Forumi Horizont Gjithsej 430 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- ç'eshte dashuria?!! Ja si e konceptoj une! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=178)


Postuar nga Ami- datë 16 Janar 2003 - 02:07:

Mendimtari të njoha dhe më bëhet qejfi që të shoh te japesh mendime te thella.

Nga diskutimet e mesiperme vura re se ishit perqendruar me teper ne shijet meshkujve dhe ne sjelljet e tyre. Vajzat ishin lene menjane pa llogaritur nevojat dhe shijet e tyre. Nuk jam dakort me asnjerin nga ju qe himnizon dashurine dhe ul shkesine. Per mua njohja mund te jete e cfaredoshme. Nuk besoj te quhet shkesi kur nje shoqe te prezanton nje shoqen e saj me qellimin qe tu afroje me te. Pra cdo njohje ka pak shkuesi ne vetvehte kjo nuk eshte e keqe perkunderazi u jep mundesi dy te rinjve qe te njihen me etapa dhe te studjojne njeri-tjetrin. Njohja eshte e domosdoshme ne periudhen e pare te dashurise pasi nga kjo njohje ti kupton nese ai person te intereson me te vertete nese idete tuaja perputhen, nese personi qe kini perballe eshte vertete ai qe ju deshironi te keni prane, apo ku ju mund te mbeshteteni. Eksperienca shqiptare ne keto drejtime eshte shume negative pasi shume femra jane bere pre e prostitucionit te shtyra nga dashuria. Dikush u ka rrembyer mendjen me fjalet e bukura dhe me premtime dhe nje dite e kane pare vehten ne trotuaret e Italiase, Greqise apo te ndonje vendi tjeter. Edhe me thene te verteten me vjen çudi se si nje njeri shpirtkazem si personat qe merren me kete pune mund te beje pas vehtes nje femer. Zakonisht persona te tille nuk kane kurrfare intelekti apo aftesie per te biseduar me nje femer apo per te qene romantike etj etj.
le te vijme tek dashurite e shkollave te mesme qe Fajtori na himnizon. Per mua brezi i ri qe po rritet nuk ka shume pretendime morale. Fajtori e quan mentalitet te hapur ate qe une do ta quaja degjenerim. Ndjenjat nuk i falen kujtdo. Brezi i ri perpiqet te jetoje momentin pa menduar aspak nga pasojat qe mund tu sjelli ky moment. Harrojne se cdo njeri duhet te jetoje moshen e tij dhe se ne jete ka kohe qe te perjetosh te gjitha eksperiencat. Qe te zesh te dashur qe ne shkolle te mesme apo me heret do te thote qe do te lesh shkollen, qe do heqesh dore nga mesimet dhe ti japesh vehtes shume me teper liri. keto ndikojne indirekt ne formimin e personit ne personalitetin ne intelektin dhe ne te ardhmen. Ndaj cdo gje ka moshen e vet nuk duhet kot te perjetojme qe 16 vjec ate qe duhet ta perjetojme 30. Hapat ne jete hidhen ngadale dhe duke menduar mire pasi mund te lene shenje tere jeten.


  Gjithsej 430 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.