Forumi Horizont Gjithsej 41 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gramatikë, filologji dhe etimologji (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=399)
-- A mund te me perktheni fjalen e huaj ........? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13397)


Postuar nga Jarigas datë 08 Maj 2007 - 03:32:

E verteta del ne shesh vetem nepermjet ballafaqimit.

Une te them te drejten, mendoj se kuptimi i fjales "manipolare" ne shqip eshte "fus ne dore" apo "fus ne grusht" apo "bej per vete". Quhet manipolim (manipolazione) ne italisht apo ne nivel nderkombetar, veprimi apo sjellja e nje individi apo nje grupi individesh(jo medoemos me qellim te keq) nepermjet se ciles i ndryshohet mendja apo mendesia nje tjeter individi apo grupi individesh(ta fusesh ne dore dike).Qe nje gje e tille te ndodhe eshte e nevojshme qe te paret te jene me te zhvilluar menderisht se sa te dytet.Ose te kene njohuri me te gjera.Edhe ajo çka ndodh ne kete forum,per shembull, eshte njefare manipulimi karshi atyre qe dine me pak se sa te tjeret.Kuptimi tjeter eshte ai i nderhyrjes apo perpunimit nepermjet duarve,zakonisht ne krijimin e gjerave fizike(krijimi apo prishja e diçkaje).Pra nuk ka kuptim negativ vete fjala,gje qe varet nga çka prodhon ajo.Do te thoja,nese edhe ju jeni te bje mendjeje(dakord) qe fjala me e pershtatshme per te permledhur te gjitha keto kuptime eshte:perpunim.

Per sa i perket fjales "gestione", e cila vjen nga folja"gestire" qe do te thote veprimtari drejtuese dhe organizuese, mendoj se pa dyshim fjala shqip qe permledh me mire kuptimin eshte :qeverisje.


  Gjithsej 41 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.