Forumi Horizont | Gjithsej 111 faqe: « E parë ... « 79 80 81 82 83 84 85 86 87 [88] 89 90 91 92 93 94 95 96 97 » ... E fundit » Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- kanceri dhe tumori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6472)
3 shkallet e parandalimit
Cod. C07022007
ok,po i bej nje hyrje tematikes se faktoreve te rrezikut.qe te kuptojme me mire se cfare jemi duke thene me duhet te fus ne loje nje koncept qe pak a shume e permendi edhe buka-mamace: parandalimi!
kur flasim per parandalim duhet te kemi parasysh 3 shkalle te tij: kemi parandalim primar,dytesor dhe terciar.
ne parandalimin primar kemi si objektiv gjetjen e faktoreve te rrezikut,karakterizimin e tyre (shkalla e rrezikut te tyre,dozat qe mund te jene te rrezikshme,etj) dhe tentativat qe duhen bere per ti modifikuar me aq sa kemi mundesi.me pak fjale ne kete pike nuk kemi te semure,ne mundohemi qe personi qe eshte i shendetshem te qendroje i tille,duke krijuar nje ambient sa me te shendetshem rretj tij...kuptohet qe kjo gje arrihet deri ne nje fare pike dhe jo gjithmone eshte e mundur qe te behet parandalimi ne kete pike!
ne parandalimin dytesor kemi si objektiv gjetjen e semundjes ne nje moment qe ajo nuk ka arritur nje grade te avancuar dhe ne kete menyre te ndryshojme rrjedhjen e semundjes (aty ku eshte e mundur).pra ne kete pike,personi ne fjale ka takuar semundjen por nuk ka shfaqur akoma fazen simptomatike.dhe ne me ane te screening-ut,qe perfshin te gjitha analizat qe ne bejme per te arritur ne nje diagnoze sa me te hershme qe mund te ndryshoje te gjithe rrjedhojen e semundjes...ketu futen ato analiza qe permenda si mamografia,pap-testi,dozimi i PSA (prostate specific antigen) per kancerin e prostates ose edhe e atyre personave qe,pasi dime qe kane nje rrezik te madh per te zhvilluar nje semundje,duhet te ndiqen me analiza te vazhdueshme ne kohe,pa shfaqur akoma semundje...psh,fakti qe nje prind ka pasur nje kancer (tipi i kancerit te stomakut) eshte nje faktor rreziku edhe per pasardhesit dhe ne nje fare moshe edhe personi ne fjale duhet te kontrollohet me gastroskopi qe te shmange nje gje te tille. ose ose kur dihet qe personi ne fjale ka polipe ne zorren e trashe,atehere duhet te kontrollohet ne vazhdueshmeri,ne kohe te caktuar qe kjo gje te mos eci perpara dhe te behet kancer (perfshi ketu edhe mundesine e nje terapie te ndryshme si pshe ajo kirurgjikale),etj etj...por kjo gje nuk eshte qe ndalet vetem per kanceret por edhe per shume situata te tjera!
ne parandalimin terciar objektivi eshte kurimi i pacientit dhe rintegrimi i tij ne jeten shoqerore.me pak fjale ketu kurojme pacientin dhe tentojme ta riintegrojme ne shoqerine qe kishte por gjithmone duke mos harruar qe personi ne fjale ka pasur nje semundje...pra i behet edhe ajo qe quhet follow-up...nje ndjekje ne kohe qe te kotrollohet qe personi te mos rishfaqe nje rishfaqje (recidive) te semundjes...tek kjo futen teste te ajo e kalcitonines psh pas nje kurimi te nje karcinome midolare te tiroides,qe nese rritet dmth qe kemi nje rishfaqje te semundjes dhe duhen marre masa te tjera etj etj...
pra sic shihet gjerat shkojne shume me gjere se sa vetem gjetja e faktoreve te rrezikut...gjithsesi,mund te provojme ti japim nje shpjegim shume me te gjere 3 pikave qe shpjeguam me siper...marrim piken e pare dhe tentojme te zgjerojme termin e parandalimit primar...tani dalim tek faktoret e rrezikut dhe mundesia e modifikimit te tyre...gje qe do conte ne nje modifikim edhe te rrezikshmerise se shfaqjes se nje kanceri te mundshem ne organe te caktuara...
Gjithsej 111 faqe: « E parë ... « 79 80 81 82 83 84 85 86 87 [88] 89 90 91 92 93 94 95 96 97 » ... E fundit » Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.