Forumi Horizont Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 80 81 82 83 84 85 86 87 88 [89] 90 91 92 93 94 95 96 97 98 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga THe_AnSwEr datë 05 Shkurt 2008 - 23:54:

poezi e bukur :p


Postuar nga Pleshtja datë 06 Shkurt 2008 - 01:09:

Re: momenti pa ty

 

Por ja qe kaq shume dua te flas me ty sonte, eshte momenti...

Dhe koken time embel ne gjoksin tend ta mbeshtes,

Pikat e lotit tend mbi floket e mij te rreshqasin,

Dhimbjen tende dua ta lexoj dhe me pas ti te qetesohesh.. 

 

Kotka ime me rrenqethe,te kam nisur nje puthje engjelli im po ta sjell!


Postuar nga Zani datë 06 Shkurt 2008 - 12:36:

 
momenti pa ty
Sa here te largova dhe sa here te harrova....
por perseri te afrova...!

Te shtyva, te rrezova, te vrara, te lendova....
por perseri te ndihmova....!

Te perqesha me sarkazem ne te hidhuren lojen time,
por shpejt u pendova.....!

Te kerkova, te lotova, te lutesha te vije perseri,..
por ti nuk e bere me ate gabim....!



 

Kotka Mike!
Sa shume me pelqeu poezia jote...shume !
Me mungon shkrimi Yt ne kete teme ....sepse brenda shkrimeve tuja thuhet dhe shkruhet shumecka ...me emocionoi  poezia jote!.

respekte nga une !
 


Postuar nga kurt datë 06 Shkurt 2008 - 17:48:

kotka, shume bukur. te gjitheve na prek kjo. amocionale.

a ju kujtohet ajo pjesa ne filmin analyze this?! kur robert deniro behet emocional dhe fillon te lotoje!? dhe i thote psikologut billy kristo" if you put a pair of tits on me i'am a woman" tani une nuk  po qaj po te premtoj kotka se as nuk po qeshi. i prekur thelle dhe emocional !?!? nje kenaqesi shpitrore per faktin qe existojne shpirtra te bukur si ky i joti dhe si te gjithe antareve te tjere qe ndjejne kaq shume, dhe me shprehjet e tyre ma bejne naten si kjo te kaloje kaq shpejt !?!? te jesh e sigurt.


Postuar nga kotka datë 06 Shkurt 2008 - 19:16:

Korcari, zani, pleshtja dhe kurti shume faleminderit qe me ndiqni.

As une nuk e di si e shkrojta kete poezi, por ja qe njeriu eshte ndonjehere kaq i ngarkuar emocionalisht sa qe nuk di se c'shkruan, vetem nje gje e di te sigurte, qe ne momentin kur hodha keto vargje ndjeva nje mungese te madhe, te cilen e plotesova me keto dy rreshta....


Postuar nga Pleshtja datë 06 Shkurt 2008 - 23:00:

Sa mall kam sot per ty...
Te kerkova atje ku gjithmone te gjeja, por sot nuk ishe!
Shfletoj ne te kaluaren, e atje jane syte e tu, me te shkelqyer se vete drita,
shoh buzet e tua, me te embla se vete mjalta...
Oh sa po me dridhet zemra, sa po me renkon shpirti!
Sa mall kam sot per ty...
Ashtu si shiu qe bie jashte  dritares time, i perzier me deboren,
ashtu kjo mendja ime, e turbulluar mes ndjenjes e llogjikes.
Ndjej se po mbytem ne lot, kerkoj qe patjeter diku te kapem,
Perse nuk je, ose, perse Je?... Nuk e kuptoj?
Ti me nuk je, por copez e zemres me je bere, grimce shpirti qe merr fryme,
perbindesh qe po shkaterron universin tim...
Jam betuar fjale te tilla me mos te t'them, sepse sa me shume po te ndjek, aq me shume nga un po vrapon...
Hapu toke, sa here te thashe te hapesh? Hapu e merrem,
nuk dua te jetoj, as e gjallë e as e vdekur,
sepse sot kam shume mall e po Vuaj, e mallin tim nuk di si ta shuaj...!


Postuar nga THe_AnSwEr datë 07 Shkurt 2008 - 00:42:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Korcari, zani, pleshtja dhe kurti shume faleminderit qe me ndiqni.

As une nuk e di si e shkrojta kete poezi, por ja qe njeriu eshte ndonjehere kaq i ngarkuar emocionalisht sa qe nuk di se c'shkruan, vetem nje gje e di te sigurte, qe ne momentin kur hodha keto vargje ndjeva nje mungese te madhe, te cilen e plotesova me keto dy rreshta....



ishte vertet e bukur. Te lumte, e na bej ndonje tjeter :p


Postuar nga kotka datë 07 Shkurt 2008 - 01:06:

Re: Nje nate per ty...

Citim:
Po citoj ato që tha doli
Prap i vetem ne kte nate te qete ,ku zhurma e gishtave te mi mbi tastjer krijon nje melodi melankolike.
Tymi i cigareve te mia mbyt si pa dashur c'do grimce oksigjeni ne kte dhome te heshtur.
Me duket se ngadale po vdes,ditet e mia pa ty qenkan kaq te gjata
sa dhe pritja me braktisi.
Dua te bertas, te uleras, te cirrem, por me kote.
Ky terr tashme me ka paralizuar, jam i droguar nga nje droge qe meshire nuk ka, i helmuar nga embelsia e syve te tu, rraskapitur nga mungesa jote,
dhe i denuar nga krimi qe nga e kaluara me ben vizit.
Kujtesa me flet ne tingujt e ktyre tasteve, imazhin tend formon si me qellim ky tym i helmatisur,
Me mungon shume............
Me degjon vogelushja ime?
Apo dhe fjalet nuk duan te dalin?!!
Hey me shiko,jam une........
Ndoshta kjo nate po tallet me mua!!!!!!
Buzeqeshjen ironike te nje iluzioni shikoj pertej ksaj mendjes time fajtore
Jam fajtor e pranoj.
Zhgenjeva te verteten duke u rendur mbas nje endrre genjeshtare.
Ndjeva lotet e tu tek binin mbi gjoksin tim ate nate.
Po po ate nate me kujtohet..........
Isha une,ishe ti dhe mijera lote qe pikonin nga syte e tu........
Do te doja te kerkoja falje!
po falja nuk ka vend ne kte abis ku vete e krijova.
Une jam i marre, kam qen gjithmon
ti je e marre, sepse dashuron nje te marre si puna ime
jemi njesoj vogelushja ime..........
Ja dhe nje cigare e ndez ngadal,dua ta shijoj kte helem derisa mushkrit te me japin frymen e fundit.
Historia jone do ndryshoj ne ate ditar qe ti me lote e ke shkruar
mengjese pranverore do te celin ne c'do faqe
arome trendafilash do te kete c'do germ e shkruajtur nga ty
datat do jene puthje pa fund qe per ty po i ruaj
Te lutem duro.
bej durim ........
Do te kthehem se shpejti
se ky shpirt mekatar pret te pakezohet nga malli i loteve te tu
Kujtome c'do sekond , c'do minut, c'do ore
dhe nese pritja do te jete e gjate ,ateher do te kepus nje cop shpirt qe ne zemren tende te jetoj dhe ti kurre mos te ndihesh vetem.



doli urime, mezi po pres kombinimin tuaj me pleshten :p


Postuar nga doli datë 07 Shkurt 2008 - 02:26:

Citim:
Po citoj ato që tha Pleshtja
Sa mall kam sot per ty...
Te kerkova atje ku gjithmone te gjeja, por sot nuk ishe!
Shfletoj ne te kaluaren, e atje jane syte e tu, me te shkelqyer se vete drita,
shoh buzet e tua, me te embla se vete mjalta...
Oh sa po me dridhet zemra, sa po me renkon shpirti!
Sa mall kam sot per ty...
Ashtu si shiu qe bie jashte  dritares time, i perzier me deboren,
ashtu kjo mendja ime, e turbulluar mes ndjenjes e llogjikes.
Ndjej se po mbytem ne lot, kerkoj qe patjeter diku te kapem,
Perse nuk je, ose, perse Je?... Nuk e kuptoj?
Ti me nuk je, por copez e zemres me je bere, grimce shpirti qe merr fryme,
perbindesh qe po shkaterron universin tim...
Jam betuar fjale te tilla me mos te t'them, sepse sa me shume po te ndjek, aq me shume nga un po vrapon...
Hapu toke, sa here te thashe te hapesh? Hapu e merrem,
nuk dua te jetoj, as e gjallë e as e vdekur,
sepse sot kam shume mall e po Vuaj, e mallin tim nuk di si ta shuaj...!



gjithmone e pa arritshme


Postuar nga doli datë 07 Shkurt 2008 - 02:28:

Re: Re: Nje nate per ty...

Citim:
Po citoj ato që tha kotka


doli urime, mezi po pres kombinimin tuaj me pleshten :p




flm
se shpejti do e lexosh
shpresojm ti pelqej te gjitheve


  Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 80 81 82 83 84 85 86 87 88 [89] 90 91 92 93 94 95 96 97 98 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.