Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 » Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- mikrobiologjia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10881)
ne kerkim te vrasesit (7)
per shembull,fakti qe virusi i spanjolles ishte i afte te prodhonte ne menyre te shpejte nje dem te gjere ne indet e rruges se frymemarrjes,tregon qe replikimi i tij duhet te ishte shume i shpejte ne sasi dhe se shpejtesi a tij ne perhapje duhet te ishte shume i shpejte.dime qe proteina virale NS1 mund te nderhyje ne prodhimin e interferonit te tipit 1 (INF-1),qe eshte nje sistem alarmi qe qeliza perdor per te filluar pergjigjen imunitare kundra nje infeksioni.kur u provuan viruset e prodhuar me qelizat e njeriut, ne nje ambient in vitro,u gjet qe gjeni NS1 i vitit 1918 ishte ne fakt me i afte te bllokonte sustemin e prodhimit te INF-1 te organizmit te infektuar.
deri tani jane prodhuar viruse rikombinante qe permbanin deri ne 5 gjene nga virusi i vitit 1918.fakti me kurioz ishte qe viruset rikombinante qe permbanin te dy gjenet HA(hemoaglutinina) dhe NA (neuraminidazi) te vitit 1918 ishin vdekjeprurese tek minjte; provokonin deme ne mushkeri te ngjashme me ato qe ishin pare tek viktimat e pandemise.kur u analizuan keto inde te mushkerive u gjeten gjurme te aktivizimit te gjeneve qe merrnin pjese ne pergjigjen normale infiamatore.por u gjeten edhe aktivizime me shume se normalisht te gjeneve qe ishin te lidhur me pjesen mbrojtese te sistemit imunitar,linfocitet T dhe makrofaget,si dhe te gjeneve qe ishin te lidhur me demet indore,deme oksidimi dhe apoptoze.
Yoshihiro Kawaoka, i universiteti te Wisconsin ne Madison beri publike eksperimente te ngjashme te bera me minj me gjene te gripit te spanjolles,dhe kishte mberritur ne rezultate te ngjashme.por kur kishet analizuar ne menyre te pavarur gjenet HA dhe NA,kawaoka kishte zbuluar qe vetem gjeni HA i vitit 1918 mund te formonte nje pergjigje imunitare te fuqishme; kjo tregonte qe per arsye te paditura,kjo proteine do te kishte pasur nje rol te rendesishem ne virulencen(fuqija infektive) e atij virusi.
keto eksperimente jane duke hapur nje dritare te re ne te kaluaren dhe jane duke ndihmuar shkencetaret qe te kuptojne edhe me mire karakteristikat e cuditshme te pandemise se spanjolles.ne te njejten menyre keto metoda perdoren edhe per te studjuar ndryshimet e H5N1 ne azi dhe te kuptohet se cilat mund te shkatojne nje pandemi tek njeriu nga ky virus jashtzakonisht vdekjeprures.pyetje tjeter e rendesishme eshte se si mundet nje virus kaq i fuqishem te shfaqet ne ndonje vend;duke analizuar gjenet e virusit te vitit 1918 u mundua te gjehej origjina e virusit.nga cili vend kishte dale ky virus?....vazhdon
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 » Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.