Forumi Horizont Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 79 80 81 82 83 84 85 86 87 [88] 89 90 91 92 93 94 95 96 97 »
Trego 97 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Pse të deshta aq shum? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17861)


Postuar nga epanjohura datë 16 Qershor 2015 - 15:22:

Më duaj me shpirt....

Dua të jem më shumë se dëshirë,
Pasion në netët e gjata me ty,
jo vetëm ëndërrime për buzët e nxehta
Dua të flasim,...të shikohemi në sy... .

Nuk dua vetëm një prekje me pasion,
as përmbushje me ëndërra për pasurit,
Trupi imagjinatën nuk kërkon
Dua të duhemi....pa limit....

Dua të qëndrojë në ditët tuaja,
nëpërmjet teje të shoh botën me ngjyrë,
dua të fle në ëndrrat e tua,
të zgjohem me faqen tënde mbi fytyrë.

Dua të jem pafundësisht e dashur,
për të parë thellësin time,
dua të zbulojë gjithë pasuritë e mia
që në një moment mos t'duken mashtrime...

Dua të jem më shumë se dëshirë,
sepse dëshira bëhet dhe kalon,
Dua të jem edhe diçka më mirë
Urimet të më vijnë pas e jeta të vazhdon.

Mos shiko në mua si në një aspiratë
në netët tona pa mbarim..,
nuk dua me mua të bësh kontratë
Kurse çdo gjë tjetër,t'merr Ajo në vendin tim'

Nuk fillova dashurin për të kandiduar,
Kam nevojë të më duash më shumë,
sepse...kur unë të dua,t'i fali të gjitha ............
DUA:
Unë të bëhem TI,e TI të bëhesh Unë...


  Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 79 80 81 82 83 84 85 86 87 [88] 89 90 91 92 93 94 95 96 97 »
Trego 97 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.