Forumi Horizont | Gjithsej 169 faqe: « E parë ... « 80 81 82 83 84 85 86 87 88 [89] 90 91 92 93 94 95 96 97 98 » ... E fundit » Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne shkollen e Dashurise. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9563)
Thana.
Me kujtohet shpesh nje thane
Bojatisur nga pranvera
Me thosh eja e me merr
Mos lejo t'me kepuse era.
Mos lejo tufanin plak
Si gje gjethe te me flake
He afrohu mos rri larg
Mos me mbush ende me plage.
Nxito pra, te lutem eja
Mes me ler keshtu ne lot
Lakuriq eshte zhveshur dega
Me nuk kam ku fshihem dot.
Ah dhe krahet mu dobesuan
Pervec teje, kujt ti qahem?
Me leshuan, me leshuan…
Oh ne toke po perplasem.
Shpejt afrohu e mos ik
A se sheh ne toke po bie
Hapi duart dhe me prit
Boll mu fshehe porsi hije.
Djale me prit, krahe me mbani…
Ne meshire me keni lene
Oh po rashe me merr tufani
Ky plakush me dhembe te rene.
Degjoja kur ndihme kerkonte
Psheretija thelle nen vete…
Flladi i eres zemren ftohte
Me beri te lehte si gjethe.
Nuk e di, me zuri frika!
Guximi ne balte me la
Ah nga syte kembet ika
Porsa pashe qe thana ra.
Pse se prita valle ne duar?
Pse e lashe ta rrembeje era?
E di thane, me ke mallkuar
Qe sot kridhem neper vjersha.
Gjithsej 169 faqe: « E parë ... « 80 81 82 83 84 85 86 87 88 [89] 90 91 92 93 94 95 96 97 98 » ... E fundit » Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.