Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 »
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndërkombëtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Si do perfundoje Greqia? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18793)


Postuar nga Fajtori datë 07 Korrik 2015 - 07:48:

S'po ma kap truri shume kete qe po ndodh me Greqine. Kujt i intereson cfare thane greket, kur tjetri jep borxh dikton dhe kushtet. Greket ne 5 vjet nuk paten asnje permiresim ekonomik. Para ca javesh degjova se ministri gjerman u ankua se greket marrin pension sa gjermanet dhe dalin 5 vjet me heret se gjermanet. Kjo eshte qesharake.

Thelle thelle kjo nuk eshte pune qeverish, por perplasje mes popujve. Populli grek kujton se Evropa ia ka borxh qe ti mbaje me leke me cdo kusht. Kurse popullit gjerman nuk i durohet qe te heqin buken e tyre e t'ia japin grekeve, qe jo vetem nuk thane njehere falimnderit, por pretendojne ndihma te tjera. Merkel si gjermane e mire qe eshte po degjon ate qe kerkon populli qe e ka zgjedhur. Dhe greket mos derdellisin shume per demokraci se me shume demokraci dhe liri sec ka gjermani nuk ka asnje popull mesdhetar.

Une kam besim se Merkel eshte e gatshme ti heqi komardaren Greqise e ta lere ne mutin e vet, madje do perfaqsonte ate qe do populli gjerman. Por jane keta socalistet italiane, spanjolle, e franceze, qe nuk kane sensin e limitit. Jane bote te ndryshme, mesdhetaret jane mesuar mos kene asnje limit, te kerkojne ndihme gjithe jeten, kurse gjermanet e masin cdo lek qe bejne dhe cdo fryme qe nxjerrin. Nje gje eshte te ndihmosh nje shok ne nevoje, tjeter gje eshte te rikatoje shoku cdo dite se duhet ti japesh leke ndryshe te hedh ne ere shtepine.

Megjithate eshte e admirueshme kultura greke ne kete periudhe. Diskutojne si njerez e japin mendimet e tyre. Shqiptaret mezi u bene njerez te cojne qirinj per ceket e vrare, dhe te nesermen krisi kallashi prape ne Lezhe.


  Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 »
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.