Forumi Horizont | Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 79 80 81 82 83 84 85 86 87 [88] 89 90 91 92 93 94 95 96 97 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Diagnoze (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10468)
nje anemi e vecante
ok,nese per rastin e mesiperm nuk ka me per te shtuar po kaloj tek nje rast tjeter klinik me te kompletuar se ai me para:
nje burre 86 vjecar shtrohet ne nje spital per te kuptuar shkakun e anemise qe kishte. gjate analizes objektive shfaqet pak a shqetesuar, gjithsesi e orientuar. nga ana hemodinamike nuk paraqiste ndryshime te rendesishme. eshte i zbehte dhe me ekimoza te zgjeruara ne trup dhe ne gjymtyret e siperme. ai kishte nje krah te majte te zmadhuar dhe qe i jepte dhimbje (foto e paraqitur). pervec ketyre asgje tjeter per te sinjalizuar.
analizat tregojne nje perqendrim hemoglobine (Hb) 59 g/l , volumi qelizor (MCV) 101 fl, trombocitet (PLT) 319.000/mikroliterl dhe qelizat e bardha (WBC) 9100/mikroliter. nuk kishte shenja hemolize por mund te konfirmohej nje anemi makrocitike. perqendrimet e vitamines B-12 dhe folatit ishte normale,ashtu edhe analizat e funksionalitetit te tiroides dhe melcise.testi i pmiksjes tregonte qe koha e protrombines (PT)ishte normale kurse koha e tromboplastines parciale te aktivizuar (aPTT) ishte shume e zgjatur, 108.7s (vlerat normale shkojne rreth 35-45 s).
hipoteza te mundshme?
ideja eshte qe te shihen te gjitha mundesite dhe tu jepet nje shpjegim elementeve perberese te rastit klinik sepse fundja sherben edhe si forme perseritje per cdonjerin
(p.s: nderkohe do mundohem te gjej kartelen e nje pacienti me fibrozicistike qe kishte nje humbje 13 kg brenda nje viti...)
Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 79 80 81 82 83 84 85 86 87 [88] 89 90 91 92 93 94 95 96 97 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.