Forumi Horizont | Gjithsej 967 faqe: « E parë ... « 880 881 882 883 884 885 886 887 888 [889] 890 891 892 893 894 895 896 897 898 » ... E fundit » Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)
Filmat qe s'duan mendje i njoh, bile noiher i vej kastile per te me zene gjumi a per sfond. Ka plot filma qe s'duan mendje qe kane art brenda, pune regjizoriale, etj. Nje psh qe pashe kohet e fundit eshte Duplex. Film me Ben Stiller, buke me djathe, po kishte punuar regjizori te jepte nje prodhim ne rangun e vet. Ky i Stallones nuk ka asnje lloj arti brenda, as histori per shtyrje kohe. Edhe ne sfond ta vesh ate filmin lart te kap syri vetem shemti dhe budalliqe amerikanesh.
Nejse
Filma te tjere qe pashe ditet e fundit:
Ice Age 4 dhe Madagascar 3.
Si gjithmone te bukur keto filma, por Madagascar le me shume mbresa. Ndoshta sepse Ice Age flet vazhdimisht per ambjente surreale, ndersa Madagascar merret me ambjente reale, Monte Carlo, New York, Rome. Plus qe Madagascar behet me emocionant, kurse Ice Age nuk le kohe te emocionohesh se i zgjidh konfliktet shume shpejt. Me e keqja se Ice Age i meshon gjithe kohes faktit qe babai duhet te ndaloje vajzen te takohet me meshkuj te tjere, duhet te jete xheloz, mos ta lere te dale nga shpia, etj. Dhe kjo shitet si gje normale qe ben nje baba i mire. Pak a shume propagande tipike amerikane qe nuk kupton kur proteksioni prinderor kalon ne prapambetje maskiliste. Menyra si trajtohet ky aspekt ne film i heq shume pike (e vetmja gje qe perseritet vazhdimisht, sikur te ishte pika me e rendesishme qe duhet te fusi shikuesi ne tru).
Gjithsej 967 faqe: « E parë ... « 880 881 882 883 884 885 886 887 888 [889] 890 891 892 893 894 895 896 897 898 » ... E fundit » Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.