur lexon vargje te tilla? Si te kishe humbur dicka te rendesishme te cilen s'mund ta marresh mbrapsht persado te mundohesh e perpiqesh?
Nostalgjia avitet ngadal... e njoh... ia di emrin... e mbaj ne shpirt....shtyj ditet ngadale...
La pazienza è la virtù dei forti
e qe javen tjeter jam senior manager i Budget Rent A Car i filialit te qytetit e vaiiiiiiiiiiii 
Pse nuk thua ti qe mund te na hyke ne pune. Se ngelem tu i dhene leket dynjase e tu i lut per makina te hajrit. 
| Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 78 79 80 81 82 83 84 85 86 [87] 88 89 90 91 92 93 94 95 96 » ... E fundit » Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.