Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Cfare mendoni 15 britaniket e kapur ne ujra nderkombtare: (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13427)


Postuar nga Fajtori datë 04 Prill 2007 - 02:24:

Po ti hyjme diskutimit keshtu nuk mbarojme kurre. Sigurisht qe do rpeferoja te jetojan e Angli dhe jo ne Iran. Megjithate nuk jam dakort me mendimin se Irani duhet te jete afer vendeve perendimore, sepse jane perendimoret qe duhet te gjenden afer Iranit, pra te respektojne popujt e lindjes se mesme. Kjo gje nuk po ndodh aspak, pas i eshte evidente se Iraku u shkaterrua moralisht dhe fizikisht me pretekste "miqesore".

Vijme tek bomba atomike.
Asnje shtet nuk krijon bomba per qellime miqesore, bombat duhen vetem per lufte. Pasi pranojme kete duhet thene se nuk ka asnje ligj boteror qe te konsideroje bombat e Amerikes dhe Frances te mira, ndersa bobmat e Iranit te keqija. Dhe nuk ka asnje aresye te dukshme pse nje vend tjeter nuk duhet te kete bombat atomike. Ju kujtoj se nje gjeneral amerikan deklaroi se gjate luftes ne irak mund te perdoret dhe atomikja nese Sadami perdor armet kimike. Pra, mos mbyllni syte me duar. Tjeter gje jane interesat dhe pelqimet tona dhe tjeter pune e drejta e Iranit per te patur bomba dhe shtetin e vet. Keto te drejta ju hoqen Irakut me pretendime te dobeta. Tani po i vijne rrotull dhe Iranit.
Atehere pse Irani nuk duhet te kete bomba dhe India, Pakistani dhe Kina mund te kene? Nuk e kuptoni se kjo eshte vetem nje taktike per te ruajtur hegjemonine amerikane ne Azi? Duhet kujtuar gjithmone ajo qe tha Putin: Bota ka me shume luftra dhe te vrare, sepse ka humbur ekulibri i luftes se ftohte dhe ShBA po luan me shume se c'duhet. Dhe qe ShBA luan kjo nuk do shume mend po te shikosh historine: sot ndihmon dike, neser e lufton. Sadamin e ngriti me duart e veta dhe e vrau. Bin Laden u financua koke e kembe dhe tani eshte gjoja me i kerkuari ne bote. Pra, ketu mungon koherenca dhe behen lojra tipike perendimore ne kurrizin e shteteve te lindjes. Une shpresoj mos arrije puna tek lufta e madhe, por nga ana tjeter perendimi duhet te terheqe endrrat e veta per kontrollimin e botes. Demokracia nuk eksportohet me lufte, por me kulture.


  Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.