Forumi Horizont Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 79 80 81 82 83 84 85 86 87 [88] 89 90 91 92 93 94 95 96 97 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga doli datë 01 Shkurt 2008 - 23:51:

pershendetje te gjithve


Postuar nga Pleshtja datë 02 Shkurt 2008 - 00:49:

Pershendetje Doli, sa do doja qe un edhe ti te krijonim nje poezi, nje rresht ta shkruaja un e nje ta shkruaje ti!

Vetem nje ide kjo sepse nga te gjitha krijimet me duket sikur te gjithe jemi brenda nje vorbulle...

P.


Postuar nga doli datë 02 Shkurt 2008 - 00:52:

Citim:
Po citoj ato që tha Pleshtja
Pershendetje Doli, sa do doja qe un edhe ti te krijonim nje poezi, nje rresht ta shkruaja un e nje ta shkruaje ti!

Vetem nje ide kjo sepse nga te gjitha krijimet me duket sikur te gjithe jemi brenda nje vorbulle...

P.



me gjith qef pleshte
do ishte dicka e vecante


Postuar nga Pleshtja datë 02 Shkurt 2008 - 00:57:

Tani nuk kam mundesi (jam ne pune) por do te kontaktoj ne privat dhe do jete vertete bukur nje poezi e shkruar me 4 duar!

Te pershendes! 


Postuar nga doli datë 02 Shkurt 2008 - 01:01:

ok me kontakto ne privat
do jete nje gje vertet unike
pune te mbare dhe kalofsh sa me bukur


Postuar nga doli datë 02 Shkurt 2008 - 05:29:

Nje nate per ty...

Prap i vetem ne kte nate te qete ,ku zhurma e gishtave te mi mbi tastjer krijon nje melodi melankolike.
Tymi i cigareve te mia mbyt si pa dashur c'do grimce oksigjeni ne kte dhome te heshtur.
Me duket se ngadale po vdes,ditet e mia pa ty qenkan kaq te gjata
sa dhe pritja me braktisi.
Dua te bertas, te uleras, te cirrem, por me kote.
Ky terr tashme me ka paralizuar, jam i droguar nga nje droge qe meshire nuk ka, i helmuar nga embelsia e syve te tu, rraskapitur nga mungesa jote,
dhe i denuar nga krimi qe nga e kaluara me ben vizit.
Kujtesa me flet ne tingujt e ktyre tasteve, imazhin tend formon si me qellim ky tym i helmatisur,
Me mungon shume............
Me degjon vogelushja ime?
Apo dhe fjalet nuk duan te dalin?!!
Hey me shiko,jam une........
Ndoshta kjo nate po tallet me mua!!!!!!
Buzeqeshjen ironike te nje iluzioni shikoj pertej ksaj mendjes time fajtore
Jam fajtor e pranoj.
Zhgenjeva te verteten duke u rendur mbas nje endrre genjeshtare.
Ndjeva lotet e tu tek binin mbi gjoksin tim ate nate.
Po po ate nate me kujtohet..........
Isha une,ishe ti dhe mijera lote qe pikonin nga syte e tu........
Do te doja te kerkoja falje!
po falja nuk ka vend ne kte abis ku vete e krijova.
Une jam i marre, kam qen gjithmon
ti je e marre, sepse dashuron nje te marre si puna ime
jemi njesoj vogelushja ime..........
Ja dhe nje cigare e ndez ngadal,dua ta shijoj kte helem derisa mushkrit te me japin frymen e fundit.
Historia jone do ndryshoj ne ate ditar qe ti me lote e ke shkruar
mengjese pranverore do te celin ne c'do faqe
arome trendafilash do te kete c'do germ e shkruajtur nga ty
datat do jene puthje pa fund qe per ty po i ruaj
Te lutem duro.
bej durim ........
Do te kthehem se shpejti
se ky shpirt mekatar pret te pakezohet nga malli i loteve te tu
Kujtome c'do sekond , c'do minut, c'do ore
dhe nese pritja do te jete e gjate ,ateher do te kepus nje cop shpirt qe ne zemren tende te jetoj dhe ti kurre mos te ndihesh vetem.


Postuar nga Zani datë 04 Shkurt 2008 - 18:18:

Jam zgjuar sot me nje milon dhimbje ne shpirt,u bene shume dite qe zerin nuk ta degjoj! ...e ditet jane te pa kalueshme ne mungesin e atij zeri ! ishte zë qe me ngrinte ne kembe,dhe dites sime i jepte bardhesi dhe frymezim ne cdo levizje ....cka ndodhi sot!!? - Per here te pare mbas kaq ditesh te mia pa Ty ...te pashe ne enderr nga malli i madh qe po kaloja ...pak dite me pare kam pas mendim se nuk mund te shof ne  enderr ...sepse tere kohen kur jam i zgjuar Ti je ne mendje dhe ne mua ,per kete nuk me vije ne enderr kurre!...jo qe ste kam kujtuar... cdo dite je Ti qe mirresh me mendimin per Ty!...por nga qe u bene dite pa zerin tend ...erdhe ne enderr dhe me the - Me thirr ne mbremje kur terri te bije...! - nje mall qe djeg u shua edhe pse enderr ! ...nga ai qast me gjume nuk pata ..! me ka humbe rruga dhe menyra e mengjimit te kohes pa prezencen tende o njeri Yll i kesaj bote.Nuk dije te mengjoje me mallin,dhimbjen dhe hidherimin qe me perfshin pa Ty! Qenka shume e rende ndjenja ndaj dikujt qe nuk mund te i shprehesh deri ne fund per mos ta lenduar plagen e saj te vjeter !...sepse plaga mbi plage paska dhimbje ...dhe dhimbja ne dhimbje nuk ngjajka! ...keshtu me duhet te degjoj vetem une brendesine  e zemres sime me dashurine dhe mallin per TY...pa patur mundesine qe Ti ,te kesh dijeni per gjithe zhurimin e mallit tim per Ty ....!!Sa shpesh vdes e ngjallem kur mendoi per Ty!. Me mall te puthe fort...!ZOTI TE SHTROFTE RRUGEN ME KURORE LAVDIE ...PAQ SHENDET E LUMTURI GJATE JETES!  

04-02.'08 


Postuar nga Pleshtja datë 04 Shkurt 2008 - 20:35:

Zani, te jam prane mik i dashur! Malli qe te ka pushtuar tani nje dite do te kthehet ne nje lumturi shume te madhe - ki besim!

Respekte.


Postuar nga Zani datë 05 Shkurt 2008 - 01:16:

Citim:
Po citoj ato që tha Pleshtja
Zani, te jam prane mik i dashur! Malli qe te ka pushtuar tani nje dite do te kthehet ne nje lumturi shume te madhe - ki besim!

Respekte.



Faleminderit Mike e dashur !
Nje mik eshte dikush qe njeh melodine e zemres tende...dhe e kendon ate melodi kur T'i ta harrosh ....dhe Ti me perkushtimin miqesor ndaj meje je shume e veqante ...Te falenderoj shume mike e dashur!

respekte dhe Ty!


Postuar nga kotka datë 05 Shkurt 2008 - 23:21:

momenti pa ty

Sa here te largova dhe sa here te harrova, por perseri te afrova.

Te shtyva, te rrezova, te vrara, te lendova, por perseri te ndihmova.

Te perqesha me sarkazem ne te hidhuren lojen time, por shpejt u pendova.

Te kerkova, te lotova, te lutesha te vije perseri, por ti nuk e bere me ate gabim.

 

Ku te vije i dashuri im, atje ku nuk ka as fillim e as mbarim?

Ku te vije i dashuri im, atje ku foleja kishte zene rrenje mire?

Ku te vije i dashuri im, atje ku vend nuk ka per tre?

Apo te vije thjesht e t'i beje sehir nje isoje te vjeter dashurie?

 

Por ja qe kaq shume dua te flas me ty sonte, eshte momenti...

Dhe koken time embel ne gjoksin tend ta mbeshtes,

Pikat e lotit tend mbi floket e mij te rreshqasin,

Dhimbjen tende dua ta lexoj dhe me pas ti te qetesohesh..


  Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 79 80 81 82 83 84 85 86 87 [88] 89 90 91 92 93 94 95 96 97 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.