Forumi Horizont Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 80 81 82 83 84 85 86 87 88 [89] 90 91 92 93 94 95 96 97 »
Trego 97 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Pse të deshta aq shum? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17861)


Postuar nga epanjohura datë 17 Qershor 2015 - 00:50:

Nata më e errët se dhimbja...

Në një natë
më të errët se dhimbja,

Vështirë të harrohet....
një prekje në gjysmë të rrugës mbetur,
Në ajrin e zanur peng,
vall'na zuri të papjekur?

Në shpirt stuhi,përmbytje
një zemër të mbetur ngrirë
Të gjithë ëmbëlsin shëndrrove
në helm të hidhur,pa mëshirë...

Në atë natë,
më të errët se dhimbja,

Ku dashuria në gjysmë ka mbetur,
sepse ty nuk të kisha atje,
Mbeta as gjallë as vdekur.
kalimtarët i pyetja-Ku je??,

Një mendim ikën nga tjetri,
nuk lejon qiellit yjet t'i shpërndaj,
Për të qetësuar shpirtin e rënë në gjumë,
ulem dhe shkrihem në vajë...

Në atë natë,
më të errët se trishtimi...

Kur vuajtjet janë sa një jetë e gjatë,
ato kalojnë mbi heshtjen tonë,
Në një natë të dhimbshme,ngelëm pa fat
distanca fajtore....tani është shumë vonë.......


  Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 80 81 82 83 84 85 86 87 88 [89] 90 91 92 93 94 95 96 97 »
Trego 97 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.