Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- At Nikolla Marku: Greqia te terheqe eshtrat e ushtareve pushtues. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12147)
Fytyra e vertete e mashtrimit grek
Ekspertët mjeko-ligjorë zbuluan trupa 25-vjeçarësh që janë vrarë me pulmb në kokë
Eshtrat, zbulohet enigma e 69 kutive
Rezultatet paraprake tregojnë se eshtrat u përkasin edhe banorëve të zonës edhe ushtarëve grekë
Entela Bani
Përmet- Ekspertët mjeko-ligjorë që po merren me çështjen e eshtrave që ndodhen në Kishën e Kutalit, kanë arritur në konkluzionin se mes tyre ka edhe ushtarë grekë edhe banorë të zonës së Kosinës. Burime të rezervuara nga prokuroria thanë se ekspertët kanë zbuluar trupa, që u përkasin personave afërsisht 25-vjeçarë, të cilët kanë vdekur pasi janë qëlluar me plumba në kokë, ndërkohë që ka eshtra të tjera, që u përkasin grave dhe fëmijëve. Ekspertët mjeko-ligjorë, të dërguar nga Tirana, Sokrat Meksi dhe Fatos Harito, do të punojnë edhe gjatë ditës së sotme për të përfunduar ekspertimin e 69 kutive me eshtra, që ishin vendosur në Kishën e Kutalit. Përfundimet do t´iu vihen në dispozicion institucioneve shtetërore, që kanë hapur hetim, në lidhje me zhvarrimet e ndodhura në fshatin Kosinë. Përfaqësuesit e prokurorisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë arritur dje të hyjnë në Kishën e Kutalit, ku ndodhen 69 kuti me eshtra të nxjerrë nga varreza e fshatit Kosinë. Hyrja në Kishën e Kosinës është bërë mesditën e djeshme dhe së bashku me ekspertët, kanë hyrë edhe përfaqësues të prokurorisë, policisë dhe kryeplaku i fshatit. Pas mbërritjes së dy ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore dy ditë më parë në qytetin e Përmetit, përkatësisht profesor Sokrat Meksi, drejtor i këtij institucioni dhe professor Fatos Harito, u tha se ndërhyrja do të ndodhte herët në mëngjes, por në fakt nuk ka ndodhur kështu. Rreth orës 12.15 minuta, prifti Thomollari ka shkuar me një automjet në afërsi të Kishës, por prania e gazetarëve aty ka bërë që të kthehej mbrapsht shumë shpejt. Rreth orës 14:00 një banore e fshatit Kutal e shoqëruar edhe nga një vajzë kanë hyrë në territorin e Kishës dhe mendohet se kanë qenë pikërisht ato që e kanë vendosur çelësin e kishës në sirtarin e fshehur të mbajtëses së qirinjve, prej nga është marrë nga përfaqësuesit e prokurorisë. Të parët që kanë mbërritur në fshatin Kutal rreth orës 15.00, kanë qenë prokurorja e Përmetit, Silvana Pani, oficeri i policisë gjyqësore, Agron Nakollari dhe një tjetër punonjëse e Prokurorisë, të shoqëruar nga shefi i komisariatit, Petrit Halo. Çerek ore më pas, përfaqësuesit e prokurorisë kanë hyrë në territorin e kishës dhe oficeri i policisë gjyqësore, Agron Nakollari, ka marrë çelësat e Kishës, që ndodheshin në një sirtar dytësor në vendin e mbajtjes së qirinjve dhe ka hapur derën e Kishës. Prokurorja, Silavana Pani, i ka kërkuar shefit të komisariatit, Petrit Halo, praninë e një polici në Kishë, për të evituar praninë e medias. Më pas, ka mbërritur në kishë prokurori i ardhur posaçërisht nga Prokuroria e Përgjithshme për hetimin e çështjes së zhvarrimeve, Hysen Keta, ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, Sokrat Meksi e Fatos Harito si dhe krypelaku i fshatit Kutal.
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.